Sonntag, 9. August 2009

STREZOVCI


PËRURIME FSHATRAVE RRUGË TË REJA(KRILEVA)
JU NJOHIM ME FSHATRAT TONA

Njeri nder fshatrat e komunes se Dardanes(ish-Kamenices) eshte fshati Strezovc.Ky fshat kishte si prioritet nje zhvillim me cilesor nga se si begati kishte pasurine nentoksore te Sintermagnezitit.Kjo xehe nxirrej ne Strezovc dhe bartej ne Dardane,dhe kjo ndihmoj asfaltimin e rruges Dardane-Strezovc.Si rezultat i kesaj rruge te asfaltuar edhe autobusi qarkullonte disahere ne dite dhe u mundesonte shkuareje-ardheje punetoreve te ketij rrethi dhe nxenesve qe mesimet i ndiqnin ne Dardane.Strezovci kishte shkollen e plote fillore, mesimin te cilin e ndiqnim edhe ne nga se ne shkollen tone ne Krileve kishte vetem kater klase te fillores.Nxenesit qe udhetonin nga Krileva,Kremenata,Gregjeniku….. benin nje mesim ne kushte mjaft te veshtira,nga se udhetonin me se14 km rruge ne dy drejtimet.Ne Strezovc kishte edhe nje ambulance,me teper shitore mallerash te produkteve te ndryshme dhe i lehtesonte nevojat e banoreve te fshatrave per rreth,aty ishte edhe nje biblioteke shkolle,posta,nje sharre per perpunimet e drurit…..Sot Strezovci thuajse ka ngelur ne vend numerim,ka kohe qe nuk jane investuar mjete per asnje zhvillim te ketij fshati,rruga e asfaltuar eshte demtuar shume,nuk eshte meremetuar,xeherorja thuaj se eshte ne mbyllje e siper nga se xehja e nentokes thuajse eshte nxjerrur e tera,shume banore te papunesuar,disa prej tyre jane shperngulur.Sot Strezovci ka mbetur nje fshat i vjetruar,me pamje te mjegulluar ndertimi,vend i cili meriton qe organet komunale te i japin nje hov zhvillimi mirepo si duket ka rene ne vesh te shurdher.Zeri i Strezovcit therret per nje rindertim,ndofta dikush do te e degjoi.20906790.jpg

0 Kommentare:

Kommentar veröffentlichen

Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]

<< Startseite