Dienstag, 14. Juni 2011

Shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin e dhjetë shkollor

Beqir Cikaqi: Shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin e dhjetë shkollor E Hene, 13-06-2011, 08:03pm (GMT+1)

Beqir Cikaqi: Shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin e dhjetë shkollor
E Hene, 13-06-2011, 08:03pm (GMT+1)



Shkolla shqipe e Bassanos e përfundoi vitin e dhjetë shkollor

Nga Beqir Cikaqi

Të shtunën me 11 qershor  2011,në Cartigliano(lokalitet i Bassanos) shkolla shqipe e Bassanos që vepron në gjirin e Shoqatës “Bashkimi Kombëtar”,e përfundoi vitin shkollor 2010/11, me një ceremoni modeste.  Ishte ky viti e dhjetë shkollor i shkollës shqipe të Bassanos. Merit të veqannt për përfundimin e këtjë viti shkollor  ka z. Ragip Thaqi, i cili vullnetarisht e ushtroi detyrën e mësuesit gjat këtij viti shkollor, por nuk duhet harruar edhe kontributi i prindërve që i sollen  fëmijët e tyre gjat këtijë viti shkollor. Gjithashtu merita ka edhe kryesia e shoqates “Bashkimi Kombëtar”, etj.
Në ditën e fundit të vitit shkollor, përveq nxënësve, mësuesit të tyre,  prezent ishin edhe prinderit e nxënësve, drejtues të Shoqatës, dhe ish mësues të kësaj shkolle. Ndersa si musafir  e nderit, ishte poetja me origjin nga Medvegja, zonja Miradie Zymberi-Avdullahi  me familjen e e vet, që kishte bërë disa kilometra rrugë vetëm që të marrë pjesë në këtë përfundim të vitit shkollor të kësaj shkolle shqipe, e vetmja në Privincen e Viçencës kwtu nw Itali
Krahas përfundimit të vitit shkollor, si zakonisht edhe gjat viteve të tjera, u kujtuan edhe dy datat e rwndësishme për historin e popullit shqiptar, 10 qershori(i vitit 1878) dita e Lidhjes së Prizrenit, dhe 12 qershori(i vitit 1999) dita e  Çlirimit te Kosovës nga forcat  pushtuese serbe.
Mësuesi, Ragip Thaqi, e hapi dhe e drejtoi kwtë ceremoni, duke i pwrshwndetur të pranishmit, dhe që në fillim nxënësja Adelina Halimi, vijuese  e shkollës shqipe interpretoi himnin kombëtar sipas notave muzikore. Mandej të pranishmit i përshëndeti, kryetari i shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, z. Avdi Beqiri. Poetes. Miradie Zymberi-Avdullahi, si musafie e nderit iu dha fjala menjëherë pas kryetarit të Shoqates. Zonja Miradie Avdullahu, u ndie mjaftë e lumtur që ishte në këtë përfundim twvitit shkollor të kësaj shkolle shqipe, e cila ndër të tjera potencoi:”…ka kohë që kam ndëgjuar e lexuar për aktivitetin e Shoqatës”Bashkimi Kombëtar” dhe dhe aktivitetin shkolles shqipe, prandaj mezi e kam pritur që të jem në mesin e Tuaj, të nderuar bashkëatdhetar , motra e vëllëzër. Ju, duhet të mburreni për këtë  aktivitet kombëtar, madje edhe unë jam mburrur për  këtë aktivitet tuajin, e duhet mburret çdo kush që e ndien veten se ka gjak shqiptari. Ju dëshirojë të vazhdoni edhe në të ardhmen, për çka do të mundohem edhe unë me dhënë  kontributin  tim të mundshëm…”
Për  datat e Lidhjes së Prizrenit  dhe  Ditën e Çlirimit të Kosovës, mësuesi i shkollës z. Ragip Thaqi, e kishte parashikuar që fjalen të ia jap  kolegut, ish mësuesit disavjeqar të kësaj shkollle( autori i këtijë shkrimi) B.C. i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, u shpreh se ndihemi emocionuar sidomos kur gjendem para nxënësve, ndaj të cilëve isha i detyruar të ndahem përkohësisht, për shkak të shuarjes së vendit të punës( në firmen italiane para disa muajve). Megjithat i përgëzojë nxënësit, kolegun, prindërit e nxënesvë, dhe të gjithë ata që kan kontribuar qw shkolla shqipe e Bassanos të mos e ndërpres aktivitetin e vet patriotik e kombëtar... Lidhja shqiptare e Prizrenit  e cila,  një ditë më parë kishte 133 vjetorin e mbajtjes, është një aktivitet shumë i rëndësishëm kombëtar,  kishte  një program më gjithëkombëtar se çdo aktivitet tjetër, prandaj kur do që të ndodh bashkimi kombëtar(ajo ditë tashmë nuk do të jetë e largët), duhet që Prizreni të jetë  kryeqytet  i Shqiptarisë... Në historin më të re kombëtare është edhe  12 Qershori i vitit 1999, Dita e Çlirimit të Kosovës, ku forcat ushtarake policore serbe  u larguan pwrfundimisht nga Kosova, pjesë e aneksuar pa drejtësisht nga trungu shqiptar për afro një shekulli. Për atë ditw, konributi është i të gjithve, por i dëshmorëve që lan gjakun e tyre, i  invalidët që dhan pjesët e trupit të tye, për luftëtrët e lirise që shpesh në vend të jastekut kam përdor cungun apo gurin, në vend te dyshekut kan grumbulluar gjethet e dushku, në vend te ushqimit kan shfrytzuar  frytet e bimëve të egra, ata jan më meritorët, e duhet të jenë më krenarët,etj. prandaj nuk guxohet të anashkalohen kursesi,...”
Më pas, nxënësit e shkollës shqipe u paraqiten me poezi  që kishin pregaditur, për gjihen, për dëshmorët, etj. të cilat i kishte përzgjedhur mësuesi Ragip Thaqi. Me poezi u paraqiten:A rbenit Mehmeti, Brikena Berani,Erblin Berisha, Rinor  e Rinesa Thaqi, Donika Boja, etj.etj. Ndërsa, ish nxënësja  Edona Thaqi, edhe kësaj radhe nuk mungoi në intërpretime, edhe pse ka vite që ka përfunduar (për arsye moshe) shkollën shqipe të MP.
Për nxënësit vijues, si çdo vit(më parë) është menduar të iu ndahen CERTIFIKATA, si dëshmi që ishin vijues.  Se shqiptarët  kan virtutin e  respektit për musafirin, ku do që janë.  në atdhe apo në diaspor, u vërtetua  me gjestin e drejtuesve të shkollës shqipe e shoqatws, duke e nderuar musfiren, poeten  nga Medvegja, zonjen  Miradie Zymberi-Avdullahi, që t’i ndajë Certifikatat nxënësve vijues, të  nënshkruar nga mesuesi, kryetari i shoqatës dhe vulosur gjithashtu me vulw tw Shoqatës “Bashkimi Kombëtar”. Jo vetëm kaq, musafres së nderit  iu dhuruan  nga kryetari z. Avdi Beqiri, edhe nga një kopje e të dy librave, autori i të cilave është (tashmë ish)  mësues i shkollës shqipe dhe aktvist shumw vjeqar i shoqatës”Bashkimi Kombwtar”.
Në mbyllje mësuesi i shkollës, z.Ragip Thaqi   duke i falemenderuar edhe një herë të gjithë të pranishmit, iu kujtojë se manifestimi i ardhshëm do të jetë në vitin e ardhshëm shkollor, ku do te festohet dhjetevjetori i shkollës shqipe, për çka është pregaditur edhe libri monografik(Shkolla shqipe e Bassanos), ku shpresohet të gjenden sponzor për finalizimin  këtijë libri. Në fund në një koktej rasti të  prgaditur nga prindërit e nxënësve,  u zhvillua një bisedë e përbashkët e lirë, duke shkëmbyer ide e mendime të ndryshme rreth masovizimit të shkollës shqipe të mësimit plotësues.. Gjatë gjithkësaj ceremonie  prindi dhe bashkeatdhetari nga Shkupi, z. Fatmir Halimi vazhdimisht bënte fotografime.
11 qershor 2011, Cartigliano-Bassano(VI)

