Dienstag, 28. Juli 2009

KREMTIM DINJITOZ I DITES SE KOMUNES SE DARDANES

KREMTIM DINJITOZ I DITËS SË KOMUNËS SË KAMENICËS
E enjte, 18 Qershor 2009 15:26 Zyra për Informim

Kamenica të enjten ishte veshur me petkun festiv. Kremtja e madhe, Dita e Çlirimit të kësaj komune, është festuar me manifestime të shumta në 10-vjetorin e saj. Një delegacion i përbërë nga strukturat udhëheqëse të Komunës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, deputet të KK-së, përfaqësues të subjekteve politike dhe qytetarë të shumtë, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh mbi Varrezat e Dëshmorëve dhe lapidarët në Kamenicë në të cilat janë skalitur emrat e dëshmorëve të lirisë, emrat e atyre që u flijuan për lirinë e këtij vendi.



Aktivitetet festive filluan me mbledhjen solemne të Kuvendit Komunal, e cila u mbajt nën drejtimin e Kryetarit të Komunës z. Begzad Sinani. Me këtë rast, kreu i Komunës së Kamenicës, z. Sinani, duke përshëndetur të pranishmit tha:

Të nderuar Qytetarë të Komunës së Dardanës!
Familje të dëshmorëve dhe ju veteran të luftës së UÇK – së!
Policia e Kosovës!
Faorca e Sigurise se Kosoves!
Perfaqesues te KFOR-it!
Zonja dhe zotërinj.

Sot është një Ditë e Madhe, një ditë historike për Komunën e Kamenicës dhe qytetarët e saj. Sot kremtojmë Ditën e Komunës, përvjetorin e 10 –të të Çlirimit të Komunës. Këtë ditë, këtë përvjetorë e bënë më madhështore Shpallja e Pavarsisë së Kosovës dhe pervjetori i pare i Kushtetutes se Republikes se Kosoves. Sot pra Republika e Kosovës udhëhiqet nga akti më i lartë juridik Kushteta e Republikës së Kosovës.
Të nderuar të pranishëm!
Është nder dhe privilegj që ishim dhe jemi në shërbim të aspiratave të qytetarëve te Kosovës, në shërbim të realizimit të endrrës me shekuj e dekada.
Për këtë u jemi gjithmon mirënjohës Dëshmorëve të Kombit, djersës dhe sakrificës së qytetarëve të Kosovës. Gjenerata të tëra të qytetarëve të Kosovës kanë dhënë gjithçka nga jeta e tyre për të arritur në këtë ditë historike.
Shumë prej tyre nuk janë më në mesin tonë dje kujtimi për ta, gjithmonë do të qëndrojë në themelet e shtetit tonë. (kam pasur emocione se dja kam pranuar një pano me fotografi nga viti 1984 ku janë të vendosur dëhomrët e kombit të cilët kazamateve të ish jugosllavisë nuk kanë arritur të dalin nga dera e tyre. Dhe të gjithë ata deri në vitin 1984 ishin dënuar për Republikën e Kosovës. Kujtimi për ta gjitjhmonë do të çëndrojë në themelet e shtetit tonë. Ne I kemi dhënë një kuptim fuqiplotë ditës së komunës dhe shtetit të pavarur të republikës së Kosovës).
Ne sot, 10 vjet pas qershorit të lavdishëm të vitit 1999 ne kemi arritur në këtë cak dhe i kemi dhënë kuptim të plot lirisë së vendit tonë, ne i kemi dhene një kuptim fuqiplot Ditës së Komunës, SHTETIT TË PAVARUR DHE SOVRAN TË KOSOVËS.
Të nderuar delegat dhe te pranishem! Zonja dhe zotërinj,
Puna në ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve shtetërore është detyra e ditës.
Në këtë rrugë kontributi dhe puna merr një dimension të ri, të dijës, profesionalizmit dhe kryerjes së obligimeve dhe përgjegjësive.
Sot pas 10 viteve janë bërë të arritura dhe përparime të shumta në të gjitha fushat në infrastrukturë rrugore, ndërtimi i shkollave të reja, ambulancave, urave, progres te demokracise, etj. Sot Komuna e Kamenicës është në agjendë të Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, në agjendë të donatorëve të ndryshëm vendore dhe nderkombetare.
Të nderuar pjesëmarrës! Sot ëndrrat tona jane bëre realitet.
Puna jone e mëtutjeshme nuk është edhe e lehtë, ne do të përballemi me sfida të reja.
Sfida, beteja kryesore tani është zhvillimi i vendit.
Në tërë këtë rrugëtim dhe proces kompleks, për asnjë moment, nuk duhet të harrojmë se kishim përkrah miqtë tanë ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Qytetarët e Komunës dhe Qetetarët e Kosovës u shprehin mirënjohje dhe i falënderon përgjithmonë.
Te nderuar Qytetarë! Zonja dhe zotërinj!
Në fund më lejoni që t`i përgëzoj të gjithë qytetarët e Komunës së Dardanës (Kamenicës ) për Ditën e Madhe, Ditën e Çlirimit të Komunës.
Falënderoj të gjithë qytetarët e komunës tonë për mbështetjen që po tregojnë në ngritjen, funksionimin e institucioneve komunale.
Apeloj të gjithë pa dallim që të kontribojmë në ruajtjen, ngritjen dhe funksionimin e institucioneve shtetërore, kështu ne respektojmë mbrojtjen e vlerave tona njerëzore dhe institucionale. Besojmë shumë në energjinë dhe vullnetin e qytetarëve të komunës sonë në krijimin e vlerava standarde të botës së përparuar dhe demokratike e të civilizuar.

