Dienstag, 25. November 2008

KADRI MANI

Elita Kombëtare
Abas Fejzullahi: Shënime të shkurtëra mbi jetën dhe veprimtarinë e z. Kadri Mani
E marte, 25-11-2008, 02:05pm (GMT)

SHËNIME TË SHKURTËRA MBI JETËN DHE VEPRIMTARINË E Z. KADRI MANI

Nga Abas Fejzullahi

Kadri Mani i përket asaj plejade të revolucionit të Kosovës, që veprimtarinë e tyre e filluan shumë herët dhe me guxim e vendosmëri, vazhdojnë edhe sot, për të realizuar të drejtat e popullit, për të fituar Kosova lirinë e pavarësinë.

Në këtë shkrim të shkurtër, me rastin e ribotimit të poemës "FALË TË QOFTË GJAKU!", po përmendim se Kadri Mani është i lindur më 23.1.1937, në katundin Makreshi i Poshtëm, komuna e Artanës (Novobërdës), në një familje të ndershme, arsimdashëse e atdhetare. Është i martuar, baba i tre fëmijëve, të shkolluar, të martuar e të rregulluar. Kadriut iu dha mundësia të shkollohet dhe të bëhet magjistër i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare. Duke e kuptuar thellë robërinë dhe shfrytëzimin e popullit shqiptar në Jugosllavi, ai hyri në rrjedhat e luftës ilegale në lëvizjen atdhetare e revolucionare të Kosovës. Me qartësinë e tij, sigurinë, ndikimin e tij, ai bëhet një ndër intelektualët popullorë revolucionarë, që gjithë qenien e tij e vuri në shërbim të popullit. Ka qenë i dënuar politik me 25-vjet burgim, prej të cilave i ka vuajtur 17-vjet, me tri përsëritje, në këto burgje: Prishtinë-Mirtovicë-Pejë-Beograd-Pozharevc-Nish-Leskovc-Dob-Maribor-Zagreb-Lubjanë.

Në planin e krijimtarisë letrare-gjuhësore-publicististike, qëndrojnë të dhëna:

Është magjistër i gjuhës në pension, hulumtues shkencor për doktoraturë. Aktualisht është Kryeredaktor te revista “Shqipëria etnike” dhe te Zemra Shqiptare (www.zemrashqiptare.net), aktor teatri.

Deri më tani ka botuar këto libra:

1."Shqipja e Lartësive" (kurorë sonetike), 1988; 2."Falë të qoftë gjaku!" poemë: tash ribotim i korrigjuar dhe i plotësuar), 1997; 3."Nënë Tereza e Shqipërisë" (kurorë sonetike) 1998; 4."Shqiptarët janë atje!" (Publicistikë) 1999; 5."Nuset tona" (Roman: tash i dramatizuar nga artisti i famshëm zotni Sylejman Lokaj), 2003 ; 6. “50-VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR” bashkautorë Kadri Mani & Shukrije Bunjaku-Mani ;- ka mbi dhjetë vepra në dorëshkrim.

Email: kadrimani@hotmail.com

0 Kommentare:

Kommentar veröffentlichen

Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]

<< Startseite