Samstag, 11. Juni 2011

LSHAKSH-JA MBAJTI MANIFESTIMIN LETRAR PËR MËRGATËN ”AZEM SHKRELI” NE ENNEPETAL-GJERMANI

LSHAKSH-JA  MBAJTI MANIFESTIMIN LETRAR PËR MËRGATËN ”AZEM SHKRELI”  NE ENNEPETAL-GJERMANI


Pal Sokoli: LSHAKSH-ja mbajti manifestimin letrar për mërgatën ‘’Azem Shkreli’’ në Ennepetal - Gjermani
E Premte, 10-06-2011, 08:05pm (GMT+1)


LSHAKSH-JA  MBAJTI MANIFESTIMIN LETRAR PËR MËRGATËN ”AZEM SHKRELI”  NE ENNEPETAL-GJERMANI

            Ja edhe fjala na la përgjithmonë, po arratisët fjala
            Në mbesim pa fjalë paj s’ka shëmtim që s’na ka hije./Azem Shkreli

Nga Pal Sokoli

Në sallën e mbushur plotë me dashamirë të fjalës së shkruar dhe dashamir personal të shkrimtarit të mirënjohur Azem Shkreli, shkrimtarë e krijues të gjitha lëmenjve të artit nga të gjitha anët e Gjermanisë dhe nga disa vende të Europës dhe SHBA-ve ishin ardhur për të marrë pjesë në manifestimin letrarë tanimë tradicional qe e organizon për se dyti herë Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani...
Errësohet salla, mbetët vetëm portreti i Azem Shkrelit si sfond sikur dëshironte të përshëndetët me të gjithë të pranishmit qe ishin mbledhur për të. Nga një cep i skenës dëgjohej një melodi fyelli me motive Rugove dhe nga ana tjetër kumbojnë disa vargje nga “Karnavali i bardhë” herë të recituara e herë të kënduara nga artistët e Lidhjes së shkrimtarëve shqiptar; Dan Gashi (me fyell) dhe Agim Gashi (interpretim). Prezantuesja Blerta Kelmendi e shpalli të hapur këtë manifestim  përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i dha fjalën kryetarit të LSHAKSH-në Gjermani z. Martin Çunit i cili përveç qe përshëndeti të gjithë të pranishmit në emër të Lidhjes, shprehu edhe një dozë të pakënaqësisë rreth organizimit të shqiptarëve në mërgatën tonë.” Ne po përpiqemi qe ta mbajmë gjallë kulturën dhe traditën tonë shqiptare këtu në zemër të Europës dhe kemi çka të prezantojmë, këtë e kemi dëshmuar qe nga antika e deri me tani, edhe me pak më shumë organizim do ta prezantonim atë edhe me mirë” tha në mes tjerash z. Martin Çuni. LSHAKSH- në Gjermani ka kontribuar shumë për ngritjen e vetëdijes kulturore në mërgatën shqiptare në Gjermani, po asaj edhe duhet ti ndihmohet edhe me mjete qe të prezantohet edhe me më dinjitet. Ne po mbijetojmë falë angazhimit të pakompromis të një elite te saj udhëheqëse” tha z. Çuni. Pastaj z. Çuni përshëndeti familjen Shkreli, “Ishte familja Shkreli qe na bashkoj sot, ishte Azem Shkreli qe na bashkoj sot”, dhe përsërit një fjali të cilën e thoshte edhe Azem Shkreli sa ishte gjallë;”Kur do të ju mbushet mendja shqiptarëve të bashkohen”, përfundoj z. Martin Çuni. Pastaj fjalën e mori z. Shaban Cakolli qe ishte referuesi kryesor i këtij takimi,i cili foli në përgjithësi për veprimtarin letrare dhe biografinë e Azem Shkrelit.” Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë, e zgjeroi spektrin tematik,e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, dhe ndaj fjalës”. Pasi foli edhe për biografinë dhe bibliografinë e Azem Shkrelit, Shaban Cakolli ndër të tjera tha” Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialist.
Kështu Azem Shkreli shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektiv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj”. Shaban Cakolli recitoi edhe disa vargje nga veprimtaria poetike e Azem Shkrelit, të cilat i krahasoi më kohën kur i kishte shkruar dhe se si kishin ruajtur aktualitetin deri në ditët tona. ”Poezia e tij është e pavdekshme dhe se Azem Shkreli është vet poezia”,përfundoi z. Cakolli. Me një këngë të përgatitur enkas për këtë takim, këngëtari i ynë gjithashtu në mërgatë, tenori ose bilbili ynë, Shkodran Tolaj  e hapi vargun e këngëve të programuara për këtë takim. Kënga quhej”Këngë me miq”nga vepra  “Zogj dhe Gur” e Azem Shkrelit, muzika nga Ilir Shaqiri dhe me  orkestrimin e vet Shkodran Tolajt. Pastaj nxënësit e shkollës shqipe,Herolinda Gashi,Bedri Demelezi si edhe Fatbardha dhe Valdrin Salihu të drejtuar nga mësuesi Sami  Thaqi, recituan një recital qe nga veprat e Azem Shkrelit e kishte përgatitur Pal Sokoli(Unë). Pjesë të zgjedhura nga parathënia e shkruar nga profesor Anton Berisha në veprën”Rrënjë të Gurta” lexova unë. Driton Gashi është një këngëtar