Ju faleminderit dhe urime Dita e Çlirimit të Komunës!

Në vazhdim fjalën e mori, këshilltarja e KK-së zonja Nexhmije Kallaba, e cila fillimisht i përshëndeti të pranishmit duke evokuar kujtime nga imazhet e ditës së çlirimit të qytetit të Kamenicës. Ajo theksoi se pas dhjetë viteve, po më 18 qershor, jemi tubuar për të përkujtuar luftën heroike të bijëve tanë më të respektuar dhe më të devotshëm, por njëkohësisht t’u përcjellë mesazhe kuptimplote: kujtimin, nderimin dhe falënderimin për veprën, sakrificën dhe heroizmin e dëshmorëve.

Miku nga Tygjeci tashti me vendbanim në Bursa të turqisë z. Krivaqa para qytetarëve të Kamenicës dhe Këshilltarëve komunalë me emocione të papërshkruara u shpreh se si tre vjeçar është detyruar me familje të shpërngulet nga trojet tona nga zullumi siç tha ai.

“Sot jam shumë i lumtur që jemi të gjithë bashkë për ta festuar Ditën e Çlirimit të Komunës dhe ja pas sa viteve prap jemi të bashkuar. Përhajër ju qoftë pavarësia dhe kur vini në Bursa mos thoni se nuk keni ku të shkoni…se shtëpinë time e keni të hapur kurdo që të vini. Sot ju tash e tutje keni obligim që ta zhvilloni shtetin e Kosovës dhe ta bëni atë të ndihen të gjithë rehat”, ishin fjalët e fundit të bashkëatdhetarit nga Bursa e Turqisë z. Krivaqa.

Më pas kryetari Sinani ka falënderuar publikisht z. Xhevdet Isufin që ka shpreh gatishmërinë për të ndihmuar dhe ta zbukuruar hapësirat e Varrezave të Dëshmorëve. "Dhe sot kur kemi bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve kemi parë dhe jemi ndier më komod për shkak të rregullimit impozant të parkut të varrezave. Edhe një herë publikisht falënderoj z. Xhevdet Isufin për kontributin e dhënë në këtë memorial".

Me një fjalë rasti takimin e ka përshëendetur edhe baci Rexhep Berisha babai i heroit kombëtar Nuhi berisha i cili tha se Kamenica dhe Gjilani ka qenë prijetarë për çdo gjë, qoftë për punë ashtu edhe për demonstarta dhe luftë. Andaj kërkoj që këto dy vende të punojnë më shumë për ta ndërtuar vendin.

