Samstag, 10. Oktober 2009

REAGIM NDAJ NJË SHKRIMI TENDENCIOZ

NgaAsllan Dibrani



Reagim kundër shkrimit tendencioz të Halil Matoshit

për kryeministrin e Shqipërisë zotin Sali Berishën



Asllan Dibrani

Asllan Dibrani




Koment:

Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës reagim kundër

Analistit Halil Matoshit



Zotëri analist Halil Matoshi, Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha gëzon një simpati të kosovarët duke u mbështetur në gjuhën e argumenteve që ndriquan në të gjithë sferat e hapsirës shqiptare, argumentoj vetën si një politikan i pa krahasueshëm në reformat dhe ndryshimet që i bëri Shqipërisë, një politikan siq është Berisha në sinjalet e një lideri të vetëm të kombit është shumë e natyrëshme që shqiptarët e Kosovës kanë shprehur emocionet e veta edhe rrugëve të kosovës siq thuani ju si një tribun duke e pritur me dhurata dhe dekorime etj. Jehoi me një reflektim të fuqishëm prezenca e viztës së Sali Berishës në Kosovë duke i përmbushur vyrtytet e një patrioti ,burrshteti,intelektuali,shkenctari dhe një arkitekti ma të spikatur dhe ma të merituar i kauzës shqiptare siç ceku edhe kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaqi në deklaratën e tij pranë mediëave.Zoti analist Halil Matoshi në çdo vend të botës universiteti është çerdhja e vetëdijës ku pregaditën kuadro të shkencës, kulturës, artit politikë etj ,me një fjalë është koka e trupit të çdo populli prandaj edhe Universitetin e Prishtinës e rangojë si të këtillë,ku baza thmelore e prishëjes së themeleve të ish Jugosllavisë ,pikërisht këtu u fillua në Universitetin tonë të Prishtinë,prandaj zoti Berisha pikrisht nga ky Universitet u dekorua për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në Arsim dhe Shkencë edhe për çështjen shqiptare, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë titullin më të lartë që ndan Universiteti i Prishtinës - “Doctor Honoris Causa”.Zoti analist sipas jush Universiteti i Prishtinës duhet të gjykohet për këtë gjest qe ju bë Dr. Sali Berishës një nderë, me një pritëje madhështore duke e vlerësuar me figurat ma të ndritëshme,duke e krahasuar edhe me figura ndërkombëtare qe vetëm njerëzve të kalibrit të tij janë dekoruar ma parë nga Universiteti i Prishtinës.

Për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për çështjen shqiptare e në veçanti për Kosovën e pavarur e demokratike, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroj kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën me“Medaljen e Artë të Lirisë”.Kryeministri i Shqipërisë u nderua edhe me një mirënjohje" Qytetar nderi i qytetit të Prizrenit" në qytetin historik të Prizrenit një qytet që la gjurmët e veta në interesin kombëtar.Dr. Berisha pos suazave të kornizës shqiptare me dhjetra mirënjohje ,dekorime dhe falmnderime mori edhe nga popujt tjerë të arenës ndëkombëtare.




Presidenti Sejdiu dekoron kryeministrin

e Shqiperisë Dr.Sali Berishe nme“Medaljen e Artë të Lirisë”


Kryeministri Berisha e pranoi këtë medalje pas një fjalimi që mbajti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne. Ai tha se “Medalja e lirisë” përbënë një akt krenarie, për të gjithë kontributin që qytetarët e Kosovës kanë dhënë për lirinë e kombit, për lirinë e rajonit dhe më gjerë.Pastaj zoti analist edhe këtë gjest sipas teje duhet të gjykohet sepse zoti Berisha pos elektoratit në zgjedhëjet në Shqipëri që i fitoj ky po del vetvetiu nje tribunë kombëtar dhe një lider i moderuar e jo siq e quani ju në formë cinike një politikan tip veriu, ku ju bëni një ndasi krahinore, sepse ai dha maksimumin e një intelektuali në proprcion me rrethanat e sistemit shoqëror që trashigoj Shqipëria pas sistemit komunist,

Dr.Sali Berisha vlersohet si politikan i suksesëshëm pas aq kunderthënjeve te mbarëvajtjes së zhvillimeve në Shqipëri.Ju zotëri Matoshi i vlerësoni emocionet e atdhedashurisë të theksuara pranë publikut kosovar nga Berisha për çështje kombtare si folklor, prap eshtë gabim i juaj se Berisha është një promotorr i zhvillimit të Shqipërisë një kohësisht edhe i zhvillimit të Kosovës vetëm më rrugën që solli deri në Kosovë nga Durrës, ai bëri një kryevepër për kombin shqiptar.