tjetër qe është gjithmonë aty ku  është edhe LSHAKSH-ja këndoi këngë nga albumi i tij i posa dalë në  dritë. Pjesën artistike të këtij manifestimi “poezi për Azem Shkrelin” e hapi Lorika Shkreli, (e mbesa e Azem Shkrelit dhe autore)  me një poezi në gjuhën gjermane “Unvermärkt”. Pastaj një poezi gjithashtu në gjuhën gjermane”Landschaft von Rugova” na e recitoj edhe nipi i Azem Shrelit,Gent Shkreli. Rapsodi dhe poeti ynë Agim Gashi recitoi dy poezi përkushtuese për Azem Shkrelin,”In memoriam për Azem Shkrelin” te shkruar vet dhe poemën”Shkrel qe Shkrel qebesa” të poetit Mentor Thaqi. Me poezinë “Krenari e trisht” e cila ishte e kushtuar fisit Shkreli dhe e frymëzuar nga një takim me një shkrelian nga sanxhaku, lexoi z. Martin Çuni. Pastaj z. Dibran Demaku përshëndeti familjen Shkreli dhe recitoi poezi kushtuar poetit të madh Azem Shkreli. Pastaj grupi i valleve të shkollës shqipe të Wupertalit dhe të përgatitur nga mësuesi Sami Thaqi, luajtën “Vallen e Festivalit” dhe “Valle Dasme”, Poeti Hasan Qyqalla përshëndeti të pranishmit dhe recitoi poezinë “Psalme për Kosovën”  dhe “Monolog poetesh”qe ishin të lidhura me emrin e A.Shkrelit. Shaban Cakolli, pasi foli për Shkrelin si ambasador i kulturës shqipe ne Gjermani ai recitoi  poezinë,“Ndarje qe dhemb” e shkruar pikërisht atëherë kur kishte dëgjuar lajmin e dhimbshëm për A. Shkrelin. Rapsodi Agim Gashi këndoi një elegji për Azemin,të përcjellë  me Sharki. Jeton Kelmendi i cili se bashku me përfaqësuesin diplomatik të ambasadës së Kosovës në Bruksel, z. Gani Azemi, të ardhur nga  Belgjika posaçërisht për këtë takim përkushtues, përshëndeti familjen Shkreli, nuk nguroj qe të lëvdoi edhe Lidhjen e Shkrimtarëve, artistëve, krijuesve shqiptarë në Gjermani, për aktivitetet e lakmueshme artistike. Jetoni lexoi një poezi për Nënën Terezë ku përmendët edhe Azem Shkreli edhe të tjerë. Z. Gani Azemi evokoi kujtime për A. Shkrelin dhe bëri apel të krijuesit qe të bëjnë përkthimin e veprave të Azem Shkrelit në gjuhët e ndryshme të Europës se ka vlera të çmueshme. Poeti Faruk Tasholi, Azem Shkrelin e quajti aristokrat të fjalës së shkruar, atë e krahasoi me Lazgush Poradecin. Azem Shkreli me dukët sikur ende është i gjallë, kjo është një nderë për të dhe për artin shqiptare, pastaj lexoi dy miniatura”Ndarja e ndarjeve” dhe “Homazh në Butrint”. Pal Sokoli(unë)lexova letrat përshëndetëse të shkrimtarëve apo edhe të dashamirëve të tjerë qe në pamundësi të marrin pjesë në këtë manifestim letrar, sidomos nga Ministri i emigracionit, Ibrahim Makolli, pastaj, Rrok Berisha, Pal Ndrecaj ,Namik Selmani, Sabit Rrustemaj, Sabit Gecaj, Lindita Prengaj, Alma Papamihali, përfaqësuesit e radios”Zëri i Arbërit”, Qerim Shkreli etj, pastaj lexova edhe poezinë me titull “Zoti foli shqip” kushtuar Azem Shkrelit. Poezinë” Plagët e dhembjes shëroi me vargje” kushtuar  Azem Shkreli lexoi edhe poetja Angjelinë Bardhaj (Enxhi)”. Poetja  Sabahate Byci lexoi dy poezi nga libri i saj i sapobotuar. Poeti Ali R.Berisha përshëndeti familjen Shkreli dhe lexoi disa aforizma nga veprat e tij. Ali R. Berisha evokoi edhe disa kujtime nga jeta e përbashkët me A. Shkrelin, edhe si poet, edhe si ndërmjetësues i paqes në mes shqiptarëve. Pas përfundimit të pjesës artistike të këtij manifestimi, kaluam të shpallja e fituesve të konkursit letrar”Azem Shkreli”.Z Hasan Qyqalla njëri nga anëtarët e komisionit shpalli fituesit e konkursit. Hasani pasi foli për konkurrencën e fortë të këtij konkursi, ku kishte konkurrues nga shumë shtete të botës shpalli fituesit.
1. Vendin e parë, poetja Rita Saliu me përmbledhjen “Engjëjt nuk jetojnë në tokë” , poezi
2. Vendi i dytë; poeti Jeton Kelmendi më përmbledhjen poetike”Rrugëtimi i mendimeve”
3. Dy vende të treta i ndanë shkrimtari Pal Ndrecaj për romanin “Lista e zezë” dhe Shaban Cakolli me përmbledhjen  poetike“Agshol”.
Z.Hasan Qyqalla komunikoj edhe arsyetimet të shkurtra rreth veprave të shpërblyera. Çmimet e fituesve të Konkursit letrar për mërgatën”Azem Shkreli” i ndau i biri i Azem Shkreli,Valon Shkreli. Të gjithë fituesit u falënderuan dhe shprehen mirënjohje për familjen Shkreli, si edhe për poetin e madh Azem Shkreli, qe na la një trashëgimi të pasur kulturore.