Dhjetëvjetori i Çlirimit të Komunës së Kamenicës, është shënuar edhe me një varg aktivitetesh kulturo-sportive. Me këtë rast është shfaqur drama "Shtatë Shaljanët" si dhe janë zhvilluar gara në futboll të vogël kurse në manifestimin qendror është dhënë një koncert me këngë folklorike ku mysafire speciale ishte Shkurte Fejza. Ndërkaq, për të rinjt e qytetit është dhënë një koncert të performuar nga grupi i mirënjohur kosovar “NRG Bend”. Festa ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pjesëmarrja e qytetarëve në koncertet e mbrëmjes ku ka performuar Shkurte fejza dhe më pas “NRG BEND” ka ndezur atmosferën deri në orët e vona

Dhjetëvjetori i Çlirimit të Komunës së Kamenicës, është shënuar edhe me një varg aktivitetesh kulturo-sportive si: promovimi i librave Gjimnazi “Ismail Qemali” i Kamenicës (1964-2007 tw Mr.sc. Xhavit Kryeziu dhe libri “Falë të qoftë gjaku” të Kadri Osmanit.


Me këtë rast janë zhvilluar gara në futboll të vogël ku ekipi nga Dajkoci ka mundur me ekzekutimin e penalltive ekipin nga Strezoci, kurse takimi në kohën e rregullt është përmbyllur me rezultat të barabartë 3:3. Fituesit kupën e turneut ia ka ndarë Kryetari i Komunës z. Begzad Sinani, duke e vlerësuar këtë turne në futboll të vogël si të suksesshëm ku gjatë disa javëve është zhvilluar një futboll cilësor dhe ku kanë marr pjësë një numër i madh i qytetarëve të komunës.


Kurse në manifestimin qendror është dhënë një koncert me këngë folklorike ku mysafire speciale ishte Shkurte Fejza, këngetarët nga komuna jonë: Nazmije Demolli, dueti Hetem Matoshi dhe Selman Maliqi, Nevrije Demolli dhe mysafir nga shoqëria Kulturo artistike nga Medvegja që kanë pasuruar mbrëmjen folklorike.


Ndërkaq, për të rinjt e qytetit në orën 20:00, është dhënë një koncert të performuar nga grupi i mirënjohur kosovar “NRG Bend”. Pjesëmarrja e të rinjve në këtë koncert ka qenë impozante dhe hapësirat e shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati”, kanë buqitur nga gëzimi dhe vallja e të rinjve. Nga ky gëzim dhe hare i të rinjve nuk ka munguar t`i bashkohet kësaj hareje edhe Kryetari i Komunës z. Begzad Sinani i cili së bashku me të rinjt e qytetit ndau gëzimin.


Festa është përmbyllur deri në orët e vona të mbrëmjes, ku me të drejtë mund të thuhet se ja ka vlejtur të jesh pjesëmarrës i manifestimit për Ditën e Çlirimit të Komunës.

PISHTARI I ARSIMIT XHAVIT.K.Kryeziu

Xhavit Kadri Kryeziu u lind më 24. 4. 1943 në Rogaçicë, komuna e Dardanës (Kamenicës). Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, Normalen në Gjilan (1965), ndërsa ShLP-në, Dega e Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Prizren (1968). Fakultetin për të njëjtën degë e kreu në Prishtinë (pa shkëputje nga puna), Shkollën e Oficerëve Rezervë- Dega e Artilerisë Tokësore në Zarë të Kroacisë e që pas mbajtjes së praktikës ushtarake në Slloveni, merr gradën e nëntogerit dhe pastaj magjistroi në Fakultetin e Mbrojtjes Popullore. Në detyrën e mësuesit e arsimtarit ka punuar në shkollën e vendlindjes në vitet 1965-1973 (me ndërprerje). Në vitet 1973-1978 punoi në detyrën profesorit për lëndën e Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Gjimnazin e Dardanës. Në vitin 1978 emërohet kryeshef në Organin e Mbrojtjes Popullore të kësaj komune, ku punoi deri në vitin 1988. Në qershor të këtij viti pushteti serb filloi fushatën e largimit të punëtorëve shqiptarë nga puna, duke filluar nga këto organe, e kështu u veprua edhe ndaj tij që më se një vit mbeti pa punë. Në vitet 1981-2001 ka ligjëruar lëndën e Mbrojtjes Popullore në Fakultetin Teknik të Prishtinës, Dega e Makinerisë, në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm, pra, deri kur hiqet kjo lëndë nga programi mësimor. Që nga viti 1989 punon në Gjimnazin “Ismail Qemali”, ku punon edhe tash dhe jeton në Dardanë. Krahas punës është marrë edhe me shkrime. Deri më tash ka botuar më se 20 punime nëpër gazeta dhe revista, nga fusha e historisë, gjuhësisë dhe letërsisë. Deri tash ka botuar keto libra:

