Sonntag, 30. November 2008

ENGJUJT NUK VDESIN


ENGJUJT-DIELLZA BERISHA DHE RREZARTA TULLARI DO TË MBESIN PRORE NË ZEMRAT TONA

Postime: 1863



Shiko Profilin Email Mesazh Privat (Ne linje)
« : Sot ne 08:42:16 MD »
Pergjigju me citimCitim





Dy lule
dy pëllumbesha
hedhin dritën
nëpër breza
shkuan në qiell
u bënë mbretëresha

njera diell,tjetra rreze
kurr si heqim prej kujtese

i dhanë qiellit
plot shkëlqim
u bënë engjuj Kerubin
i kem prore në kujtim
kerubin krihët me flatra
Diellza edhe Rrezarta
po shkëlqejnë me rreze plot
i ka zgjedhur i lumi Zot
është mëkat me i qa me lot
vepra e tyre rron çdo mot
ndër poet edhe rrapsod.

Freitag, 28. November 2008

poet të njohur shqiptarë



Poetë të mëdhenj shqiptarë
F A T M I R T E R Z I U
( Poezia e Fatmir Terziut është poezi e shpirtit,e ndjenjës së madhe,poezi e thëllimave dhe e gjerësive. Vargjet e Fatmirit janë drithëruese dhe drithmojnë. Në betejat e përditshme të jetës, poezia e Fatmir Terziut, është poezi e pjekur, e tymosur, kuptimplote. Poezia e Fatmir Terziut është një gjak i ri në letersinë tonë të bukur )
Në komunitetin letrar në internet dhe nëpër faqe të revistave dhe forumeve, emri i Fatmir Terziut është i pranishëm kudo. Asgjë nuk mund të mos kthehet.Fatmiri jeton dhe bashkëjeton me poezinë, „Ecja e tij në qelq" është një shqetësim i madh në ngushticën e shpirtit. Pejsazhi poetik i Fatmirit është i gjerë dhe i thellë. Poeti nuk ndalon,shpërthen të gjitha vetmitë që e rrethojnë. Libri "Ecja në qelq" i Fatmir Terziut thyen gjithë xhamat që poeti shpirtin ta prekë këthjellët, me duart e tij të gjelbërta. Fatmiri është poet I konsoliduar, dhe I mirëfilltë. Libri "Ecja në qelq" shprehë qartë urdhërin hyjnor të poezisë. I guximshëm si poeti, ai nuk është I ndikuar nga shtrëngimi I hijeve, apo heshtjet anakronike të kohës. Nëpër dallgët memece të jetës, aty ku unë bashkëjetoj, poeti qartëson të bukurën,të dhimbshmen, të pazgjidhurën."Ecja në qelq" është një poezi që të lë pafjetë,dhe të drithmon.Ai edhe kur shkruan në letër, edhe kur shkruan në qelq, Fatmiri ka token dhe qiellin e tij, hapësirën ku ai vzionon. Libri "Ecja në qelq" është një poezi që shpie në të ardhmen, në kopshtin me ngjyra të shpirtit . Fatmiri është kopështar I madh I fjalës poetike. Në shpirtin e tij prej poeti, Fatmiri ka disa puse në artin e tij.Krojza nga më sublimet, prushëza nga më intimet, motive nga më të përbashkëtat. Në poezinë "Koha e njeriut" poeti guximshëm dialogon me kohën, me dhimbjen,me të bukurën. / Kohën e gozhduam mureve / E futëm në dosje / në sirtar e kyçëm…/ iu qepëm… së prapthi / kohën që na kishte grabitur më parë…/ Këto dhe qindra vargje të tjera Fatmirin ( pa e tepruar ) e ngrejnë në piadestalin e poetëve të mëdhenj shqiptar. Ecja në qelq , është një kohë e njeriut, një kohë që vetëm sa ka filluar. Për ta copëtuar atë kohë shprehet poeti, kohës I vumë emra të hajdutëve të saj/ dhe thirrëm kohën si prone e tyre / duke mos e kuptuar se bënim të njëjtin faj/. Koha nuk shahet thotë poeti,..koha ka kohën e saj… shkruan poeti Terziu. Të bërit poet nuk është I lehtë. Kohën nuk është vetëm ta ndjesh, por edhe ta shkruash. Sa herë jemi bijë të kohës, na qëllon të ulem në shesh dhe ta ndjejë poezinë, vullkanin që vlon në mua. " Ecja në qelq " shprehet Terziu më lidh me kohën, me të fshehtën e ajrit, dhe zemërimin e së bukurës. Asgjë e virgjër më s´ fluturon, pa I vënë një shenjë, një gërvishtje, nga ata që komandojnë këtej. Plot është sheshi I betejave, sheshi I të kundërtave, i të ndryshmëve, i të pamundshmes.Kjo është bota jonë,fati që po e jetojmë.Po e mbylli këtë ese me një urim vëllazëror, rrofsh o poet I gjakut tim, rrofsh!..
Rrustem G e c I – Dortmund

DYZET VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN




Për nderë të festës kombëtare 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit kombëtar , në Gjilan u mbajt manifestimi jubilar kulturor:

“40 VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN”

Gjilan, më 27 Nëntor 2008.

Nën organizimin e Sektorit për Kulturë, pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal të Gjilanit, për nderë të festës kombëtare 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit kombëtar, në sallën e Teatrit Profesionist të Gjilanit, u mbajt manifestimi jubilar kushtuar këngëtarit, pedagogut, krijuesit dhe kompozitorit:

“40 VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN”

Manifestimi i përbërë ekskluzivisht me këngë të thurura , kompozuara dhe interpretuara nga Demir Krasniqi, filloi në ora 19.00.

Salla e Teatrit Profesionist të qytetit të Gjilanit, ishte mbushur plotë e përplotë me mysafirë nga Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Kamenica,Tugjeci, Lugina e Preshevës dhe vende tjera të Kosovës.

Derisa publiku po hynte në sallën e teatrit, vazhdimisht dëgjohej antonimi i këngës – himn “Flaka e janarit” e kompozuar dhe e thurur nga Demir Krasniqi, kurse e kënduar nga gjithsejtë 12 këngëtarë e këngëtare gjilanas .

Para se të fillonte programi zyrtar i manifestimit, të gjithë këngëtarët pjesëmarrës të programit dolën në skenë, i përshëndetën publikun dhe u ulën nëpër karriget e vendosura në formë gjysmë rrethi.

Manifestimi filloi me intonimin e himnit kombëtar “Rreth Flamurit” të cilin e nderuan të gjithë pjesëmarrësit duke qëndruar gatitu në këmbë.

Pas intonimit të himnit, në skenë doli moderatori dhe zyrtarë përgjegjës për Kulturë, Mr. Tahir Arifi, i cili pas një përshëndetje ndaj publikut, e ftoi në skenë profesorin dhe poetin Hysen Këqiku, i cili kishte përgatitur një referat mjaftë domethënës për veprën dhe krijimtarinë artistike, në temën:”40 VJET KËNGË ME DEMIR KRASNIQIN”.

Kënga e parë që e hapi këtë manifestim, ishte ajo me titull:”Frynë murrlani me stuhi”, apo ndryshe:”Kushtrimi i Skënderbeut”, me të cilën Demir Krasniqi e filloi karrierën e tij prej këngëtari më 1968. Pra, këtë këngë e këndoi sërish Demiri, pas plot 40 vitesh. Me këtë këngë, Demir Krasniqi përkujtoi 540 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Në vazhdim, Demiri u prezantua me këngën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, me të cilën e rikujtoi 130 vjetorin e kësaj ngjarje të madhe historike.

Për 96 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit kombëtar shqiptar, Demir Krasniqi në duet me Xhemajl Berishën, kënduan këngën me titull:”Dasma e Flamurit”.

Ngjarjen e madhe historike e kulturore të kombit shqiptar – 100 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Manastirit, në të cilin përvjetor ishte pjesëmarrës dhe përfaqësues i vetëm nga Kosova, Demir Krasniqi na e përkujtoj përmes vargjeve dhe tingujve të këngës “Kurrë nuk shuhet Manastiri”!

Solisti vokal, Burim Demiri, në cilësinë e mysafirit të programit të Demir Krasniqit, e këndoi këngën me titull:”Iliriana” të shkruar dhe kompozuar nga Demir Krasniqi.

Këngëtare mysafire e këtij manifestimi jubilar, ishte edhe solistja veterane Sirie Gagica – Sadiku, e cila para publikut u prezantua me këngën kushtuar dëshmorit të kombit Zijah Shemsiu, që ishte gjithashtu në autorësi të dyfishtë të Demir Krasniqit.

Këngën me titull:”Trimat e sheshit të Gjilanit” e interpretoi autori Demir Krasniqi, kurse recitalin e saj e deklamoi aktori veteran Jashar Shahiqi.

Këngëtari mysafir nga Kamenica, Hetem Matoshi e begatoi këtë mbrëmje me këngën e Demir Krasniqit, me titull:”Mbrëmja e maturës”!

Këngën kushtuar dëshmorit të kombit Major Muharrem Ibrahimit, e këndoi autori Demir Krasniqi, kurse recitalin e saj e deklamoi aktori gjilanas Ramadan Kurti.

