Freitag, 21. November 2008

POETI DHE VEPRIMTARI YNË-MERXHAN AVDYLI




Merxhan Avdyli
Merxhan AvdyliMerxhan Avdyli, ka lindur më 7 janar 1961 në Sadovinë të Jerlive të Vitisë. Ka kryer studimet per Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës.Ka bashkëpunuar me një numër të madh gazetash e revistash, në të cilat i janë botuar shkrimet e shumta letrare, eseistike, publicistike, gazetareske. Gjatë viteve 1991-1993 ka qenë bashkëpunëtor i revistave “Fjala” dhe “Zëri”. Ka qenë redaktor (redaksia në Kosovë) i revistës i “Zëri i Kosovës” që dilte në Zvicër (1993-1997) dhe redaktor i dyjavores “Bashkimi sindikal” (1997-1998).Pas luftës ka qenë redaktor në radion “Kosova e lirë” (1999-2000); redaktor i javores “Zëri i Kosovës” (2000); kryeredaktor i revistës “Ardhmëria” (2001); redaktor përgjegjës i të përditshmes “24 orë” (2002).Nga marsi i vitit 2002 deri në dhjetor të vitit 2004, ka punuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në postin e këshilltarit të lartë politik. Nga dhjetori i vitit 2004 deri më 9 janar 2008 ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës.Gjatë viteve të studimeve deri në burgosje (18 prill 1981) ka qenë aktiv në lëvizjen studentore, që ishte bartëse e ngjarjeve vitit 1981. Pas daljes nga burgu (29 nëntor 1999) është aktivizuar në politikë.Merret aktivisht me letërsi. Shkruar poezi, prozë, kritika letrare, ese etj. Shkrimet e para letrare, poezi, i ka botuar nga fundi i viteve te shtatëdhjeta në javoren “Zëri i rinisë“ dhe në gazetën studentore “Bota e re“.Ka bashkëpunuar me një varg gazetash dhe revistash, te ke të cilat ka botuar poezi, tregime, recensione, pastaj ese, artikuj të ndryshëm gazetaresk, reportazhe, fejtone e shkrime të tjera publicistike.
Deri tash ka botuar këto libra:
Libri i lirisë (poezi, bashkautor), “Zëri”, Prishtinë, 1991.Fati i flijuar (poezi), “Fjala”, Prishtinë, 1994.Shpërfillësi i madh (poezi), “Brezi 81”, Prishtinë, 2004.Letra nga burgu – Libri i censuruar (epistolografi, bashkautor), “Brezi 81”, Prishtinë, 2004.Sprova zbuluese të poetikës, (kritikë letrare), “Brezi 81”, Prishtinë, 2005.Studime për Agolin në Kosovë (përmbledhje studimesh nga autorët kosovarë për veprën e Agollit), Argeta LMG, Tiranë, 2006.Fat i pakryer (poezi), Argeta LMG, Tiranë, 2006.
Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Jeton në Prishtinë.

0 Kommentare:

Kommentar veröffentlichen

Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]

<< Startseite