-SHKOLLA FILLORE "METUSH KRASNIQI" E ROGANES, 1945- 2000; Me bashkautor, botuar me 2001 (300 faqe),
- SHKOLLA FILLORE "METUSH KRASNIQI" E ROGANES, 2000- 2005 (II); Me bashkautor, Gjilan, 2006 (216 faqe),
- PISHTARET E SHKOLLAVE SHQIPE NE DARDANE (KAMENICE) I, Gjilan, 2006 (126 faqe) dhe
- PSIHTARET E SHKOLLAVE SHQIPE NE DARDANE (KAMENICE) II, Gjilan, 2007 (102 faqe).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://albaone.top-board.com/

DEMOSTATAT STUDENTORE te 30 dhe 31 majit 1989


Demonstratat studentore të 30 dhe 31 majit 1989…

Sylë Ukshini
Sylë Ukshini

… ngjarje të shënuara në historinë e lëvizjes demokratike shqiptare

Statusi dhe të drejtat e shqiptarëve

Ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë përbejnë një kthesë historike në historinë e shqiptarëve të Kosovës, të cilët që nga shpërbërja e Perandorisë Osmane mbetën nën regjimet represive të Beogradit. Pranvera e vitit 1981 tronditi sistemin federalist jugosllav dhe shembi iluzionet e “zgjidhjes shembullore “ të bashkëjetesës së popujve në shtetet shumëkombëshe të Lindjes. Shqiptarët dhe kroatet qenë të parët që i treguan botës se “federalizmi shumëkombësh“, i këtyre vendeve nuk funksiononte siç propagandohej, sepse liria dhe mirëqenia e një pale sigurohej në kurriz të nënçmimit dhe shfrytëzimit të palës tjetër. Kosova i tregoi botës perëndimore se çështjet nacionale ende nuk janë futur në arkiv dhe nuk mund të mbahen gjatë tabu. Po kështu, demonstratat shqiptare të vitit 1981 për herë të parë ndërkombëtarizuan në rrafshin ndërkombëtar çështjen e pazgjidhur kombëtare shqiptare, e nxorën në dritë padrejtësinë gati njëshekullore.

Pas demonstratave gjithëpopullore të pranverës së vitit 1981- ku për herë të parë në mënyrë masive u kërkua publikisht shtetësia e Kosovës – të cilat ishin një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e përpjekjeve për liri të popullit shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera etnike shqiptare nën Federatën jugosllave, qeveria shoviniste serbo-jugosllave filloi një represion të paparë mbi shqiptarët, sidomos duke shënjuar inteligjencien atdhetare e opozitare, përkatësisht duke goditur kuadrot më përparimtare të Universitetit të Kosovës, të cilat ishin dalluar me qasjet e tyre kritike ndaj diskriminimit të shqiptarëve në kuadrin e Federatës artificiale jugosllave. Që nga këto zhvillime antijugosllave në Kosovë, Qeveria komuniste e Beogradit dislokoi forca të mëdha ushtarako-policore dhe njësi speciale, të cilat arrin në dhjetëra mijëra trupa dhe kishin për detyrë të shtypnin me forcë dhe armë çdo revoltë shqiptare.

Në këtë mënyrë, Kosova u shndërrua në një poligon të madh të ushtrisë dhe të policisë jugosllave, si dhe të shërbimit sekret jugosllav (UDB), formacione këto që ndiqnin dhe likuidonin fizikisht brenda dhe jashtë Kosovës figurat më të dalluara të lëvizjes ilegale kombëtare. Pos kësaj, me qëllim të nënshtrimit dhe të disiplinimit të shqiptarëve të Kosovës dhe jashtë saj, autoritetet jugosllave filluan një valë masive të diferencimit në çdo nivel të shoqërisë kosovare. Goditje më të rënda pësuan arsimi, kultura, shkenca dhe çdo gjë që ishte shqiptare dhe që kishte të bënte me shqiptarët. Pas ngjarjeve joviolente të vitit 1981, filloi një fushata e shtuar nga strukturat shtetërore dhe partiake të Jugosllavisë, sidomos segmenti serb e maqedonas, u shquan në atakimin e pozitës kushtetuese të Kosovës, gjegjësisht Kushtetutën e vitit 1974, e cila Kosovës i njihte një përfaqësim dhe status gati të barabartë me republikat e atëhershme në Federatën jugosllave.