Programin muzikor të kësaj mbrëmje e përmbylli kënga autoriale e Demirit, me titull:”Ju përshëndetë kënga e rapsodëve të Gjilanit” të cilën e kënduan në grup: Demir Krasniqi,Xhemajl Berisha, Rexhep Jashari, Qazim Hajdari dhe Hetem Matoshi.

Në fund të programit, Demir Krasniqi me një fjalë falënderimi u falënderua para publikut për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e tyre. Ndër të tjera, ai falënderoi publikisht:

o Sektorin e Kulturës pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit Komunal të Gjilanit, për organizimin e këtij Manifestimi jubilar,
o Publikun e pranishëm për pjesëmarrje dhe përkrahje,
o Post mortum:Mësuesin Rexhep Bunjaku nga Poliçka,
o Post mortum:kompozitorin, etnografin , etnomuzikologun dhe redaktorin përgjegjës të Radio Prishtinës – Lorenc Antonin,
o Mediumet publike elektronike dhe të shkruara gjithandej trojeve shqiptare,
o Gazetarin Musa Sabedini,
o Gazetarin Tefik Selimi,
o RTVM- kanalin e dytë të Shkupit dhe regjisorin Afet Miftari,
o Redaktorin e shumë veprave , prof, Hysen Këqiku,
o Radio “Rinia” dhe Faruk Limani,
o Organizatorin e festivalit “Zëri i Alfabetit” nga Manastiri,
o Produkcioni “Video Art” dhe Ilir Ahmeti nga Gjilani,
o Përzgjedhësin e muzikës dhe operatorin teknik Flroim Gagica nga Gjilani,
o Foto “Gazi” nga Gjilani dhe
o Të gjithë kolegët, këngëtarët, rapsodët, instrumentistët dhe artistët pjesëmarrës të programit.



Lëvdatë dhe meritë të jashtëzakonshme, kishin kreatorët e skenografisë së këtij manifestimi:Tahir Arifi dhe Nazim Gagica, të cilët bënë që të mbahet në mend kjo skenografi e mrekullueshme, madhështore dhe e pa parë deri më tash në skenografinë e Gjilanit!
Më tej rrëfen Demir Krasniqi:
Me të përfunduar programi, në skenë u ngjit i pari artisti i merituar , piktori dhe poeti Demir Behluli, i cili jubileun e 40 vjetorit tim dhe veprimtarinë time e nderoi me një pikturë- portert timin dhe një fjalë rasti. Pas tij dolën në skenë edhe dy ish nxënëset e mia:Motrat Këqiku ( bijat e prof.Enver Këqikut), të cilat mi dhuruan dy buqeta me lule.
RRëFEN MË TEJ DEMIR KRASNIQI:
Pastaj një pas një, gati të gjithë mysafirët pjesëmarrës u ngjitën në skenë për të më uruar dhe për t’ i fotografuar me mua për kujtim.
RRëfen më tej z.Demir Krasniqi:
Unë, për mysafirët shpërndava 100 ekzemplarë libra të veprës “Diell lirie”, kurse organizatori për nderë të mysafirëve, në podrumin e Teatrit, shtroi një koktej rasti.

Nderim të veçantë, me pjesëmarrjen e tij, më bëri miku , gazetari dhe poeti Bilall Maliqi nga Presheva.

Të tillë ishin edhe poetët :Nexhat Rexha e Sinan Sadiku nga Kamenica, si dhe rapsodët:Selajdin Berisha, Hetem Matoshi, Heset Matoshi, Xhemajl Matoshi, Nevrije Demolli.... e sidomos Drejtori i Shkollës Fillore “Nuhi Berisha” nga Tugjeci – Mehmet Osmani me një grup arsimtarësh dhe bashkëfshatarësh të mi.

Po ashtu, nderim të veçantë me ardhjen e tyre më bënë kushërinjtë: Prof. Dr. Fehmi Krasniqi, prof.Dr. Fejzullah Krasniqi, Sokol Krasniqi që kishin ardhur nga Prishtina.

Respekt , nderim dhe kontribut shumë të madh më bëri z. Ilir Ahmeti, producent i Produkcionit Filmik “Video Art” nga Gjilani, i cili në mënyrë vullnetare gratis, ma xhiroi tërë këtë mbrëmje me kamerë që nga fillimi e deri në përfundim.

Edhe përkundër të gjitha këtyre tradhtive, gënjeshtrave dhe shantazhimeve, Manifestimi doli shumë i suksesshëm, pa asnjë ekses dhe publiku u nda shumë i kënaqur me program.

Në fund, po ceku se moderatori i këtij programi, Mr. Tahir Arifi, gjatë tërë kohës sa e modreoi programin ishte shumë i suksesshëm, shumë natyral, shumë artistik dhe shumë profesional, me çka bëri që ky manifestim të shkojë në rrjedha normale artistike, pa asnjë të metë!

Fjalë përshëndetëse përfundimtare:

F A L E N D E R I M

Shumë të nderuar dhe të respektuar mysafirë pjesëmarrës të pranishëm – zonja dhe zotërinj !

Nuk është aspak e lehtë të flasësh kur ndjehesh i privilegjuar dhe i respektuar!

Më lejoni të ju falënderoi në mënyrë të veçantë, Juve publikë e mrekullueshme , që mbajtët gjallë këngën time për dyzet vjet dhe me këtë edhe shpirtin tim, sepse për artistin – krijimi i tij është si për Anteun – toka .

Gjithë jetën time jam munduar që artin e muzikës ta bëjë me përkushtim; në frymën e traditave më të mira të popullit tonë!

Ky vlerësim që më është bërë sonte , më bind se ia kam dalë !

Kur ne artistët , bëjmë një moshë si njerëz, sigurisht bëhemi më të ndjeshëm, më të prekshëm dhe më delikat, sepse me nostalgji kujtojmë vitet e sukseseve. Prandaj, kemi nevojë për të na qëndruar pranë, për të na mbështetur... që të mos ndjehemi të vetmuar, që të mos ndjehemi të fyer e të lënë pas dore !

Faleminderit që ende na mbani gjallë! Faleminderit që ende dikush jeton me mua si njeri dhe artist !

Më lejoni që në emrin Tuaj dhe në emrin tim personal , të iu shprehi mirënjohje dhe falënderime të veçanta publike, atyre që në çfarëdo mënyre ndihmuan dhe kontribuan në organizimin dhe mbajtjen e këtij manifestimi jubilar:

Falënderoi sinqerisht Sektorin e Kulturës , pranë Drejtorisë për Kulturë ,Rini dhe Sport të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, që në kohë të vështira të degradimit tonë moral e shpirtëror , po i nderon njerëzit e vet, duke bërë që të ndjehemi ende gjallë!

Falënderim për të gjithë juve, që sonte keni gjetur kohë për të më nderuar me praninë tuaj!

Falënderim i veçantë post mortum për Violinën e parë në këto anë – Mësuesin tim, tani të ndjerë: Rexhep Bunjaku nga Poliçka , i cili mbolli në mua bazat e para të dashurisë për artin e muzikës!

Falënderim me konsideratë post mortum, për kompozitorin, etnografin dhe etnomuzikologun e parë kosovar: Lorenc Antonin, i cili mbështeti fuqishëm talentin tim, duke më pranuar si këngëtarë të rregullt të Radio Prishtinës dhe i cili mi hapi të gjitha dyert e sukseseve dhe afirmimit tim në opinionin publik!

Falënderoi të gjitha mediumet publike të shkruara dhe elektronike, gjithandej trojeve etnike shqiptare , që në vazhdimësi kontribuan në prezantimin dhe afirmimin e aktiviteteve dhe krijimtarisë sime muzikore!

Falënderoi Kryetarin e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” nga Gjilani, gazetarin gazetës së përditshme “LAJM”, zotëriun: Musa Sabedini, i cili në mënyrë kronologjike ka prezantua krijimtarinë time muzikore dhe po ky Klub, para ca vitesh më ka nderuar me titullin: “QYTETARI MË AKTIV I GJILANIT”!

Falënderoi gazetarin e së përditshmes “BOTA SOT”- profesorin Tefik Selimi, i cili po ashtu në mënyrë kronologjike ka përcjellë dhe publikuar aktivitetet dhe krijimtarinë time muzikore!

Në mënyrë të veçantë, falënderoi Radiotelevizionin publik të Maqedonisë, përkatësisht Kanalin e Dytë të këtij Televizioni, me në krye regjisorin e mirënjohur: Afet Miftari, i cili me rastin e 40 – vjetorit të krijimtarisë sime muzikore, ka xhiruar dy emisione dokumentare me gjatësi prej 120 minutash!

Falënderoi redaktorin e shumë veprave të mia – profesorin e nderuar: Hysen Këqiku, i cili nuk ka kursyer mundin, djersën, as kohën për redaktimin sa më të mirë të veprave të mia !

Falënderoi stafin e Radios “RINIA” nga Gjilani, me në krye Drejtorin e këtij mediumi, zotëriun:Faruk Limani, për përkrahjen maksimale dhe sponzorimin medial të këtij manifestimi!

Falënderoi Organizatorin e Festivalit “ZËRI I ALFABETIT” në Manastir, i cili më nderoi si pjesëmarrës i vetëm nga Kosova, në 100- vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Manastirit!