LSHAKSH-në Gjermani ndau edhe dy mirënjohje për dy poetëve të saj; z. Avni Bellaina dhe znj. Sabahate Byci te cilat ja u ndau kryetari z. Martin Çuni. Në pauzën një ore, te gjithë të pranishmit kishin mundësi të ushqehen me ushqime bufe të përgatitura nga LSHAKSH-në Gjermani, për të filluar me pjesën e dytë të aktivitetit të Lidhjes sonë qe manifestohej me promovimin e katër veprave letrare. Promovuan librat e tyre z. Mentor Thaqi, Hasan Qyqalla, Dibran Demaku dhe Sabahate Byci, për të cilët do të japim një shkrim të veçantë.
Manifestimi letrarë “Azem Shkreli” është një ngjarje shumë më rendësi për mërgatën shqiptare sidomos këtu në Gjermani, është i rëndësisë se veçantë  sepse i bënë  një nderë shkrimtarit tonë të madh Azem Shkrelit, për ta përkujtuar jetën dhe veprën e tij letrare edhe pse ajo në veti është e pavdekshme dhe e pa harruar. Ajo është e rëndësisë së veçantë edhe për shkakun se po stimulon krijuesit në mërgatë për të shkruar vepra të reja, për tu bashkuar e përkujtuar atë. Është  edhe një satisfaksion shpirtërorë edhe  për familjen Shkreli e cila qe dy vite këtë manifestim dhe konkurs letrar ja ka besuar LSHAKSH-n Gjermani. Familja Shkreli edhe e ka sponsorizuar këtë takim për qëllimet qe i ceka më lartë. A kishte më kënaqësi të madhe se kur në këtë manifestim takoje shkrimtar dhe krijues nga të gjitha anët e Gjermanisë, nga shumë shtete të Europës, po edhe nga SHBA-të, nga edhe kishim dy fitues të këtij Konkursi(Rita Saliun dhe Pal Ndrecajn). Nga Belgjika kishim talentin e letrave shqipe Jeton Kelmendin(gjithashtu fitues në këtë Konkurs) si  dhe shumë e shumë të tjerë qe tani nuk po i përmendim, pastaj këngëtar të njohur si Shkodran Tolajn ,Agim Gashin e Driton Gashin, pastaj këngëtarët e reja, motrat Tahiri, recitatorët e shkollës shqipe nga Wupertali se bashku me valltarët e kësaj shkolle. Pastaj të gjithë shkrimtarët e Lidhjes sonë qe të tubuar rreth kryetarit të saj Martin Çuni, plotësonin çdo zbrazësi të këtij manifestimi me veprimtaritë  e tyre. Prezantuesen e shkëlqyer, studenten Blerta Kelmendi e cila ishte gjithnjë në krye të detyrës. Po lind pyetja se çka i mungon kësaj Lidhje... kur ka gjithë këtë motivim për veprimtari kulturore këtu në mërgatë. Çdo Shoqatë mbahet aktive atëherë kur edhe anëtarësia e saj janë aktiv. Aktiv do të thotë ta  ndihmosh me punë dhe me mjete atë celulë qe edhe ti vetë i takon. Kur them me punë(lexo,aktivitet) dhe me mjete, këto nuk bëjnë njëra pa tjetrën. LSHAKSH-në Gjermani numëron diku mbi njëqind anëtarë dhe me një anëtarësi minimale prej pesë euro në muaj(qe është e barabartë me një pako cigaresh), po të paguhej me rregull do të kishim gjashtëmijë euro në vit në konton tonë. Kjo shumë do të na mjaftonte qe të sponsorizojmë përveç Konkursit letrar “Azem Shkreli” edhe aktivitet tjera e besa edhe të revistës “Muza Shqiptare” qe disa kohë ka mbetur pa u botuar vetëm për mungesë mjetesh, po do të financonim edhe  ndonjë libër të anëtarëve të Lidhjes sonë. Pastaj ku janë edhe sponsorët tanë shqiptar qe shumë shpesh ndihmojnë veprimtari edhe me të parëndësishme se këto qe organizojmë ne në kuadër të Lidhjes sonë, pastaj duke e ditur se Lidhja jonë përfshinë aktivitetet kulturore në gjithë Gjermani, do të ishte e udhës qe institucionet tona, ministria e kulturës dhe ajo e mërgatës nga të dy shtetet shqiptare ta përkrahin dhe stimulojnë aktivitetin tonë. Është koha e fundit qe edhe veprimtarët tanë ta kuptojnë se çdo aktivitet kushton, sidomos këtu në perëndim. Le të jenë manifestimi i sotëm për A. Shkrelin një motiv për ta përkrahur, le të jetë manifestimi për Nënën Terezë një motiv më shumë, le të jetë takimi gjithashtu tradicional i  Koblencit  një motiv tjetër, le të jetë edhe promovimi i dhjeta librave në vit gjithashtu motiv qe të përkrahen aktivitetet tona për ta mbajtur të gjallë kulturën tonë shqiptare në zemër të Europës, aty ku e ka edhe vendin. Janë për tu lavdëruar të gjithë ata qe me mundin dhe me përkushtimin e tyre po përkrahin qe manifestimet e tilla si ky ti shijon mërgata ynë shqiptare dhe jo vetëm ajo. Si përfundim pas këtij apeli, përshëndes të gjithë ata qe me praninë e tyre e respektuan figurën e poetit të madh, respektuan LSHAKSH-në dhe të gjithë aktivistët e saj. Uroj të takohemi në manifestime të tjera.