Zoti Berisha thej murin ndër shqiptarë më vëllaun e vogë Hashim Thaqin



Ndikoj në fushën ekonomike, politike dhe kulturore në të dy anët e kufirit.Për dobësitë e qeverive tona në Kosovë ,për korrupscionin dhe keqmenagjimin Berisha nuk mbanë përgjegjësi ,ai arriti ta ndali korrupcionin dhe bëri reforma të mëdha në Shqipëri.



Shprehje e Berishes zero tolerancë ndaj

krimit të organizuar



I arrestoj grupet kriminale anembanë botës që kryen vepra kriminale në Shqipëri.Zoti analist ti gjykoje mosfunksionimin e gjendëjes politike dhe juridike në Kosovë që para syve tu sillën vërdallë hajnat ,korrupcioni dhe kriminelët dhe e zvarrisin sovranitetin dhe integritetin e Kosovës drejt integrimit në arenën ndërkombëtare,dhe hecjes përpara sipas propozimeve të njerëzve me pikëpamje kombëtare siç eshtë Zoti Sali Berisha.Sa i perket deklaratave të zozit Berisha që ju kanë tremb aq shumë juve që po mbesim jashtë Evropës mos u merakos se kjo politikë evropiane na ndau në 5-6 shtete në Ballkan!

Politika ndër kombëtare që është duke e ndjekur Berisha me stafin e vet janë të arritura të pa mohushme se ne saje të politikë së Berishes sot Shqipëria u radhit në shtetet ma të fuqishme në kuadrin e Natos ,shtete me një siguri të plotë ndërkombëtare.
Mardhënjet me fqinjët siç theksoni zoti analist sipas jush duhet ti pëmirësojmë me Malin e Zi dhe me Maqedoninë po si mund të pëmirësohen mardhënjet me këto shtete pa kurfar kushtzimi paraprak që vëllezërit tanë nuk i gëzojnë të drejtat elementare në këto shtete si rast konkret Maqedonia artificiale pa as një element nacional të shtetësisë , as sllavë kompleht,as bullgarë kompleht as grekë kompleht me një "nacionalitet " asnjëjs dhe të dyshimt,me një histori 60 vjeçare e themeluar me rastin e themelimit të ish Jugosllavisë pas luftës së dytë botërore, e sot ta cenon preiardhjen tënde si komb ndër ma të lashtit e rajonit. Si more zotëri Matoshi sipas jush rrjedh mendimi që t'ju kërkojmë edhe falje fyerjet që na u bënë botërisht para pak ditësh nga Enciklopedia sllavomaqedane duke e nxitur provokimin ma të rënd të destabilizimit në rajon.Zoti Berisha poenat ma të mëdhaja që i perfiton si politikan është se nuk rrin qingj pran faktorit ndërkombëtar as kukull kur është në pyetje interesi kombëtar siç ishte rasti i shprehur gjatë kësajë vizite se“Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të ndryshme, por një komb. Nuk ka askund dy kombe shqiptare, dy kombe serbe dy kombe kroate etj. Por, ato nuk janë vende të huaja dhe ky koncept duhet të largohet, jemi vëllezër”të një gjaku ,kulture dhe gjuhe .Boll ma që ta luajm rolin vetëm duke u mbrojtur pran fqinjve sllav me agresivitetin e tyre erdhi ngushtimi i trojeve shqiptare besoj se e din edhe ti dhe çdo shqiptar!Zoti Halili këto koncepte dhe qëndrime të lidershipit shqiptar i trembin vetëm zyrtarët e Rusisë dhe të Serbisë siq quan pluhr këto ditë pë vizitën e Sali Berishës në Kosovë e jo kurrësesi miqët tanë amerikan dhe shtetet aleate që e njohën pavarësinë e Kosovës .




Ta mbrojmë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe qotfshin të

bekuar këta dy popuj me një miqësi historike.






image001.jpg image001.jpg
33 K Anzeigen Nach Viren suchen...

0 Kommentare:

Kommentar veröffentlichen

Abonnieren Kommentare zum Post [Atom]

<< Startseite