Falënderoi Produkcionin më të mirë të Kosovës “VIDEO ART” nga Gjilani, me në krye zotëriun: Ilir Ahmeti, për kontributin e dhënë në xhirimin e këtij Manifestimi!

Falënderoi përzgjedhësin e muzikës pranë Teatrit Profesionist të Gjilanit, zotëriun Florim Gagica, për kontributin e dhënë në zërimin dhe mbarëvajtjen e këtij programi!

Falënderoi mjeshtrin e fotografisë më të mirë në Kosovë:”FOTO GAZI” nga Gjilani, i cili me fotografitë e tij më ka prezantua anë e kënd botës shqiptare!

Falënderoj të gjithë kolegët, këngëtarët, rapsodët, instrumentistët dhe artistët , të cilët me prezencën e tyre, ndihmuan dhe madhëruan këtë mbrëmje të pa harruar në jetën time!

JU FALEMINDERIT TË GJITHËVE – I JUAJI DEMIR KRASNIQI !

Dienstag, 25. November 2008

KADRI MANI

Elita Kombëtare
Abas Fejzullahi: Shënime të shkurtëra mbi jetën dhe veprimtarinë e z. Kadri Mani
E marte, 25-11-2008, 02:05pm (GMT)

SHËNIME TË SHKURTËRA MBI JETËN DHE VEPRIMTARINË E Z. KADRI MANI

Nga Abas Fejzullahi

Kadri Mani i përket asaj plejade të revolucionit të Kosovës, që veprimtarinë e tyre e filluan shumë herët dhe me guxim e vendosmëri, vazhdojnë edhe sot, për të realizuar të drejtat e popullit, për të fituar Kosova lirinë e pavarësinë.

Në këtë shkrim të shkurtër, me rastin e ribotimit të poemës "FALË TË QOFTË GJAKU!", po përmendim se Kadri Mani është i lindur më 23.1.1937, në katundin Makreshi i Poshtëm, komuna e Artanës (Novobërdës), në një familje të ndershme, arsimdashëse e atdhetare. Është i martuar, baba i tre fëmijëve, të shkolluar, të martuar e të rregulluar. Kadriut iu dha mundësia të shkollohet dhe të bëhet magjistër i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare. Duke e kuptuar thellë robërinë dhe shfrytëzimin e popullit shqiptar në Jugosllavi, ai hyri në rrjedhat e luftës ilegale në lëvizjen atdhetare e revolucionare të Kosovës. Me qartësinë e tij, sigurinë, ndikimin e tij, ai bëhet një ndër intelektualët popullorë revolucionarë, që gjithë qenien e tij e vuri në shërbim të popullit. Ka qenë i dënuar politik me 25-vjet burgim, prej të cilave i ka vuajtur 17-vjet, me tri përsëritje, në këto burgje: Prishtinë-Mirtovicë-Pejë-Beograd-Pozharevc-Nish-Leskovc-Dob-Maribor-Zagreb-Lubjanë.

Në planin e krijimtarisë letrare-gjuhësore-publicististike, qëndrojnë të dhëna:

Është magjistër i gjuhës në pension, hulumtues shkencor për doktoraturë. Aktualisht është Kryeredaktor te revista “Shqipëria etnike” dhe te Zemra Shqiptare (www.zemrashqiptare.net), aktor teatri.

Deri më tani ka botuar këto libra:

1."Shqipja e Lartësive" (kurorë sonetike), 1988; 2."Falë të qoftë gjaku!" poemë: tash ribotim i korrigjuar dhe i plotësuar), 1997; 3."Nënë Tereza e Shqipërisë" (kurorë sonetike) 1998; 4."Shqiptarët janë atje!" (Publicistikë) 1999; 5."Nuset tona" (Roman: tash i dramatizuar nga artisti i famshëm zotni Sylejman Lokaj), 2003 ; 6. “50-VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR” bashkautorë Kadri Mani & Shukrije Bunjaku-Mani ;- ka mbi dhjetë vepra në dorëshkrim.

Email: kadrimani@hotmail.com

KOLEC TRABOINI

Revista Zemra
Kolec Traboini: Mirenjohje poetike
E hene, 24-11-2008, 01:20pm (GMT)

MIRENJOHJE POETIKE



MIRENJOHJE POETIKE

Falenderoj Dritero e Sadije Agollin,Gezim dhe Vasilika Tafen, Fatmir Terziun, Piro Milkanin, Nase Janin, Iliriana Sulkuqin, Lindita Agollin, Dilaver Baxhakun, Musa Krajen, Agim Gjakoven, Faruk Myrtaj, Kujtim Dashin, Aida Dismondy-in, Eliane Alien, Aleko Likaj, Radije Hoxha- Prishtine, Skender Rusin, Fatime Kullin, Vitore e Skender Sallakun, Riza Lahin, Beatrice Balliçin,Demir Gjergjin, Jaho Margjeken, Sherif Balin, Pandeli Koçin, Izet Shehun, Namik Selmanin, Donika Muçin, Ilia Deden, Ferdinant Karunin, Petrit Palushin, Besim Fushen, Bujar Baxhakun, Milanov Kallupin, Çelik Petritin dhe te tjere qe ne forume publike apo mesazhe personale i kane bere jehone si dhe me kane uruar per librin tim te ri me lirika"Itaka Grua" botuar nga OMBRA GVG Tirane, nentor 2008!
Falenderoj Radio Televizionin Shqiptar Shqiptar qe ne nje emision mbi 20 minuta me dha mundesi qe ne bashkebisedim me Hygerta Sakon te shfaq mendimet e mia per poezine dhe letersine e emigracionit shqiptar neper bote, te njejten gje edhe ne Radio Tirana, gjithashtu ne TV Maqedonia ne gjuhen shqipe dhe Radio Shkupi te mundesuara nga krijuesja Valbona Zunçe.


Me mirenjohje
Kolec Traboini
Boston

K.Traboini ne shtepine e poetit Dritero Agolli me Nase Janin.


Pas bisedes, nje kujtim me poetin e madh Dritero Agolli.


Me botuesin Gezim Tafa dhe zonjen e tij Vasilika.


Me Dilaver Baxhakun,Fatime Kullin,Lindita Agollin, Riza Lahin e Nase Janin.


Me kolegun e viteve ne Kinostudio, regjisorin e njohur Piro Milkani.


Poeti Moikom Zeqo tek stenda e "Drites" dhe "Pelegrin"-it, Panairi Librit


Me bashkshkodranet e mi te letrave Musa Kraja( qender) e Kujtim Dashi


Me poetin Sadik Bejko dhe gazetaret Fatime Kulli dhe Dhurata Hamzai.


Me koleget e filmit dokumentar Donika Muçi, Ilia Dede e Ferdinant Karuni.


Me Namik Selmanin, Çelik Petritin, Beatriçe Balliçin dhe Perikli Jorgonin
ne "Ditet e poezise" ne Prrenjas.

Fotot nga Dilaver Baxhaku



Kthjelltësia është vuajtja që ndodhet më pranë diellit - René Clair BLOG-PORTA

Freitag, 21. November 2008

PAL SOKOLI




Pal Sokoli
Pal SokoliLindur me 06.06.1959 në Radoniq-Gjakovë.Shkollimin fillor e kreu në Radoniq e Cermjan ndërsa gjimnazin në Gjakovë. Me 1985, diplomon në Univerzitetin e Prishtinës,Fakulteti Filozofik në degen Filozofi-Sociologji. Poezi shkruan që nga rinia e hershme dhe boton në peridikun letrarë qe nga vitet tetëdhjeta,në revistën studentore "Bota e re",pastaj në "Zëri i rinisë", "Etja", Fjala", Rrezja" si dhe disa cikle me poezi ne revistën letrare"Shtigje" te vitit 1983/84/dhe /86 të Klubit letrarë"Gjon Nikollë Kazazi"të Gjakovës. Ka shkruar disa reqensione librash,Ka qënë anëtarë aktiv në grupin darmatik "Emin Duraku"të Gjakovës.Poezi ju moren në dorëshkrim disa herë gjatë burgosjes nga policia serbe ne vitin 1991/92/ dhe /93 kur u burgos me grupin e ashtuquajtur"Grupi i priftit".Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Wuppertal-Gjermani. "Kambanë e pëlcitur dhembja" poezi,është libri i tij i parë të cilin e ka promovuar me 06.05.06 në Wupertal-Gjermani.
"

PUBLICISTJA DHE POETJA JONË ALMA PAPAMIHALI


Alma PapamihailiDy poezi shkeputur prej librit "Nen tingujt e nates"shtypur ne shtepia botuese "Emal" ne Tirane dhe redaktuar nga Victor Canosinaj . Alma PapamihaliLindur ne Tirane, ne qershor ne vitin 1974. Pas tetevjecare kam kryer gjimnazin "Ismail Qemali" dhe me pas ne degen Gjuhe - Letersi ne Tirane.Poezia ka qene dhe mbetet pasioni im. Me terheq arti ne pergjithesi...Smund te le ketu pa permendur edhe muziken apo pikturen. Megjithate arti i te shkruarit eshte i vetmi qe permbush boten time.Prej disa vitesh jetoj ne gjermani (ne Aschaffenburg)...se bashku me familjen time. Kete vit vlen kam krijuar gjithashtu nje shkolle te pavarur shqipe ku numerohen afersisht 20 nxenes shqiptare (te shqiperise dhe te Kosoves)..te lindur ne gjermani...me deshiren e madhe per te mesuar gjuhen e shkruar shqipe.Udhehiqem nga motoja: "Gjuha ruhet, aty ku shkruhet". USHQEHEM ME GJUHËN TIMEJam një lypëse e mjerë,Sjam e pasur o njeri,Ndaj mos mu afro,Kur skam çtë të fal...Jam një lypëse e mjerë,Ushqehem me gjuhën time,Një libër kërkoj lëmoshë,Ndryshe të mbijetoj sja dal.DUA NATYRËN TIMEDua të hedh në varg natyrën, Qiellit vrenjtësinë tja humbas, Ajrin me parfum ta lyej, Pastaj fuqishëm të thërras. Të thërras sa zëri tmë ngjiret, E ngadalë e tëra të shterem, Dua të hedh në varg natyrën, Aromës së saj të endem. Dua të hedh në varg natyrën, Të vetmen që më rilind mua. Po ku ta gjej të bukurin vend?Ndaj mbeta poete e dështuar. POETËTPoetët...ah...poetët,...............çnjerëz qenkan, ...................................vallë?Lindin, ..........të dashuruar,..................dhe vdesin beqarë.