Mittwoch, 2. Februar 2011

BISEDË ME VALDETE BERISHEN;KRIJUESE QË JETON DHE VEPRON NË BELGJIKË






DHE UNË SI POETE, PO SI CDO NJERI NË NJË BOTË TË VECANTË, ATY E THEM DHE E SHKRUAJ ATE QË MË PELQEN NATËN VONË

Nga Sokol DEMAKU

Mundohem të ecë me kohën! Kam fat, kam shoqëri të gjërë në çdo lami kështu që bisedojm mjaft për gjithçka dhe ushqej kurreshtjen time të di sa më shumë!

Po me duket poezia më erdhi mua, nën duar më derdheshin fjalët, nën lapsin shkruheshin endërrat, mendimet, përjetimet dhe dëshirat, për një çast vendosen të jetojnë për të tjerët,
mundohem të krijoj një botë ku të jetoj e qetë, kur shkruaj i "denatyrizoj" idetë e mia, kënaqësin e të shkruarit, shkruaj ndjenjën në moment, ide që më vjen dhe rivjen pa ndal, më pëlqen kur vargu e thërret vargun në atë kohë kur bota rreth meje ndalet e unë jetoj!

Aaah shumë gjëra do të veqoja dy kisha me u marr me të moshuarit dhe fëmijët bonjak. Këto dy gjëra me prekun në shpirt. Disa fëmijë kam pas rats ti njohë për së afërmi dhe është trishtuse jeta  e tyre, janë të denuar në çdo anë, dhe janë më së paku fajtor, nuk këkruan të jenë këtu, megjithate janë më të vuajturit.

Cili është  motivi i juaj në punimet tuaja, po kjo mvaret shumë nga gjendja shpirtërore, por shumica e punimeve të mia janë femra të vuajtura, nëna, peisazhe që pushojnë shpirtin, në serinë e fundit punova veshje dhe motive shqiptare, e kisha për shpirt një seri të këtij lloji ku do te zbertheja koloritin e veshjeve dhe motiveve  tona. Mua më duken aq te bukura, aq të veçanta sa që doja ti shohin edhe të huajt..

Ju lutem nje prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?
Quhem Valdete Berisha, lindurë në Mitrovicë, aty kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme drejtimin e ndërtimtarisë, kurse tani punoj dhe jetoj në Belgjikë, jam agjent tregetar, bejë prezantim mallërash nëpër vetësherbime në Belgjikë, Luxemburg dhe një pjesë të Francës, kam një djal 22 vjeqar jetonë dhe studion në Kosovë

Keni kryerë shkollën e mesme respektivish gjimnazin në Mitrovicë, cfarë drejtimi  dhe kur?
Kam mbarua shkollën e mesme në vitet 86, me shpresë se do të vazhdoja studimet e arkitekturës mirëpo fati kishte qene ndryshe dhe ja...

Pas përfundimt të  shollës së mesme si shumë familje shqipatre edhe ju muarët rrugën e mergimit, cili i ishte motivimi i juja për këtë?
Po mërgimin e morra pasi qe ndoqa jetën e të zgjedhurit i cili jetonte dhe punonte këtu, por pas 6 vitesh jete së bashku ai më nuk është në mesin tonë se ka zgjdhur nje rrugë tjeter te jetes dhe jeta vazhdon pa te, por me një shpresë se do te kethehem ...

Ju merreni me pikturë, cili është  motivi i juaj në punimet tuaja?
Po kjo mvaret shumë nga gjendja shpirtërore, por shumica e punimeve të mia janë femra të vuajtura, nëna, peisazhe që pushojnë shpirtin, në serinë e fundit punova veshje dhe motive shqiptare, e kisha për shpirt një seri të këtij lloji ku do te zbertheja koloritin e veshjeve dhe motiveve  tona. Mua më duken aq te bukura, aq të veçanta sa që doja ti shohin edhe të huajt këto veshje, kështu që punova dasmën shqiptare, odën shqiptare, bunarin, specialitetin tone flinë etj. Disa janë të punuara pa model vetëm më fjalët e nenës si ajo arriti të mi përshkruaj kur ishim bashk, por jam shumë e kënaqur më këtë temaitkë të paraqitur nga pena ime.