Nën Kushtetutën jugosllave të vitit 1974 Kosova, në të vërtetë mbeti një krahinë autonome brenda Serbisë, mirëpo në nivel të Federatës ajo kishte njeperfaqesim gati te njejte me republikat jugosllave për sa i përket përfaqësimit në organet më të larta federale, ashtu edhe në të ashtuquajturën “ veto faktike “. Përfaqësuesit e Kosovës në organet federale votonin pa instruksione nga ana e Republikës së Serbisë. E vetmja që u mungonte dy krahinave, Kosovës dhe Vojvodinës, ishte cilësimi në Kushtetutë si “ shtete“.

Si rezultat i këtij presioni të gjithanshëm që vinte nga nomenklatura e komuniste jugosllave dhe një pjese të udhëheqësve shqiptarë në Prishtinë, de facto në Kosovë u pezullua Kushtetuta e vitit 1974, gjendja e jashtëzakonshme nuk ishte shfuqizuar asnjëherë, ndërsa udhëheqja shqiptare e Kosovës ishte shndërruar në një instrument në duart e politikës serbomadhe, e cila synonte që Kosovës t´i merrej autonomia dhe kështu edhe pozita si faktor konstituiv i federatës jugosllave dhe ajo totalisht dhe pa të drejta autonome të integrohet në Republikën e Serbisë. Për këtë Milosheviqi gjeti përkrahjen e serbëve të Kosovës, të cilët lejuan që prej tij të përfitoheshin edhe si trupë pararojë edhe në Vojvodinë, në Mal të Zi dhe madje në pjesë të tjera të Jugosllavisë. Në anën tjetër, në mesin e popullatës serbe të Kosovës kaherë ishte krijuar përshtypja se me përfundimin e erës së Rankoviqit, raportet ndëretnike ishin përkeqësuar në mënyrë rapide.

Pushteti i dobësuar federal, i cili përmes dorëzimit të Kosovës deshi të fitojë qetësi nga Milosheviqi, i ndihmoi në fushatën e tij dhe kështu tradhtoi atë shtresë kryesisht të re udhëheqëse shqiptare, njerëz si Mahmut Bakalli dhe Azem Vllasi, të cilët qenë të bindur se ardhmëria e popullit shqiptar në Kosovë gjendej brenda Jugosllavisë federale. Pra, në këto rrethana, kur demagogu nacionalist serb, Slobodan Milosheviq, po ngjitej rrufeshëm në hierarkinë partiake e shtetërore, duke synuar që të fuste nën kontrollin e tij të gjitha njësitë federale, u iniciua ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës dhe krijimi i “ Serbisë unike”, përkatësisht jetësimi i ëndrrës serbomadhe, e cila ishte projektuar dhe bërë e njohur për publikun edhe përmes Memorandumit të Akademisë së Shkencave të Serbisë (1986).

Shfuqizimi gradual i autonomisë

Megjithëse këto tendenca antishqiptare filluan të kundërshtohen gjithnjë e më hapur nga të gjitha shtresat e qytetarëve shqiptarë të Kosovës, madje një ndjesi e vonuar u shpërfaq edhe në mesin e disa udhëheqësve vendorë shqiptarë, kreu serb vazhdoi të përgatiste terrenin për ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974. Natyrisht, kjo këmbëngulësi e Beogradit dhe kjo histeri antishqiptare e Milosheviqit provokoi një sërë manifestimesh joviolente të shqiptarëve të Kosovës.

Kështu, në fund të vitit 1988, protestat masive të qindra mijëra shqiptarëve, dhe në fillim të vitit 1989, greva e minatorëve dhe e studentëve shqiptarë (19-29 shkurt 1989), shënuan kulmin e një rezistence të fuqishme kundër fushatës shoviniste të Milosheviqit për rrënimin e autonomisë së Kosovës. Punëtoria dhe inteligjencia shqiptare paraqiti kërkesat e saj prej dhjetë pikash, ndër të cilat edhe atë për ruajtjen e parimeve themelore të Kushtetutës së vitit 1974, si dhe kërkesën për shqyrtimin e fatit të shqiptarëve në OKB. Këto kërkesa gjetëm mbështetjen dhe solidaritetin e studentëve dhe të intelektualëve shqiptarë, të cilët përmes Apelit të 215 intelektualëve u vunë në mbrojtje të statusit të autonomisë së Kosovës.