PROMOVIM I DY LIBRAVE TE RINJ "UNAZE GJAKU" TE POETIT PAL SOKOLI SI DHE "KRISMA E FJALES" E POETIT SHABAN CAKOLLI

Pamje nga promovimi i librave
Reportazh nga Alma Papamihali
Alma Papamihali
17 N�ntor 2008
Nga Alma Papamihali


Pasditja e se djeles, 26 Tetorit 2008, nuk kaloi pa lene mbresa, per shume nga krijuesit dhe artedashesit me banim ne Gjermani. Tashme Lidhja e Krijuesve dhe Artisteve ne Gjermani, me kryetar z. Martin Antoni Cuni, kane krijuar nje tradite letrare, ne lidhje me organizimet e ketyre.
Vetem nje jave pas takimit letrar dhe promovimit te librave te rinj, te autoreve Ali Sh Berisha dhe Sadik Krasniqi, nje pasdite po aq dinjitoze dhe mbreselenese ishte dhe promovimi i dy librave te rinj te autoreve, Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli, te cilet vinin perkatesisht me librat "Unaze Gjaku" (P.S) si dhe "Krisma e Fjales" (SH.C).
Me pas ne mungese te autorit, u publikua edhe libri publicistik i shkrimtarit Faruk Tasholli,”Afaristë shqiptarë në Gjermani” e sapodale nga botimi dhe qe ka per temë, prezantimin e dhjetë afaristëve shqiptarë në Gjermani, me nje parathenie te z. Daut Demaku.
Kjo pasdite letrare e cila u zhvillua ne qytetin e Essenit, pati si moderator dhe prezantues te saj krijuesin dhe aktorin shqiptar me banim po ne kete qytet te Gjermanise, z. Liman Zogaj, i cili me shume seriozitet dhe perpikmerine, ndihmoi ne pergatitjen e ambjentit dhe drejtimin e gjithe kesaj pasditeje letrare.
Ne qender te skenes, pas pershendetjes se dy autoreve, te cilet edhe pse prezantonin librat e tyre te rinj, nuk ishin asapak te rinj per publikun ne salle. Perkundraz,i shume prej tyre kishin ardhur nga qindra kilometra larg per te marre pjese ne promovimin e ketyre autoreve te mirenjohur per lexuesin shqiptar.
Moren pjese shume autore, anetare te LSHAKSH - Gjermani si: M.Çuni(kryetar), Naser Halili (sekretar), Dibran Demaku, Hasan Qyqalla, Avni Alija, Dr.Kolë Daka, Bashkim Osmani, Fehmi Sopi, Vehbi Musa z.Hajdar Salihu, Rexhep Buqaj,Valon Shkreli (i biri i poetit te madh Azem Shkreli), Musë Mulolli (recitues), Asllan Dibrani,Rrustem Geci...etj etj. (pervec autoreve qe promovonin).
Letren pershendetse te z.Mehill Velaj , nenkryetar i Shoqates Shqiptaro-amerikane Stamford CT USA, derguar në mënyrë elektronike e lexoi studentja Majlinda Tafa.

Pjesmarrja e studentëve shqiptarë qe studiojnë në Universitet e kësaj treve të Rurit, ishte e gjere dhe te binte ne sy gjate kesaj mbremjeje. Ky takim i tyre me LSHAKSH-në Gjermani tanimë është bërë tradicional, me qender ne Bochum.
Pasditja nisi me fjalen pershendetese te z. Liman Zogaj, i cili tregoi qellimin e kesaj pasditeje, dhe se pari foli kryeisht per revisten e re te realizuar nga kjo Lidhje Autorësh..."Muza Shqiptare". Në emër të studentëve, takimin e pershendeti stundentja e organizates studentore te shqiptareve ne Bochum, i cila ju uroi poeteve promovues (Pal Sokoli dhe Shaban Cakolli) shume sukese ne krijimtarine e tyre.
Nota te forta emocionuese u arriten pas recitimit mjaft te arrire te zoterinjve Naser Halili dhe Muse Mulolli, te cilet kishin zgjedhur disa nga poezite me kulmore te librave te rinj.
Shaban Cakolli dhe Pal SokoliNje recension mbi vlerat dhe permbajtjen e plote te librit te z. Pal Sokoli, mbajta une (Alma Papamihali) duke i quajtur vargjet e poetit vullkan, sepse vetem nje krahasim i tille eshte i pershtatshem per poezite qe lindin nga dhimbja.
Vargjet e Ciklit te pare "Ninullat e rrites" tingellojne shume familjare per poetin. Disa poezi per nenen e cila ka zene me te drejte vendin kryesor te ketij cikli, por qe njehkohesisht eshte nje figuracion poetik, qe ben paralelizmin e nenes me Kosoven. Nena simbolizon rrenjet, traditat, kengen dhe ninullat...pra me nje fjale te vetme Kosoven, shqiptarizmin.
Mergimi eshte nje faktor jetesor, qe ka ndikimin e vet ne keto poezi. Ai eshte ushqimi kryesor i ketyre poezive...

"Mbi lotet tane,
dige e beme trupin
ndertuam ura te reja
ure gjaku, ure drite... "

Aty ku ekziston gjak i derdhur, ekzistojne lote..dhe shpesh autori shpreh rrugen e veshtire dhe te dhimbshme qe iu desh te pershkruante populli yne gjate ketyre viteve, por njehkohesisht pasqyrohet fare qarte, se si perterihet ai nepermjet vargjeve...
"Lulezuam nen rrezet e nje agimi
u lidhem kurore ne nje sofer bashkimi..." (Mozaik Ilir)

Nje kulm i vellmit poetik te poetit Pal Sokoli ishte dhe poezia "Lakimi i Metaforave" ku edhe me gjate dhe hollesisht tek kjo poezi, u ndal krijuesi Vehbi Musa, i cili analizoi vlerat artistike dhe letrare te poetit, dhe poezine e tij qe ne kete vellim te trete te poetit ka evoluar dhe pasuruar edhe me shume. Gjithashtu fjalen e mori edhe Z. Liman Zogaj, i cili recitoi disa nga poezite e autorit dhe i uroi suksese te metejshme.
Me pas recensioni kryesor i vellimit poetik te librit te ri "Krisma e fjales" e mbajti shkrimtari z Dibran Demaku, i cili nder te tjera tha, se e shihte te rastit te citonte ketu thenien e Rexhep Qoses..."Nese poezia ka muzikalitet dhe kuptim, atehere ajo ja ka arritur qellimit te vertete" ...Pikerisht poezia e Shaban Cakollit ka muzikalitet, kuptim, por edhe force te madhe...

"Kjo krisme e vargjeve
eshte gjaku im, dhimbja ime
fati im ne jete..."

Vargjet e poetit jane vargjet e cdo mergimtari. Ato karakterizohen nga nje force dhe ndjesi madheshtore, qe prek ndjenjat dhe terheq vemendjen e cdo lexuesi.

"Jam shume larg
vete syrgjyn
me nje gote
dhe tym duhani
rendis ditet
ne rruazat e vitit..."

Me pas lexuan poezi dhe dhane pershtypjet e tyre mbi poezite e poetit z. Shaban Cakolli, edhe krijues dhe shkrimtare te tjere, nder te cilet z. Hasan Qyqalla, z. Avni Aliaj, z. Rustem Geci...etj
Nje diskutim te rendesishem gjithashtu, mbajten edhe piktori dhe artisti z. Asllan Dibrani si dhe z. Avni Aliaj, te cilet pervec veleresimit te atuoreve dhe poezive te tyre, u ndalen me gjeresisht mbi organizmin dhe rendesine e ketyre takimeve letrare. Gjithashtu ata shprehen komplimetat e tyre mbi revisten "Muza Shqiptare" e cila kurorezoi fillimin e nje nisme te re dhe shume te rendesishme, dhe eshte nje dere e hapur per te gjithe krijuesit jo vetem ne Gjermani,por kudo qe ndodhen ne diaspore.
Nje atmosfere edhe me festive dhe shqiptare, krijoi pjesmarrja e grupit artistik te vajzave valltare, te cilat interpretuan disa valle shqiptare, dhe i shtuan kesaj pasditeje letrare vlera te pasur nga folklori yne.