Sa jeni prezente  me punimet tuaja ne ateljet e vendit ku jetoni, në ekspozitat që organizohen në Belgjik apo vende tjera te rajonit?
Cdo vit mbaj një ekspozite koleltive, por edhe vetëm organizoj, ekspozita, në menyrë që të paraqes ate cka mbaj në shpirt. Isha në Kosovë me punimet e mia, këtu në Belgjikë në muajin tetor isha në Sala të Suedisë, në nëntor në Heidelberg të Gjermanis dhe në 100 vjetorin e Nënë Terezës në Epenntal ku u shperbleva me çmimin e parë, ishte një mbremjë dhe një organizim fantastik nga PAL SOKOLI dhe MARTIN CUNI, ishte mbrëmje e hatashme, ishin të ftuar plote shkrimtar, poet njerëz të estradës, gjithçka ishte në nivel

Ju jeni prezente edhe në Kosovë me punimet tuaja, per cfarë lamie arti eshte fjala?
Në Kosovë pata promovimin e librit dhe të njejtën kohë një ekspozitë, ishet dëshira ime e flakët të beja në Mitrovicë ku kam lindë e ku jam rritë në biblioteken e qytetit,"MOS E ZGJO DHIMBJEN”

Ju jeni adhuese edhe e poezisë cka ju shtynë të merreni me poezi?
Po me duket poezia më erdhi mua, nën duar me derdheshin fjalët, nën lapsin shkruheshin endërrat, mendimet, përjetimet dhe dëshirat, për një çast vendosen të jetojnë për të tjerët, kur padashje mbesa ime Berta Hasanxhekaj dhe kolegu i saj ANTON MARKU i lexuan padashje,vendosen t'ia tregojn profesor HALIL HAXHOSAJT dhe s'bashku më binden t'i botoj ato, si duekt ju pelqeu mënyra se si mundohem të krijoj një botë ku të jetoj e qetë, kur shkruaj i "denatyrizoj" idetë e mia, kënaqësin e të shkruarit, shkruaj ndjenjën në moment, ide që më vjen dhe rivjen pa ndal, më pëlqen kur vargu e thërret vargun në atë kohë kur bota rreth meje ndalet e unë jetoj!

Si e kalon një ditë pune në ateljen e saj  Valdetja?
Ditën e filloj shumë herët, të gjtihë më quajn "herake"me kafen e parë të mëngjezit shkoj në atelie, më duket për ato pak qaste qe isha ndarë nga ngjyratë kam ide te reja, nuk e pres isnpirimin të punoj, puna e sjellë inspirimin, u lëshoj sytë ngjyrave pstaj brushës dhe kështu fillon dita...e kur mbaron nuk e di kurrë...

Çfarë janë kushtet për një piktor këtu në mergim dhe cfarë ndihme keni nga shteti ku jetoni?
Përsonalisht jam e kënaqur në çdo aspekt, gjej mbeshtetjen per lokalet, për ndihmën fizike e rrespektojnë jashtzakonisht punën time e kjo më bënë të lumtur!

Ju jeni edhe poete, cfarë ju mund të na thoni për punën tuaj në këtë lami arti?
Po si çdo njeri në një botë tejet të veçant, aty e them dhe shkruaj ate që më pelqen natën vonë.

Si e ndjeni vetën një piktor kur është prezent edhe në poezi?
Është kënaqësi se njëra e ndihmon tjetrën, kur nuk gjejë fjale ngjyrosi ndjenjen dhe ajo merr jete,fluturon ndërsa kur më zbehen njgyratë i ve fjalë dhe bëhet aq melodike...

Sa ka arritur Valdete Berisha të krijoj shokë apo shoqe në një mes të piktorëve  të mergatës?
Është kënaqësi të them se edhe në mergat kemi bërë një vend,si piktorët, shkrimtarët rasti i fundit të njihem me disa ishte në Gjermani ku u njoha me ALI BERISHEN, shaban cakolliN, PAL SOKOLIN, HASAN QYQALLEN poetë ndersa nga piktoret Dan Gashin,profesorin NUSRET DEGUTIN e plotë të tjerë.

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj prej piktori apo peotje këtu në mergim?
Po kam ftesa nëpër mbrëmje të organizuara nga komunat ku takohemi nacionalitete të ndryshme, shkembejm mendime organizojm takim etjera ...

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot në Kosovë, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?
Aaah shumë gjëra do të veqoja dy kisha me u marr me të moshuarit dhe fëmijët bonjak. Këto dy gjëra me prekun në shpirt. Disa fëmijë kam pas rats ti njohë për së afërmi dhe është trishtuse jeta  e tyre, janë të denuar ne çdo anë, dhe janë më së paku fajtor, nuk kekruan të jenë këtu, megjithate janë më të vuajturit.

Një piktor por edhe një poet kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Valdetja?
Mundohem të ecë me kohën! Kam fat, kam shoqeri të gjërë në çdo lami kështu që bisedojm mjaft për gjithçka dhe ushqej kurreshtjen time të di sa më shumë!
Ju jetoni këtu në kryeqytetin e Belqgjikës por më mirë të themi edhe në ate të Evropës, sa janë kontaktet tuaja me piktore tjerë miq dhe a shoqëroheni me ta?
Po siç e dihet këtu është  gjithëçka e kronometrizuar, jetë rrobotike, megjithate  arrijmë të organizohemi dhe të kalojm orë të tëra duek bisedu për krijimtarit tona.

Nëse kjo lami që keni zgjedhur ju nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Valdetja?
Sigurisht në arkitekturë edhe sot e kësaj dite është ëndërra e parealizuar!!!

Planet tuaja për të ardhmen, cka Valdetja mendon dhe ka në fokus?
Nuk bëjë aq plane, jetoj ditën e sotme, kështu qe ...Në fokus e kam librin e dytë me poezi, do të jetë dhuratë për 8 marsin, për nënën time dhe gjtihë nënat tjera,t'ju dëshmoj sa i duam, sa i çmojmë.

Cka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti?
Njerëzit se i dua kur i kam afër lumturohem, djalin tim, familjen, të afërmit, shoqërin qe i dua, jam e lumtur, ndërsa largësia, hipokrizia, padrejtësia më futin të gjallë në dhe!

Përveç pikturës dhe arkitekturës si e kalon kohen e lirë?
Shetitja më bart, më mashtron e adhuroj leximi!

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?
Pa u hamendur në MITROVICËN time dhe kudo që është shqiptari!