Megjithatë protestat nuk arritën suksesin e dëshirueshëm. Në krye të udhëheqjes së komunistëve kosovarë erdhi personi jopopullor Rahman Morina, i cili deri atëherë kishte qenë shef i policisë së Kosovës. Në Beograd edhe më tej ndizej histeria nacionaliste. 350.000 njerëz në qendër të Beogradit i brohorisnin Milosheviqi parulla shoviniste dhe antishqiptare. Gazeta ditore serbe “ Politika “ atëbotë shkruante: “ S´ka fuqi që e ndalon më bashkimin e Serbisë “.

Qeveria serbe nuk përfilli vullnetin e shqiptarëve dhe në vend të kësaj edhe njëherë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, që i përngjante një shtetrrethimi ushtarak, madje më të egër se në vitin 1981. Qindra veta u burgosën dhe u izoluan për shkak të gjoja “rrezikimit kontrarevolucionar të rendit shoqëror “. Kështu më 23 të vitit 1989, nën rrethimin policor e ushtarak të Parlamentit të Kosovës u imponua një votim turbulent dhe numërimi i votave u bë në mënyrë jokorrekte dhe transparente. Me këtë datë dhe këtë votim të imponuar faktikisht Kosova humbi autonominë e saj. Ky hap i kreut serb pati pasoja të rënda edhe për zhvillimet e mëtejshme të raporteve midis njësive federative.

Prej atij momenti në Kosovë u vendosën një sundim edhe më brutal dhe ilegal, kundër të cilit nga shqiptarët gjithsesi mund të shfrytëzohej e drejta ndërkombëtarisht e pranuar e rezistencës kundër dhunës së padrejtë shtetërore. Por, mbi të gjitha, shfuqizimi i autonomisë si në Kosovë dhe në Vojvodinë e kishte penguar më vonë, pas shpërbërjes së shtetit të përbashkët, Komisionin e Badinterit, që të shprehej qartë për statusin e Kosovës.
Fundi i autonomisë së Kosovës u shënua me demonstrata të shqiptarëve dhe me një demonstratë të fuqishme të studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët në orët e vona të datës 23 mars u përleshën me pjesëtarët e njësive speciale të forcave speciale. Në ditët vijuese pasoi një valë e burgosjeve. Mijëra veta u dënuan me procedura të shpejtuara, ndërsa ndaj qindra të tjerë u masa e izolimit. Hapi tjetër u drejtua kundër intelektualëve të caktuar dhe drejtuesve prominentë të ekonomisë dhe të politikës, të cilët u burgosën dhe menjëherë u dërguan në burgje, si dhe u dënuan pa kurrfarë mbështetje ligjore, si dhe shpeshherë iu nënshtruan keqtrajtimeve dhe torturave të rënda.

Dhe, ndërsa në Beograd, më 28 mars 1989, festohej me pompozitet shfuqizimi i autonomisë së Kosovës dhe shpallej “ unifikimi ” i Serbisë, në qytetet e Kosovës vazhdonte edhe më tej torturimi, burgosja dhe vrasja e shqiptarëve, të cilët atëbotë manifestonin në mënyrë paqësore kundër shfuqizimit të të drejtave të tyre nga regjimi neofashist i Milosheviqit. Për më tepër, revolta e shqiptarëve tregonte se shfuqizimi i autonomisë ishte realizuar në mënyrë të dhunshme dhe pa përfillur vullnetin e tyre, edhe propaganda serbe insistonte ta paraqiste të kundërtën. Por, duhet pranuar edhe një fakt se jo vetëm republikat e tjera të Jugosllavisë federative, përjashtuar këtu Slloveninë, por edhe faktori ndërkombëtar mbajti një qëndrim të heshtur ndaj politikës agresive nacionaliste të Milosheviqit.