Nje surprize e vecante ishte pjesmarrja e këngëtarës tanimë te njohur për publikun artëdashes, pjesëmarrese e rregullt nëpër organizime kulturore, Enjes Alija, e cila vinte me nje prezantim të saj,pas pjesmarrrjes ne festivalin e këngëvë për fëmij ,ku edhe fitoi cmimin e dyte ne në Tetove.
Gjithashtu studentja Hyre Sutaj, kendoi ne akapele vargjet e "Memedheut" te rilindasit te madh Cajupi, duke i emocionuar te gjithe te pranishmit ne salle. Dy autoreve promosvues ju urua suksese ne kete promovim dhe veprimtari letrare, te cilat vazhdojne te zhvillohen ne kuadrin e aktiviteteve qe organizon lidhja e krijuesve dhe artisteve ne Gjermani.
Nje surprize e vertete ishte dhe inskenimi qe z Liman Zogaj, i kishte bere poezise "Nga jam" (e Alma Papamihalit) se bashku me gjimnaziste te shkelqyera Abelinda dhe Abetaria, te cilat me shume talent recituan keto vargje nen tingujt e kenges " Mall" te kengetares Shkurte Fejza.
Nje fjalim falenderues per moderimin e shkelqyer te z. Liman Zogaj, per pjesmarrjen e te gjithe krijuesve dhe dashamiresve te letersise, mbajten dhe autoret e ketyre librave te rinj, qe ishin edhe personazhet kryesore te pasdites, z. Pal Sokoli dhe z. Shaban Cakolli.

Pas kesaj ceremonie, u shperndane libra dhe autograme nga autoret ne publik, u shkembyen disa mendime dhe pyetje rreth librave dhe anetaresise ne lidhjen e shkrimtareve, u bene fotografi mes autoreve dhe publikut etj.
Vlen te permendet edhe ulja ne tryeze e shume anetareve pjesmarres ne Lidhjen e Krijusve ne Gjermani, te cilet diskutuan disa pika kryesore, sic ishin numri i dyte i "Muzes Shqiptare", aktivitetet e ardhshme, sugjerime dhe propozime te ndryshme mbi organizimet dhe promovimeve te reja etj, si dhe pergatitje te organizimit, pergjate festes se 28 Nentorit.
Me sa duket puna e shume krijuesve qe shkruajne dhe punojne ne mergim dhe kryesisht ne Gjermani, po vihet ne binaret e duhur. Megjithate ne vazhdojme te jemi te hapur per cdo sugjerim, mendim apo anetaresi te re. Vetem duke u bashkuar se bashku ne te tilla aktivitete kulturore dhe artistike, do mundemi te mbajme te gjalle dhe te fresket traditat dhe artin e mrekullushem shqiptar.

Foto nga promovimi:

POETI DHE VEPRIMTARI YNË-MERXHAN AVDYLI




Merxhan Avdyli
Merxhan AvdyliMerxhan Avdyli, ka lindur më 7 janar 1961 në Sadovinë të Jerlive të Vitisë. Ka kryer studimet per Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës.Ka bashkëpunuar me një numër të madh gazetash e revistash, në të cilat i janë botuar shkrimet e shumta letrare, eseistike, publicistike, gazetareske. Gjatë viteve 1991-1993 ka qenë bashkëpunëtor i revistave “Fjala” dhe “Zëri”. Ka qenë redaktor (redaksia në Kosovë) i revistës i “Zëri i Kosovës” që dilte në Zvicër (1993-1997) dhe redaktor i dyjavores “Bashkimi sindikal” (1997-1998).Pas luftës ka qenë redaktor në radion “Kosova e lirë” (1999-2000); redaktor i javores “Zëri i Kosovës” (2000); kryeredaktor i revistës “Ardhmëria” (2001); redaktor përgjegjës i të përditshmes “24 orë” (2002).Nga marsi i vitit 2002 deri në dhjetor të vitit 2004, ka punuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në postin e këshilltarit të lartë politik. Nga dhjetori i vitit 2004 deri më 9 janar 2008 ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës.Gjatë viteve të studimeve deri në burgosje (18 prill 1981) ka qenë aktiv në lëvizjen studentore, që ishte bartëse e ngjarjeve vitit 1981. Pas daljes nga burgu (29 nëntor 1999) është aktivizuar në politikë.Merret aktivisht me letërsi. Shkruar poezi, prozë, kritika letrare, ese etj. Shkrimet e para letrare, poezi, i ka botuar nga fundi i viteve te shtatëdhjeta në javoren “Zëri i rinisë“ dhe në gazetën studentore “Bota e re“.Ka bashkëpunuar me një varg gazetash dhe revistash, te ke të cilat ka botuar poezi, tregime, recensione, pastaj ese, artikuj të ndryshëm gazetaresk, reportazhe, fejtone e shkrime të tjera publicistike.
Deri tash ka botuar këto libra:
Libri i lirisë (poezi, bashkautor), “Zëri”, Prishtinë, 1991.Fati i flijuar (poezi), “Fjala”, Prishtinë, 1994.Shpërfillësi i madh (poezi), “Brezi 81”, Prishtinë, 2004.Letra nga burgu – Libri i censuruar (epistolografi, bashkautor), “Brezi 81”, Prishtinë, 2004.Sprova zbuluese të poetikës, (kritikë letrare), “Brezi 81”, Prishtinë, 2005.Studime për Agolin në Kosovë (përmbledhje studimesh nga autorët kosovarë për veprën e Agollit), Argeta LMG, Tiranë, 2006.Fat i pakryer (poezi), Argeta LMG, Tiranë, 2006.
Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Jeton në Prishtinë.

CILA ËSHTË RËNDËSIA HISTORIKE E VITIT1981




Reflektimi i ngjarjeve të vitit 1981Cila është rëndësia historike e vitit 1981?· Në vitin reflektues 1981 shqiptarët nga viset e tyre të robëruara i qartësuan kërkesat e tyre. Ndërkaq, ishte rinia studentore ajo që nisi udhën e lirisë, të cilën e arriti pas tetëmbëdhjetë vjetësh Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Shkruan: Merxhan AVDYLIShqiptarët historikisht kanë pasur perceptime të ndryshme për lirinë, madje shpesh edhe paradoksale. Kjo është pasojë e jetës nën robëri. Mirëpo, fatbardhësisht mbi rëndesën më të madhe historike te shqiptarët e viseve të pushtuara, sidomos te një pjesë e tyre, ka peshuar ndërgjegjja kombëtare për ravijëzimin e lirisë. Kjo vetëdije e ndërtuar ngadalë dhe e sintetizuar ka arritur t’i sublimojë kërkesat për liri, si dhe kërkesat e shqiptarëve për bashkimin e tyre kombëtar.Përpjekjet për fitoren e lirisë te shqiptarët, kanë qëndruar dhe qëndrojnë në brendinë e frymës skënderbegiane, e cila, në vazhdimësi, e ka mbajtur gjallë bindjen se liria mund të fitohet, poqe se përdoren të gjitha mjetet dhe potencialet me të cilat mund të disponojë një popull liridashës.Në historinë tonë më të re ka pasur vite që kanë shënuar kthesa historike dhe kanë sublimuar kërkesat politike dhe kombëtare. Por, viti 1981 është viti i cili shquhet nga të tjerët, sepse pikërisht nga aty nisi rrugëtimi në udhën e largët të lirisë.Historinë tonë kombëtare, paradoksalisht, e ka përshkuar edhe ana e kundërt e kërkesave politike, historike dhe kombëtare të shqiptarëve: ndarja. Që nga periudha e qëndresës skënderbegiane shqiptarët i ka përcjellë ndarja. Edhe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur ishin qartësuar kërkesat për bashkim, ndërhyri peri i ndarjes, që u legjitimua nga Fuqitë e Mëdha të atëhershme.Një histori e dhembshme është viti i 13, i shekullit të kaluar, kur, pak pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, një gjysmështeti, u legjitimua për të satën herë rindarja e trojeve shqiptare. Kjo histori e dhembshme shqiptarët i ka ndjekur edhe gjatë luftërave rajonale dhe të përbotshme, kur me të gjitha përpjekjet për liri dhe bashkim, nuk arritën ta sublimojnë synimin e tyre me shekuj: bashkimin kombëtar.Por, erdhi sërish në shprehje fryma skënderbegiane e kërkimit të lirisë, erdhi viti i ndarjes së epokës, viti, i cili, si asnjë tjetër, u bë shëmbëlltyrë e kërkesave të shqiptarëve për liri dhe pavarësi: viti 1981, njëri prej viteve më reflektues në zhvillimet e mëvonshme politike në dhe rreth Kosovës. Në vitin reflektues 1981 shqiptarët nga viset e tyre të robëruara, i qartësuan kërkesat e tyre. Ndërkaq, ishte rinia studentore ajo që nisi udhën e lirisë dhe atë e arriti pas tetëmbëdhjetë vjetësh Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Viti 1981, që ka mbetur në kujtesën më të re historike të shqiptarëve, te Shqiptarët janë ende në udhë, kërkesat e tyre ende nuk janë të përmbushura plotësisht, synimet e tyre bashkuese, të gjakuara që nga epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit, të vazhduara me Lidhjen e Prizrenit, me Ditën e Flamurit, me pranverën e tetëdhjetë e njëshit, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës - ende kanë mbetur të parealizuara deri në fund. Të duhej qartësuar edhe nga ana zhvillimore e atyre ngjarjeve, ku si pikë nismëse ishte 11 marsi 1981, ditë kjo që shënonte vetëm fillimin e asaj që kishte ndodhur më vonë.Para 27 vjetëve reagimet lidhur me këto ngjarje ishin të ndryshme. Populli përkrahte fuqimisht ngjarjet, ndërsa pushtetarët vasalë të Kosovës ato i kishin cilësuar si "armiqësore", bazuar në kualifikimet jugosllave për ato ngjarje. Me gjithë dhunën ndaj atyre ngjarjeve dhe bartësve të tyre, pushteti jugosllav nuk arriti të bëjë asgjë në parandalimin e vazhdimësisë. Përkundrazi, ato u fuqizuan pas disa ditëve, sidomos më 26 mars, 1, 2 e 3 në Prishtinë e në gjithë Kosovën.Qartësia e kërkesave ishte ajo që tmerronte pushtetarët jugosllavë dhe vasalët e tyre në Prishtinë, kërkesa të cilat sipërfaqësoheshin nëpërmjet parullave që kishin një bosht te parulla “Republikë Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”.Cila është rëndësia historike e vitit 1981?