Donnerstag, 5. August 2010

Poezi nga Naim KELMENDI ESENCA

Poezi nga Naim KELMENDI



ESENCA

Në esencën e gjërave

kërkoje veten

në margjinat e jetës

nuk jetohet ashtu vetëm

të kanë zbuar

deri në moskuptim

pastaj t’i bëjnë

të nëntëdhjetenëntat

prapa shpine e përanash

tash të duhet vetëm esenca

e asaj që është gjakuar

nga paraardhësi ynë

në një kuptim të jemi Një

me degët rreth një trungu

jo ti fryesh më një fyelli shurdhan

nëpër botë fillivetëm pa identitet

kthehu te esenca dhe kërko kuptimin

në lëkurën tënde të rrjepur

në gjeografinë e kombit

sepse mashtrimit i del vonë tymi

po një mik yti tash është sa njëqind

të dikujt tjetër,

aty ku duhet të jesh ti ende s’je

e mos më kallëxo përralla pa kripë

kur e lëqit vëllain tënd

pse sheh me sytë e Argusit

pastaj si mor si kënaqesh

me vetveten në kaq kuptim

po a ta kanë copëtuar gjeografinë etnike

shekujve dhe a s’po të dhemb kjo

kur në esencë nuk je ai që je


DUKE QENË VETVETJA

Duke qenë vetvetja jam mërguar

nga esenca e gjërave të dashura

jam mbyllur si eremit në jetën e pajetë

kam thirrur në njeri dhe s’më ka dëgjuar kush

askushët janë shtirur se kinse s’kanë dëgjuar

se kinse s’kanë parë asgjë përtej hundëve

duke qenë vetvetja kam rënë në dashuri

me të vërtetën e ditur e të hidhur pelin

ia kam vënë kokës fjalën në pritë

vetëm për t’ua thënë në sy t’palarat

vetëm për t’ua numëruar poshtërsitë

dhe, duke qenë vetvetja përjetësisht

gjak më kanë pikuar mendimi e fjala

dhe s’kam luajtur kurrë nga e thëna

veç plagët ulërinin idhshëm shpirtërisht



UNË ME KOHËN FLAS VET


Dikund në një sfond i vetmuar po vdiste

zëri i një fëmije-engjëll

për shkak të hipokrizisë së të mëdhenjve

vetëm për shkak të vdekjes

së ndërgjegjës në njeri

dhe për shkak të mosleximit

të librave filozofik mbi moralin

librat nuk shiten si dikur

në treg shkojnë flakë laviret

marihuana pederët dhe gratë mashtruese

a po frikësohesh nga e ardhmja e pakrijuar

e pyeta dikend atje në grumbull

para shitores ushqimore me çmime të lira

jo assesi, sepse jemi mësuar tashmë

me gjakderdhjen me terrorin me krizat me luftën

po fatin tim si ma ruajnë kaq shumë

këta, armiqtë që kurrë nuk flenë -

këtë herë heshtjen s’do ta lë të heshtë

unë me kohën flas vet për gjërat në mungesë

për tregun e fjalëve që shiten shtrenjtë

në emër të çështjes kombëtare

për shpirtin e lënë rrugëve të botës

përtej shtatë detëve,për biografinë

në pasqyrën e thyer në letrat e dashurisë

të vëllait Serembe, atij fatkeqit dashnor

ai sërish mendon të kthehet në vendin e krimit

qyqet do i vras mbi qiparis nëse më vajtojnë

këngë qyqesh, s’dua më këngë vajtimi

mbi një mendim më pret ky fati im, i miri

sepse e di pse jam dhe e di kush jam

andaj me kohën flas vet unë i-liri




MEDITIM

Keni masakruar shekujve

me gulfim gjaku me mizori

por, a e keni menduar një

se veç një farë shqiptari

t’mbetet dikund, ai do t’mbijë

zoti s’ka thënë se do zhduket

ashtu si mendon armiku i tij…

Prishtinë, dhjetor 2009



ÇAST VETMITAR

A thua

a do të kishte kuptim

kjo Mulhouse

pa një shqiptar

si unë,

edhe këtu flitet shqip

dhe pëlcet shqip mendimi

heshtja e vret heshtjen me përmallim

po ku u fshehët biografi

e gjurmëve, dilni

biografi e rrugëve të fatit tim

Mulhouse, korrik 2009


KUTIA E MENDJES

E di se jam

atje

këtu

gjithkund

ngapak

dhe ndoshta askund

e di që jam

ai që jam

në ecje

të pandalshme

për t’i kapur fijet e këputura

dikund ka ndodhur

pakuptimësia

dhe ka ardhur rënia

tash jam aty ku jam

sërish te kërkimi

në vetveten e humbur

caqeve të pakuptimësisë

në aureolë të jetës

më pret lavdia

atje në breg të fjalës

në breg të shkrimit

një horizont i bardhë

hapësirave të pajetuara



Shtutgart, 8 korrik 2009


NDJENJË

Unë ty të kërkova

apo ti mua më gjete

fati im i fshehur

kemi kaluar

rrugë të gjatë

e të përvuajtur

sërish u takuam bashkë

e u pamë me hënë të mirë

me hënën pesëmbëdhjetëshe

tash po ecim

me veten tonë secili

me nga një kryq mbi shpinë-



ATY KU S’ISHIM

Secili jeton të veten

pjesën e vet secili

e merr nga dega e tij

dhe ecjen dhe biografinë

e vuajtjes

prandaj uroj të kenë vreshtat rrush

e të bëjnë kumbullat kumbulla

plot degën fiku

dhe plot këngën plot dhembjen

koha e vargut

le të na e duan

së paku gjurmën

atë që bëmë njeherë

për të mirën e tjetrit

e vetëdijën e gjërave

dhe s’prish punë jetuam

sipas qëllimit të parë e të mirë

apo s’jetuam ashtu si e pamë ëndrrën

për ideale të larta, pse na e morën dardhën

në degën që s’arritem as ta prekim,

sepse ishte në pyetje atdheu,

i mi që më kërciste nervat

nëpër të vërtetën e thënë

i tyre që po ia shtrydhnin

tamblin e nënës,po ia hanin

deri në palcë kuptimin e tyre

sikur rendin etshëm zulutë

sepse pjesën e vet secili e merr

nga dega e tij,dhe shkon

i fryen ashtit dhe vetmisë

LORI XHAFERI NJË KOMB KEMI NJË SHQIPËRILORI XHAFERI NJË KOMB KEMI QUHET SHQIPËRI Janë mbledhur gjith’ patriotët po qajn’ hallet e kuvendojn' jan’ mblidhur Gjergj Kastriotët trojet e kombit prap t’i bashkojn’ Sot s’na ndal dot as Europa trojet dardane jan’ shqiptari, nuk rrim’ të ndar’ më copa copa Europ’ e vjetër s’ke c’bën tani. Se një gjak n’a rrjedh n’ deje një flamur ne kemi kuq e zi, të gjith’ ne jemi një bes’ e feje një komb kemi quhet SHQIPËRI. Për një Shqipëri të madhe !

