Donnerstag, 20. November 2008

5. NËN QIELLIN E HUAJ

Mërgimtari

Larg atdheutlarg shtëpietë shkuan vitetsikur hije
Vetëm agimi i djalërisëhap portën e kujtimeve dhe në fushat e bleruara të vitevenjë çunak këmbëzbathurmbledh Lulenarçizi
E shkurtër është jetasi një shirit celuloidiqë fillon në kujtimedhe mbaron në një beze të bardhënë murin e moshës

Imazhe grisi bryma e flokut tëndngrin e shkrin në lëvizjetë përhershmetë ëndrrës

.Rini e thinjurstacionevepresin e përcjellin vagonat me radhëqë bredhin nga stina në stinë








E ndiej humbjen
Viti shkel vitinpesha biepingul në shpirtin timtretur në mërgim
Një pjesë e diellitm’ është shkëputurnga qielli i bebëz nga hija e lotit timderdhur në dhe të huaj
Nëse unë s’ kthehemhija ime do të bredhë trotuareve të botëspas mallit tim
Për çdo natëe bëj nga një shtegëtim në mendjepër në shtëpipër amanetin e nënëspara se të japë lamtumirënpranverave të ikura pa kthim




Nën qiellin e huaj
Ky qiell mbi rrokaqielldhe jeta jonë drith e miellbrenda mureve të betonitvyshket e pafajnë këtë nënqiell

Deri në asht unë kam acar.dhe duhet të mbulohem me një re të trashë tymiose të pëlcas si tollumbace në duart e një fëmije bonjake gjuajtur nga një shigjetë acari
Zemra ime e mërdhirëdel gjysmëlakuriqn të shëtisë nëpër kopshtin e mbuluar me vesë
Buzë lumit Rajna
Buzë lumit Rajnambi syprinën e ujithijen mallit e ndezatani jam pa hijei lehtë si avullisi një hije malliqë ka rënë mbi ujë
Me shtegtarët
Bashkë me dallëndyshetu nisëmpër një ditë shtegëtimi
Kaluam fushalumenj dhe detrapër ta gjetur folenëe stërgjyshërve pellazg
Kur vinin pranveratdhe bora shkrihej në diell shfaqejstrofulli i lashtënë një dege të tharë


Kur dola prej shtëpisë
Kur dola prej shtëpisëia dhash flakën rinisë
Si qen e tërbuar lehte uriae skamnoritnë dheun e huaj
Erdhi koha për t’ u nisëdhe i thash nënëstë ma varë atë bazybenë qafëqë të më ruajnga syri i keq i mërgimit
Zemra e nënësu vyshk për një minutsiç vyshket lulja nën brymëdhe zemra e mërgimtarit nga malli
Një vaj i padukshëmma dridhi buzëndhe s’ mund të themasnjë fjalë mallipër tokën që po e lë
Jetë e namursot për nesërme rininë e humbur vitevetë njomura me lot
Vitet shënohenme hijeroglifetpër historinë fatkeqetë brezave që po vijnë

Malli për kroin e fshatit
Ngjiten vashat shpatitshkojnë te kroi i fshatittë buta si deleti zbukurojnë beletkur ngjesin kordelet.
Qafat me rruzaren’kostume shqiptareqëndisur me rreze
Kroi i fshatitujë rrjedh teposhtë nga fushatpër t’i çmendur çunatpër t’i joshur çupat
Tani më zgjon etjennë këtë tokë mërgimimalli më djeg shtatitpër kroin e fshatit.
Nënë, moj, nënë
Kur u ndava nga tio nënëqava natën e tërëse kisha mallpër një fjalë tënden
Kur m’i këndoje ninullato nënënë gjoksin tënd.fluturoja në qiell

Më ty për dorehapëroja nëpër oborredhe sot më merr marrë mallitë më marrish përdore.o nënë
Rrudhat e pleqërisësa të hijshme i kishesi vija të dritës të yjeve në qiellnë netët plot hënë
Sa më ka marr mallipër një bukënga dora jote.o nënëpër një bukë misrime shije fëmijërie
Si zgavër lisizemra më është bërëke era fsheh borënpër flokët e mia

Edhe zogjët e malitnëse më thërrasit’ i lot mos lëshoqëndro dhe më pritse do të kthehem një ditë.






Në vizion
Në një kopsht në Osnabrück me një me një dallëndyshe u bëra mik
Zemra bëri benëse do t’ia ruaj folenëderisa të kthehet nga shtegëtimi


Iku duke më përshëndetme krahun e lehtë.zogu i shkretë
Kalon detëra edhe tokatë sjell të falanga Shiroka
N’ ma pashë nënën me lot në sy ajo qanë edhe për ty
Kam një hall
Kam një hallmë të madh se lumime netë të tëra .s'më zë gjumikështu djekështu soti përgjumur nëpër globmbuluar prej luksi
Anonimnë azilpa mik e me myki mbyllur në terrendem nëpër vetëvetenë anonimitet rroje vdes ngapak çdo ditë


6. NGA PEMA E JETËS



I zhdukur
Një gotë verënjë cigaresi në odatshqiptareshuaj mallin e vendliondjes
Pa shtëpi e katandishterg i humburnë stinë vjeshte

Jam shumë largvetë syrgjynme një gotëdhe tym duhanirendis ditëtnë rruzaret e vitit






Kush jemi
Kështu ishtekur jetëbënim me dreqërit
Brejtësit na e grisnindokumentin e identitetittë mos e njohimas shembëlltyrën tonënë ujin e pusit


Na pyesnin: Kush jeni?nga vini?a ke dëshmipër identitet
Ja këtë kartë ndërkombëtarese këtu kemi ardhurnga ferri ynëse jemi në thelborigjinal





Vizionarit
I.Rugovës


Jeta hije e vogëlPër ëndrrën tonë të madhe
Mbyll një portë hap një portëpër të dalë në një moshë tjetër
Edhi ditat’ mbledhim frutet në atë pemë të jetësnë mungesën tënde

Dita e dhimbje se madhe
N'shekuj mortiu rritën brezatduke pritur të vish time një fanar ardhmërie në dorë

Tani një diell i kuqrri varur në atë degë të të bleruarnë pemën e jetës

Ai ikupo një brerore liriendriçon përjetësishtnë atë afresk me portretin tënd


Antihistorike
Sa herë ia shikoj fytyrënmësuesit të historisëmë bëhet se lexoj një pergamenë të lashtëtë zhubrosur nga vitet

. NË FLAKËN E KUSHTRIMIT
Në kërkim të fatit
Znj. Reile Hildebrandt
Sa shumë lustra fjalësh për paqaënpo botës s’ia ndërron fgaqenprej mesjetene historis’ia ndërron kush numrinkësaj fletetë lirbrit të fatit
Karvane të pandaluranëpër rrjeta rrugështë labirinthit në Ballkanjetë insektesh bënin nëpër shekuj
Nga muri kinezderi te Muri i Berlinitnëpër gjurmët e hirinfati shtijohejnga brezi në brez

Edhe sotnën harkun e fatitrrjedh ai lumë i pagjumënjerëzishpër të dalë në atë fushë jeshile të Edenit

0 Kommentare:

Kommentar veröffentlichen

Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]

<< Startseite