zgjodhi-Shaban Cakolli-cakaj07

INTERVISTË ME MINISTRIN BEQIRI

Welle-MIMOZA CIKAJ-KELMENDI
17.10.2008
Në panairin e librit në Frankfurt, Kosova shteti më i ri prezantohet m fuqishëm. I pranishëm në panair ishte edhe ministri i kulurës, rinisë dhe sporteve të Kosovës, Valton Beqiri.Në sallën numër 6 të panairit të Frankfurtit, është vendosur një stendë shumë e madhe ku shkruhet ”Republika e Kosovës” dhe ku pasqyrohen pamje nga ky vend. Nëpër stenda janë vendosur librat më të fundit nga shtëpitë botuese si: Faik Konica, Dukagjini, Altini, Koha, Instituti Albanologjik dhe nga Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës. I pranishëm në aktivitetet e panairit ishte edhe ministri i kulurës, rinisë dhe sporteve të Kosovës, Valton Beqiri.DW: Zoti Beqiri si vlerësohet ky aktivitet nga qeveria dhe cilat janë disa nga kontributet e saj që libri të jetë prezent në standartet bashkëkohore?Beqiri: Kësaj rradhe ne si qeveri dhe si ministri kemi bërë gjithçka që stenda që përfaqëson Kosovën të jetë në këtë panair më e madhe. Ne sigurisht kemi ndihmuar me mjete financiare drejtpërsëdrejti për këtë hapësirë më voluminoze duke pasur parasysh se kemi tashmë një realitet të ri politik. Pra është një shtet i ri që ka nevojë të pasqyrojë vlerën e vërtetë të botuesve kosovarë në këtë panair të librit. Një tjetër arsye që na shtyn edhe më shumë të jemi më prezent këtu në Frankfurt është edhe numri i madh i bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Gjermani. Pikërisht për këtë ne shfrytëzojmë rastin që bashkëatdhetarëve tanë, fëmijëve të tyre, edhe pse kanë vështirësi në komunikim me gjuhën shqipe dhe me librin shqip, t'ju ofrojmë një mundësi që në këtë panair, në këtë vend, të bëhet një pikëtakimi duke blerë edhe libra nga këto që ofrojmë ne. Kuptohet që panairi shërben tani edhe për lidhjet dhe kontaktet me shtëpitë botuese të huaja që janë prezente këtu në FrankfurtDW: Por si paraqitet gjendja e librit, me çfarë problemesh përballen botuesit dhe cilat janë disa nga masat që ka marrë ministria e juaj, zoti Beqiri?Beqiri: Sikurse dihet, libri shqip është në krizë të madhe. Natyrisht, kjo ka të bëjë kryesisht, jo vetëm me lexueshmërinë e librit, por edhe me përfitimet që sjell vetë botimi i librit. Ne megjithatë jemi një popull i vogël, që do të thotë një fuqi e vogël blerëse dhe mendoj se për dallim nga gjuhët e tjera, jo vetëm anglishtja, por edhe frengjishtja apo gjermanishtja, që kanë një numër të madh botuesish dhe lexuesish, kriza e librit shqiptar bazohet në forcën blerëse të popullit shqipëtar. Megjithatë, duke u bazuar tek ky element, ne si ministri po mundohemi që librit shqip t'i ofrojmë të tilla privilegje si shitja e librave pa tatimin mbi vlerën e shtuar, të sponzorizojmë botime të ndryshme, duke i përkrahur shumë autorë për botimin e veprave të tyre. Tani sapo kemi miratuar, në kuadër të Këshillit të Librit që është formuar sivjet në ministrinë e kulturës, mbështetjen financiare për 34 botime në Kosovë. Mendoj se institucioni që unë drejtoj po bën maksimumin.DW: A zhvillohen aktivitete të tjera për librin në Kosovë apo me vendet e tjera fqinjë, zoti ministër? Beqiri: Natyrisht bashkëpunimi mes botuesve shqiptarë, qoftë në Kosovë, Maqedoni, në Shqipëri apo në Mal të Zi funksionon. Libra të ndryshëm korrespondojnë mes tyre. Prezantimet e librave janë kthyer tashmë në aktivitete të rëndësishme kulturore kudo nëpër Kosovë. Por një element që duhet përmendur në këtë rast, kur është fjala për bashkëpunimin me shtëpitë botuese, është e drejta autoriale e cila nuk funksionon si duhet dhe nga kjo kemi hezitim të botuesve të ndryshëm ndërkombëtarë apo nga shkrimtarë të njohur që të japin të drejtën e botimit botuesve shqipëtarë. Edhe funksionimi i ligjit mbi mbrojtjen e të drejtave autoriale do të ishte me interes për të ofruar para lexuesve shqiptarë emra të njohur në shkallë botërore si në fushën e letërsisë, të politikës, të shkencës etj.DW: Zoti Beqiri, sa shërben kultura në komunikimin paqësor mes shqiptarëve dhe pakicave të tjera serbe, turke apo rome?Beqiri: Duke marrë parasysh gjuhën universale të artit dhe kulturës, padyshim që forca e këtij segmenti jetësor është e madhe për të ofruar mundësitë e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës. Po ashtu arti dhe kultura kosovare është vlera më e madhe dhe më e çmuar që ne mund të ofrojmë për momentin, meqë historikisht dhe ekonomikisht Kosova nuk qëndron në këmbë të shëndosha

VRUNDUJ KUJTIMESH



Edhe një botim me rëndësi në diasporë

VRUNDUJ KUJTIMESH TË HAMZA HALABAKUT


--------------------------------------------------------------------------------

19 shtaor 2003 / Shkruan: Çerkin BYTYÇI

Ditë më parë, doli nga shtypi monografia kushtuar zhvillimit të Shkollës Shqipe në disa mjedise të Bavarisë Veriore të Gjermanisë, hartuar nga shkrimtari dhe punëtori i palodhshëm i arsimit Hamza Halabaku. Është ky botim i rëndësishtëm që ngërthen historikun shumëvjeçar dhe traditën e punës intensive me nxënësit mërgimtarë në këtë pjesë të Gjermanisë, ku me përkushtim mësohet dhe kultivohet gjuha shqipe.


Nga bankat e Shkollës Shqipe në Bavarinë Veriore deri më tash dolën qindra nxënës shqiptarë të cilët duke mësuar për gjuhën dhe letërsinë shqipe, për historinë kombëtare, gjeografinë e vendit, kulturën muzikore e artin figurativ, thelluan dhe forcuan edhe më shumë ndjenjën e atdhedashurisë, mirkuptimin dhe tolerancën në këtë mjedis të Gjermanisë mike.

Ndërkaq, në këtë libër që ka vlerë të përhershme për historikun e shkollës shqipe në diasporë, në hollësi dhe me kujdes të veçantë, autori flet për rëndësinë e mësimit plotësues për fëmijët e mërgimtarëve tanë dhe faktin se arsimimi dhe edukimi kombëtar janë një nga çështjet më madhore të kombit. Janë për tu çmuar lart përpjekjet e mëdha, sfidat e pareshtura, sakrificat e vetmohimet e atyre bashkatdhetarëve tanë për formimin e shkollës, e cila tashmë ka një traditë të mirë dhe mbi rrënjët e forta e të thella të saj mund të priten suksese edhe më të mëdha.

Është për tu çmuar edhe kontributi i subjekteve arsimore të shteteve përkatëse dhënë shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe, që krijuan parakushte të volitshme duke ofruar lokalin shkollor, mjetet mësimore etj., për nxënësit shqiptarë. Të gjitha këto, autori i këtij libri Hamza Halabaku sikundër edhe aktivitetet e gjithmbarshme të nxënësve shqiptarë në Bavarinë Veriore, i prezenton në mënyrë të detajizuar. Duke u rrëfyer në vetën e parë, në monografinë „Vrunduj kujtimesh“ pasqyrohen edhe vështërsitë e shumta rreth hapjes së shkollave shqipe në diasporë, kontributin e madh të individëve dhe subjekteve gjermane për të mbështetur këtë aktivitet të rëndësishëm shqiptar dhe në përgjithësi për vullnetin e pathyeshëm të nxënësve për të mësuar në gjuhën shqipe.

