Freitag, 21. November 2008

CILA ËSHTË RËNDËSIA HISTORIKE E VITIT1981




Reflektimi i ngjarjeve të vitit 1981Cila është rëndësia historike e vitit 1981?· Në vitin reflektues 1981 shqiptarët nga viset e tyre të robëruara i qartësuan kërkesat e tyre. Ndërkaq, ishte rinia studentore ajo që nisi udhën e lirisë, të cilën e arriti pas tetëmbëdhjetë vjetësh Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Shkruan: Merxhan AVDYLIShqiptarët historikisht kanë pasur perceptime të ndryshme për lirinë, madje shpesh edhe paradoksale. Kjo është pasojë e jetës nën robëri. Mirëpo, fatbardhësisht mbi rëndesën më të madhe historike te shqiptarët e viseve të pushtuara, sidomos te një pjesë e tyre, ka peshuar ndërgjegjja kombëtare për ravijëzimin e lirisë. Kjo vetëdije e ndërtuar ngadalë dhe e sintetizuar ka arritur t’i sublimojë kërkesat për liri, si dhe kërkesat e shqiptarëve për bashkimin e tyre kombëtar.Përpjekjet për fitoren e lirisë te shqiptarët, kanë qëndruar dhe qëndrojnë në brendinë e frymës skënderbegiane, e cila, në vazhdimësi, e ka mbajtur gjallë bindjen se liria mund të fitohet, poqe se përdoren të gjitha mjetet dhe potencialet me të cilat mund të disponojë një popull liridashës.Në historinë tonë më të re ka pasur vite që kanë shënuar kthesa historike dhe kanë sublimuar kërkesat politike dhe kombëtare. Por, viti 1981 është viti i cili shquhet nga të tjerët, sepse pikërisht nga aty nisi rrugëtimi në udhën e largët të lirisë.Historinë tonë kombëtare, paradoksalisht, e ka përshkuar edhe ana e kundërt e kërkesave politike, historike dhe kombëtare të shqiptarëve: ndarja. Që nga periudha e qëndresës skënderbegiane shqiptarët i ka përcjellë ndarja. Edhe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur ishin qartësuar kërkesat për bashkim, ndërhyri peri i ndarjes, që u legjitimua nga Fuqitë e Mëdha të atëhershme.Një histori e dhembshme është viti i 13, i shekullit të kaluar, kur, pak pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, një gjysmështeti, u legjitimua për të satën herë rindarja e trojeve shqiptare. Kjo histori e dhembshme shqiptarët i ka ndjekur edhe gjatë luftërave rajonale dhe të përbotshme, kur me të gjitha përpjekjet për liri dhe bashkim, nuk arritën ta sublimojnë synimin e tyre me shekuj: bashkimin kombëtar.Por, erdhi sërish në shprehje fryma skënderbegiane e kërkimit të lirisë, erdhi viti i ndarjes së epokës, viti, i cili, si asnjë tjetër, u bë shëmbëlltyrë e kërkesave të shqiptarëve për liri dhe pavarësi: viti 1981, njëri prej viteve më reflektues në zhvillimet e mëvonshme politike në dhe rreth Kosovës. Në vitin reflektues 1981 shqiptarët nga viset e tyre të robëruara, i qartësuan kërkesat e tyre. Ndërkaq, ishte rinia studentore ajo që nisi udhën e lirisë dhe atë e arriti pas tetëmbëdhjetë vjetësh Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Viti 1981, që ka mbetur në kujtesën më të re historike të shqiptarëve, te Shqiptarët janë ende në udhë, kërkesat e tyre ende nuk janë të përmbushura plotësisht, synimet e tyre bashkuese, të gjakuara që nga epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit, të vazhduara me Lidhjen e Prizrenit, me Ditën e Flamurit, me pranverën e tetëdhjetë e njëshit, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës - ende kanë mbetur të parealizuara deri në fund. Të duhej qartësuar edhe nga ana zhvillimore e atyre ngjarjeve, ku si pikë nismëse ishte 11 marsi 1981, ditë kjo që shënonte vetëm fillimin e asaj që kishte ndodhur më vonë.Para 27 vjetëve reagimet lidhur me këto ngjarje ishin të ndryshme. Populli përkrahte fuqimisht ngjarjet, ndërsa pushtetarët vasalë të Kosovës ato i kishin cilësuar si "armiqësore", bazuar në kualifikimet jugosllave për ato ngjarje. Me gjithë dhunën ndaj atyre ngjarjeve dhe bartësve të tyre, pushteti jugosllav nuk arriti të bëjë asgjë në parandalimin e vazhdimësisë. Përkundrazi, ato u fuqizuan pas disa ditëve, sidomos më 26 mars, 1, 2 e 3 në Prishtinë e në gjithë Kosovën.Qartësia e kërkesave ishte ajo që tmerronte pushtetarët jugosllavë dhe vasalët e tyre në Prishtinë, kërkesa të cilat sipërfaqësoheshin nëpërmjet parullave që kishin një bosht te parulla “Republikë Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”.Cila është rëndësia historike e vitit 1981?


zgjodhi-Shaban Cakolli-cakaj07

0 Kommentare:

Kommentar veröffentlichen

Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]

<< Startseite