Montag, 25. Mai 2009

RIZAH SHEQIRI NË REVISTAT SUEDEZE

Rizah Sheqiri prezentohet në revistën letrare ”Groblad”


Këto ditë ka dalë nga shtypi revista letrare ”Groblad” 1-2009 e cila këtë herë në faqet e saj sjell tri poezi të Rizah Sheqirit në gjuhën suedeze. Poezitë e botuara në këtë numër të revistës janë: ”Tash i besoj përrallës”, ”Jetim” dhe ”Dashuria e parë”.

Për çdo vit nga Klubi i krijuesëve letrar të rajonit të Blekinges në Suedi botohen katër numra të revistës letrare ”Groblad”.

Poeti ynë Rizah Sheqiri përveç që është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë (Sveriges Författrförbund), pastaj anëtar i Qendrës së Shkrimtarëve të Jugor të Suediësë (Författare Centrum Syd) është edhe anëtar i Klubit të Krijuesëve Letrar të Blekinges (Skrivarkluben i Blekinge) një klub letrar ky me traditë shumëvjeçare e i cili këto ditë me një manifestim letrar shënoi përvjetorin e 45-të të themelimit.

Kthehu | 20.05.2009
Rizah Sheqiri prezentohet në revistën letrare ”Groblad”

0 Kommentare:

Kommentar veröffentlichen

Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]

<< Startseite