- Mësimi plotësues në gjuhën shqipe për mërgimtarët tanë është i nevojshëm aq sa edhe buka që e hanë dhe uji që e pijnë. Pa këtë mësim fëmijët e tyre nuk mund të kenë të ardhme të ndritshme. Sepse, nuk mjafton që fëmijët e tyre vetëm të dijnë se janë shqiptarë, por ata duhet edhe të marrin dituri nga gjuha amtare, nga historia e gjeografia kombëtare, arti, kultura dhe tradita jonë e begatshme. Ata nëpërmjet këtij mësimi frymëzohen me atdhedashurinë e pajisen me njohuri që lehtësojnë rrugën e zotimit të tyre për çështjen e mirëfilltë kombëtare, shkruan në këtë monografi H. Halabaku.

Ky libër i posabotuar është i ndarë në disa kaptina që pasqyrojnë rrugën e zhvillimit të shkollës shqipe. Ndërkaq, i ilustruar me mëse tetëdhjetë fotografi, paraqet një material të çmueshëm fotodokumentar që mund të shfletohet dhe lexohet shpesh dhe kudo, për të rikujtuar gjithë punën e madhe të bërë në arsimimin e fëmijëve shqiptarë në diasporë përkatësisht në Bavarinë Veriore të Gjermanisë. Vend me rëndësi zë kontributi i arsimdashësve dhe miqve gjerman të cilët në çdo kohë mbështetën shkollën shqipe.

Njëri nga rezenzentët e këtij libri, Gani Bajrami, në parathënien e shkruar konstaton se autori hamza Halabaku, në këtë libër ka arritur të sjell informacione dhe dëshmi për realitetin e një kohe dhe materiale fotografike që librit i japin peshë dhe vlerë të veçantë. Ndaj, ly libër nuk mund të merret shkurt vetëm si një kronikë e kohës së caktuar, por është një plotësi dokumentare që len gjurmë për ekzistimin dhe funksionimin e Shkollës Shqipe në Bavarinë veriore.

Me këtë botim, autori Hamza Halabaku, kryen njëkohësisht një obligim morqalo-qytetar në ndriçimin e kësaj pjese të historisë sonë reale, duke pasqyruar kontributin e bashkatdhetarëve tanë si prindër dhe përpjekjet dhe sfidat e tyre të pareshtura për formimin e shkollës shqipe.

Libri ka 90 faqe dhe është një botim luksoz, i tëri në teknikën kolor. Sëbashku me monografitë tjera të botuara deri më tash si ajo kushtuar shkollës shqipe në Gjermani, Shkollës Shqipe në Wupertal, Düsseldorf, Gelserkirchen, Neuss, Nürnberg, Rottweil, Tuttlingen etj., paraqet një thesar të çmueshëm për të mbështtur studimet lidhur me diasporën shqiptare dhe aktiviteetet e saj arsimore e kulturore.


--------------------------------------------------------------------------------

Donnerstag, 20. November 2008

lLSHAKSH



URIM NGA LSHAKSH-GJERMANI

PËR TË GJITHË SHQIPTARET KUDO QE GJINDEN: URIME DHE E GËZOFSHI PËR JETË PAVARËSINË E REPUBLIKËS SE KOSOVËS
I LEHTË QOFTË DHEU I KOSOVËS PER TE GJITHË ATA QE U FLIJUAN PËR LIRINË E SAJ.


Tubim kulturorë për nderim të ditës se Flamurit 28 Nëntorit dhe të një vjetorit të formimit të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani


Në sallën e Gemeindehaus të Essen-Werde, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Gjermani dhe Unioni i studentëve të Universitetit të Bochumit dhe Duisburgut u mbajt një tubim i larmishëm kulturor qe përkushtohej dy jubileve të rëndësishme;28 Nëntorit dhe njëvjetorit të formimit të LSHSH në Gjermani.
Tubimin e hapi poeti dhe aktori Liman Zogaj i cili duke ju uruar të pranishmëve këto dy jubile recitoj poezinë “28 Nëntori”,pastaj i dha fjalën kryetarit të LSHSH në Gjermani z. Martin Çuni.
Martini ju uroj të pranishmëve festat dhe foli për rëndësinë e dyfishtë të organizimeve të tilla kulturore, rendësi kanë kur prezantojmë kulturën tonë rrethit ku jetojmë, dhe kultivojmë vlerat e saj te gjeneratat e reja qe po rritën këtu”. Z. Martin Çuni foli edhe për aktivitet e gjertanishme të LSHSH në Gjermani dhe tha “Lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë në Gjermani po i shtohen për ditë e më tepër anëtar të rinj, bilës edhe të tillë qe kanë lindur këtu dhe shkruajnë dhe krijojnë në gjuhen e nënës në gjuhën e ëmbël shqipe,kjo ka rëndësi të madhe për Lidhjen tonë”,pastaj Martini theksoj se ne shqiptarët kemi edhe armiq, armiku ynë me i madh është harresa,prandaj mos ta harrojmë Flamurin,mos ta harrojmë fjalën tonë shqipe. Do të kremtojmë ditën e Flamurit kudo qe jemi,edhe do të u thurim vargje edhe do ju këndojmë këngë, kudo që jemi.
Fjalën e mori poetja Alma Papamihali nga Tirana (anëtare më e re e Lidhjes) e cila foli për historikun e 28 Nëntorit qe nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,Ismail Qemali e deri te ditëlindja e trimit Adem Jashari.
Alma recitoj edhe vargje nga poezitë e Naim Frashërit qe publiku i shpërbleu me duartrokitje frenetike. Sipas një regjie u fikën dritat dhe me ngadalë u hapë perdja, në skenë i ulur këmbëkryq recituesi Musa Mulolli pas një qetësie të shkurtër filloj të recitoj me mjeshtri vargjet nga “Një gjam dëshpërimi” e Gjergj Fishtës. Grupi i valltarëve “Kosova” nga Esseni në koreografinë e arsimtares së muzikës nga Shqipëria z. Lënditë Lulaj e”okupuan” çdo centimetër të sallës duke hedhur valle të përcjellë më muzikën e bukur popullore shqiptare. Pastaj e mori fjalën Teutë Foniqi në emër të unionit të studentëve shqiptarë nga Duisburgu -Bochumi i përshëndeti të pranishmit dhe foli shkurtimisht për historikun e Flamurit tonë kombëtar dhe rëndësinë e bashkimit rreth tij. Pastaj studentja Hyre Sutaj kishte përgatitur se bashku me një grup studentesh këngën “Për Mëmëdheun” ashtu pa muzikë,i dha një imtonim vërtetë origjinal. Në pyetjen e udhëheqësit të këtij tubimi Liman Zogaj se kur kishte ardhur në Gjermani Hyra ju përgjigj”Kam lindur këtu në Gjermani” dhe këndonte aq bukur këngë për Mëmëdheun. Me recitime nga raportuari i krijimeve të tij poetike lexoj Shaban Cakolli.
Pastaj na doli befasia tjetër me një këngëtare të re Rinesa Jashari e cila pa i mbushur ënde të shtatat vërtetë mori duartrokitje të pandërprera dhe me meritë.
Aktori dhe krijuesi Naser Halili recitoj vargje nga “28 Nëntor 1913” te patër Gjergj Fishtës,recitime vërtetë sublime për spektatorin. Me poezi kushtuar disa dëshmorëve të luftës se fundit “Për Lirinë” u prezantua poeti Martin Çuni. Ndërsa poeti Dibran Demaku me poezinë “Ani legjendë ani” prezantimi i tyre poetik vërtetë u mishëruan me fatin e shqiptarëve nëpër histori. Hasan Qyqalla recitoj poezitë “Kosovë fjala ime e fundit” dhe “Kalemi flet shqip”
Dëshmoj se poeti përditë po përsosë veprimtarin e tij poetike me krijime të reja. Befasia e mirë e kësaj mbrëmje poetike ishte edhe poetja Alma Papamihali e cila posa ka botuar përmbledhjen poetike “Nën Tingujt e natës”,prej nga Alma recitoj poezitë “Emigranti” dhe “Tirana ime”. Alma u mirëprit nga të pranishmit dhe stili i saj alegorik në poezi zgjoj ndjenjat e mërgimtarëve të pranishëm. Pal Sokoli pasi uroj për festen e Flamurit dhe njëvjetorin e Lidhjes,uroj qe edhe Prishtina të bëhet sa më shpejt qytet i Flamurit dhe kështu Kosova e pavarur të bëhet edhe një mozaik i bashkimit kombëtar,pastaj recitoj nga “Kambanë e pëlcitur dhembja” poemën “Ne dhe liria” dhe Liman Zogaj recitoj “Kosovë nuk ta mora diellin” nga përmbledhja poetike e tij.
Te gjithë poetet në fund të takimit ju dhuruan nga dhjetë exemplarë te librave të tyre Unionit të Studentëve dhe u zotuan qe të zgjerojnë bashkëpunimin edhe për takime të tjera.