LORI XHAFERI
NJË KOMB KEMI QUHET SHQIPËRI

Janë mbledhur gjith’ patriotët
po qajn’ hallet e kuvendojn'
jan’ mblidhur Gjergj Kastriotët
trojet e kombit prap t’i bashkojn’


Sot s’na ndal dot as Europa
trojet dardane jan’ shqiptari,
nuk rrim’ të ndar’ më copa copa
Europ’ e vjetër s’ke c’bën tani.


Se një gjak n’a rrjedh n’ deje
një flamur ne kemi kuq e zi,
të gjith’ ne jemi një bes’ e feje
një komb kemi quhet SHQIPËRI.


Për një Shqipëri të madhe !

Mittwoch, 4. August 2010

LIRIKË ME PËRDHUNË-HAXHI MUHAXHERI

Haxhi MUHAXHERI





LIRIKË ME PËRDHUNË



Të kujtohet ndajnata

kur në kryqëzim sysh

lexoja biografinë tënde

dhe fjalë e ndryrë në gojë

qëkurthi e ruajtur vetë për ty

që edhe sot mendoj

se kurrë nuk ta thashë vetë

po zëri i brëndisë

ai zë që dëgjohet

vetëm në ligjerim zemrash



Të kujtohen fjalët tua të brishta

dhe bisedat e amullta

kur me plot mund

pushtoja foltoren e bindjes

dhe fillonte kënga e psherëtimave

kënga që aq shumë ia pate frikën

po edhe dashur e ke aq sa unë

dhe pas të gjithave më pate thënë

se tash ke gjetur

princin mbi kalë të bardhë

yllin e dashurisë



E unë tretësha në mendime

sa herë dëgjoja radion

të fliste për atdheun

për dhunën

që u bëhej vëllezërve të mi

dhe i mllefosur të pata pyetur

si të mendoja për yllkën e dashurisë

kur populli vuan për dritën e lirisë

të drejtën e harmonisë kozmike



Mars, 1991





LETËRKËMBIM



Mora letrën tënde shkruar me fjalë malli

fjalë zemre për mua yllin e dashurisë sate

dhe si i krisur zura të bisedoja

me fotografinë tënde vendosur mbi tavolinë

dhe mallkoja ditët që pa ty më gdhijnë



Mike

Të ne punët prapë nuk venë mirë

dorë e hekurt

pareshtur mbi kokat tona rëndon lëndon

ushtaret kthehen në arkivole përsëri

e ne presim Çmimin Nobel

për mendjen e durimit



Me vite prita të mësoja

e ende nuk e di

durimi është pjellë e vdekjës

a vdekja pjellë e tij



E di moj

do të thuash durimi ka kufij

po polemi di më mirë se ne të dy

a duhet flijuar a pritur për lirinë



Do më pyesje për ditën e gëzimit

e vështirë është pritja për ty

të bëj benë

nuk do të vonoj shumë

vadja e dasmës së madhe



Gusht, 1991

Samstag, 17. Juli 2010

Kur JETA SHKRUAN POEZI

KURJETA SHKRUANPOEZI
LibrimepoeziiShabanCakollit “Agsholi ”,qëpoijepetnëdorë
lexuesitshqiptar,ështënjëlajmimirëpërkomunitetintonëletrar
NëkëtëlibërShabanCakollisjellnjëprushtëringashpiriitij
NëkëlibërpoetiShabanCakollishquhetpërpoezitë,”Kitarae
fjalës”, “ Eimjaështëkjotokë ”,”Gjakuimendimit”,” Vendiim”,
dhepoezitëtjera.Nëvargjet;
Këtodheqindëravargjetëtjeratregojnënivelinartistiktëpoezisë
sëShabanCakollit.KrijimtariapoetikeeShabanCakollitështëe
gjerëdheethellë.HejshprehetCakolli;
JamipafjeturmëthotëCakolli,seëndrratshtyhen
tëmositretëmarrëzia.Po,po,vazhdonCakolli,
.Fuqiae
njëveprematetngatrigjëra;ngacilësia,ngagjerësiadhenga
thelësia,unëkujtojselibrimepoezi “ Agsholi “ iCakollitngër-
ennëvetetëgjithakëtovlera.ShabanCakolliderimëtashështë
prezentuarnëdisa AntologjitëpoezisëshqipenëKosovë.
ThëllimapoetikeepoezisësëCakollit
ështëepafunddheepaskajshme.Prandaj,urimezotiCakolli
RrustemGeci-Dortmund
krismëishteaiçast/kurlexova
Naimin/Himninekombittim/osetevargjet;Ngatëgjitamuret
qëunëiurrejshumë/janëmuretqëndajnë/gjuhëndhetëfolmen
Çkashohinsytëdhemë
përtej/janëtrojetemia/gjakuidiellittim/.Libri “Agsholi “ i
ShabanCakollitvlerësohetnjëpurpurishkëlqyernëletërsinë
tonëtëbukur.
natëpërnatë
shëtis,nëpërkosmosinmehënë,buzëlumittëatdheut...
Saherë
mëmerrmallipërtëmirënKosovë/unëibietrupkosmositme
hënëderinëagsholintim.

RRUSTEM GECI -DORTMUND