Takimi u mbyllë me një këngë nga Rinesa Jashari dhe të lidhur se bashku në valle qe sinjalizoj përfundimin e një mbrëmje vërtetë kulturore. Poeti Liman Zogaj i cili është përgjegjës për organizime kulturore pranë Lidhjes së shkrimtarëve shqiptar në Gjermani e shpalli të përfunduar këtë mbrëmje të larmishme kulturore.

MESAZH

MESAZH
Pini ujë të freskët
në krojet e Lirisë
Asnjëherë moslini pas dore
Vitete Rinisë.
Mos lakmoni dyer te fatit
Metropoleve të mëdha
Ato për ne nuk janë fate
po sjellin hata!

VIZIONARIT



VIZIONARIT
(Ibrahim Rugovës)
Jeta
hije e vogël
Për ëndrren tonë
të madhe.
Mbyll një portë
hap një dritare
për tëdal
në një moshë tjetër.
ERDHI DITA
T´´mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
Në mungesën tënde.
Dita e dhembjes së madhe
N´shekuj morti
u rritën brezat
duke pritur
të vish ti,
me një fanar ardhmërie
në dorë.
Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të bleruar
në pemën e jetës.
AI iku
Po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd.

KËNGË NË DARDANË




Mesazh nga shaban cakolli prej
KËNGË NË DARDANË
(Metush Krasniqit)
Në Dajkofc
e në Dardanë
anembanë
këndohet një këngë.
Këndon bilbili
majë lisi
për një legjendë
që lindi fisi.
Këndojnë në kor
shkëmbi e lumi
duke rënë nëpër fushë
për Shqiponjën e Krasniqes
në qiellin e kuq të Kosovës.

Dardanë




Mesazh nga shaban cakolli prej
SHABAN CAKOLLI
DARDANË
Diteve me diell
Neteve me hene
nga nje lot ne bebez
Per mallin tend.
Per ujin e gurrave
te Dardanes
me te embel
se gjiri i nenes.
Te dua Toke Dardane
Ç´me vyan jeta
pa pranine tende?
Prane teje te prehem
nder varre
me mbane shpresa
Per Ringjalleje.

5. NËN QIELLIN E HUAJ

Mërgimtari

Larg atdheutlarg shtëpietë shkuan vitetsikur hije
Vetëm agimi i djalërisëhap portën e kujtimeve dhe në fushat e bleruara të vitevenjë çunak këmbëzbathurmbledh Lulenarçizi
E shkurtër është jetasi një shirit celuloidiqë fillon në kujtimedhe mbaron në një beze të bardhënë murin e moshës

Imazhe grisi bryma e flokut tëndngrin e shkrin në lëvizjetë përhershmetë ëndrrës

.Rini e thinjurstacionevepresin e përcjellin vagonat me radhëqë bredhin nga stina në stinë








E ndiej humbjen
Viti shkel vitinpesha biepingul në shpirtin timtretur në mërgim
Një pjesë e diellitm’ është shkëputurnga qielli i bebëz nga hija e lotit timderdhur në dhe të huaj
Nëse unë s’ kthehemhija ime do të bredhë trotuareve të botëspas mallit tim
Për çdo natëe bëj nga një shtegëtim në mendjepër në shtëpipër amanetin e nënëspara se të japë lamtumirënpranverave të ikura pa kthim




Nën qiellin e huaj
Ky qiell mbi rrokaqielldhe jeta jonë drith e miellbrenda mureve të betonitvyshket e pafajnë këtë nënqiell

Deri në asht unë kam acar.dhe duhet të mbulohem me një re të trashë tymiose të pëlcas si tollumbace në duart e një fëmije bonjake gjuajtur nga një shigjetë acari
Zemra ime e mërdhirëdel gjysmëlakuriqn të shëtisë nëpër kopshtin e mbuluar me vesë
Buzë lumit Rajna
Buzë lumit Rajnambi syprinën e ujithijen mallit e ndezatani jam pa hijei lehtë si avullisi një hije malliqë ka rënë mbi ujë
Me shtegtarët
Bashkë me dallëndyshetu nisëmpër një ditë shtegëtimi
Kaluam fushalumenj dhe detrapër ta gjetur folenëe stërgjyshërve pellazg
Kur vinin pranveratdhe bora shkrihej në diell shfaqejstrofulli i lashtënë një dege të tharë


Kur dola prej shtëpisë
Kur dola prej shtëpisëia dhash flakën rinisë
Si qen e tërbuar lehte uriae skamnoritnë dheun e huaj
Erdhi koha për t’ u nisëdhe i thash nënëstë ma varë atë bazybenë qafëqë të më ruajnga syri i keq i mërgimit
Zemra e nënësu vyshk për një minutsiç vyshket lulja nën brymëdhe zemra e mërgimtarit nga malli
Një vaj i padukshëmma dridhi buzëndhe s’ mund të themasnjë fjalë mallipër tokën që po e lë
Jetë e namursot për nesërme rininë e humbur vitevetë njomura me lot
Vitet shënohenme hijeroglifetpër historinë fatkeqetë brezave që po vijnë

Malli për kroin e fshatit
Ngjiten vashat shpatitshkojnë te kroi i fshatittë buta si deleti zbukurojnë beletkur ngjesin kordelet.
Qafat me rruzaren’kostume shqiptareqëndisur me rreze
Kroi i fshatitujë rrjedh teposhtë nga fushatpër t’i çmendur çunatpër t’i joshur çupat
Tani më zgjon etjennë këtë tokë mërgimimalli më djeg shtatitpër kroin e fshatit.
Nënë, moj, nënë
Kur u ndava nga tio nënëqava natën e tërëse kisha mallpër një fjalë tënden
Kur m’i këndoje ninullato nënënë gjoksin tënd.fluturoja në qiell

Më ty për dorehapëroja nëpër oborredhe sot më merr marrë mallitë më marrish përdore.o nënë
Rrudhat e pleqërisësa të hijshme i kishesi vija të dritës të yjeve në qiellnë netët plot hënë
Sa më ka marr mallipër një bukënga dora jote.o nënëpër një bukë misrime shije fëmijërie
Si zgavër lisizemra më është bërëke era fsheh borënpër flokët e mia

Edhe zogjët e malitnëse më thërrasit’ i lot mos lëshoqëndro dhe më pritse do të kthehem një ditë.






Në vizion
Në një kopsht në Osnabrück me një me një dallëndyshe u bëra mik
Zemra bëri benëse do t’ia ruaj folenëderisa të kthehet nga shtegëtimi


Iku duke më përshëndetme krahun e lehtë.zogu i shkretë
Kalon detëra edhe tokatë sjell të falanga Shiroka
N’ ma pashë nënën me lot në sy ajo qanë edhe për ty
Kam një hall
Kam një hallmë të madh se lumime netë të tëra .s'më zë gjumikështu djekështu soti përgjumur nëpër globmbuluar prej luksi
Anonimnë azilpa mik e me myki mbyllur në terrendem nëpër vetëvetenë anonimitet rroje vdes ngapak çdo ditë


6. NGA PEMA E JETËS



I zhdukur
Një gotë verënjë cigaresi në odatshqiptareshuaj mallin e vendliondjes
Pa shtëpi e katandishterg i humburnë stinë vjeshte

Jam shumë largvetë syrgjynme një gotëdhe tym duhanirendis ditëtnë rruzaret e vitit






Kush jemi
Kështu ishtekur jetëbënim me dreqërit
Brejtësit na e grisnindokumentin e identitetittë mos e njohimas shembëlltyrën tonënë ujin e pusit


Na pyesnin: Kush jeni?nga vini?a ke dëshmipër identitet
Ja këtë kartë ndërkombëtarese këtu kemi ardhurnga ferri ynëse jemi në thelborigjinal





Vizionarit
I.Rugovës


Jeta hije e vogëlPër ëndrrën tonë të madhe
Mbyll një portë hap një portëpër të dalë në një moshë tjetër
Edhi ditat’ mbledhim frutet në atë pemë të jetësnë mungesën tënde

Dita e dhimbje se madhe
N'shekuj mortiu rritën brezatduke pritur të vish time një fanar ardhmërie në dorë

Tani një diell i kuqrri varur në atë degë të të bleruarnë pemën e jetës

Ai ikupo një brerore liriendriçon përjetësishtnë atë afresk me portretin tënd


Antihistorike
Sa herë ia shikoj fytyrënmësuesit të historisëmë bëhet se lexoj një pergamenë të lashtëtë zhubrosur nga vitet

. NË FLAKËN E KUSHTRIMIT
Në kërkim të fatit
Znj. Reile Hildebrandt
Sa shumë lustra fjalësh për paqaënpo botës s’ia ndërron fgaqenprej mesjetene historis’ia ndërron kush numrinkësaj fletetë lirbrit të fatit
Karvane të pandaluranëpër rrjeta rrugështë labirinthit në Ballkanjetë insektesh bënin nëpër shekuj
Nga muri kinezderi te Muri i Berlinitnëpër gjurmët e hirinfati shtijohejnga brezi në brez

Edhe sotnën harkun e fatitrrjedh ai lumë i pagjumënjerëzishpër të dalë në atë fushë jeshile të Edenit