Vizita e parlamentarëve evropianë në Kosovë

Gjatë periudhës vijuese, prill-maj 1989, u vranë një numër i madh shqiptarë, në mesin e tyre gra e fëmijë, pastaj u burgosën mijëra shqiptarë, ndërsa brenda një nate u izoluan 254 intelektualë dhe kuadro të njohura shqiptare. Të gjithë ata që u izoluan dhe u burgosën arbitrarisht, u torturuan në mënyrë bestiale dhe mbetën me pasoja të rënda. Ky represion i egër i pushtetit okupues të Milosheviqit dhe etnocidi i tij mbi shqiptarët e pambrojtur filloi të tërhiqte edhe vëmendjen e publikut, të qendrave dhe të institucioneve ndërkombëtare, të cilat me vonesë i kuptuan qëllimet e vërteta të kreut serb në Beograd. Kështu, më 30 maj të vitit 1989, Parlamenti Evropian kishte nisur në Kosovë një delegacion parlamentarësh, me qëllim që të shihnin nga afër zhvillimet në Kosovë pas shfuqizimit të dhunshëm të autonomisë, respektivisht që të shihnin nga afër pozitën e shqiptarëve pas vendosjes së administratës represive ushtarake-policore.

Ishte koha kur në horizont po dukeshin shenjat e ndryshimeve te shtetet e Lindjes, pra, edhe në Jugosllavinë e atëhershme. Prandaj, në këto rrethana delegacionit jugosllav iu lejua të bisedonte me dy intelektualët e njohur shqiptarë, akademik Rexhep Qosen dhe dr. Ibrahim Rugovën. Ky takimi, i mbajtur në Hotel Grand, shënonte fillimin e kontakteve të para të evropianëve me përfaqësuesit e kulturës dhe të shkencës shqiptare, të cilët atëbotë ishin edhe përfaqësues moral të shqiptarëve të Kosovës, meqë në kreun udhëheqës ishin vendosur njerëzit e përzgjedhur nga Milosheviqi, Morina dhe funksionarë të tjerë. Edhe pse nuk dihej me saktësi se çfarë po bisedohej midis delegacionit evropian dhe dy intelektualëve shqiptarë, nuk ishte e vështirë të paramendohej se ata do të paraqisnin pozitën e rëndë të popullit shqiptar nën shtypjen e egër të regjimit të Slobodan Milosheviq. Për më tepër, akademik Rexhep Qosja ishte bërë tashmë i njohur edhe jashtë vendit me kritikat e tij ndaj gjenocidit serb në Kosovë, siç ishte rasti në takimin e shkrimtarëve nga tërë Jugosllavia në Novi Sad, ku akademiku kosovar denoncoi për publikisht politikën neofashiste të kreut udhëheqës serb.

Duke shfrytëzuar praninë e këtij delegacioni nga Parlamenti Evropian, studentët shqiptarë të Universitetit të Prishtinës organizuan një tubim proteste kundër pranisë represive serbe në Kosovë, me qëllim që t´u tërhiqej vëmendja parlamentarëve evropianë. Ndërkohë që bisedat vazhdonin në Hotel Grand, në Qendrën e Studentëve demonstrata e studentëve po masivizohej gjithnjë e më shumë, madje thuhet se brohoritjet e parullave dëgjoheshin edhe në lokalet ku po zhvilloheshin këto biseda. Natyrisht, synimi i këtij demonstrimi paqësor të studentëve shqiptarë ishte tërheqja e vëmendjes të delegacionit të parlamentarëve evropianë dhe që ai të vinte në Qendrën e Studentëve, në mënyrë që të bisedonte nga afër edhe me ta, të dëgjonte direkt mendimin e rinisë studentore shqiptare lidhur me pozitën e rëndë të shqiptarëve të Kosovës, veçanërisht që nga shfuqizimi me dhunë i autonomisë së Kosovës. Megjithatë, takimi midis parlamentarëve evropianë dhe studentëve shqiptarë nuk u realizua, sigurisht për faktin se delegacioni në fjalë paraprakisht do të duhet ta ketë pasur të parapërcaktuar nga regjimi i Beogradit, i cili atë natë, më 30 maj 1989, edhe ndaj studentëve kosovarë nuk u soll me atë ashpërsinë e tij të njohur.

Ndër parullat që brohoritnin studentët shqiptarë duhet veçuar: “Parlamentarë, ejani këtu !“, “ Parlamentarë mos u gënjeni!”, “Kosova-Kosova !“, “Bashkohuni me ne!“ e të tjera. Siç përmendëm edhe më lart, më 30 maj, policia serbe nuk intervenoi fare në ndërprerjen apo shtypjen e kësaj demonstrate, por pas përfundimit të saj, aty-këtu në orët e vona disa studentë ishin arrestuar nga forcat serbe, sidomos nëpër rrugicat e errëta, për të mos u rënë në sy qytetarëve shqiptarë. Ishte e qartë se atë natë 30 maji autoritetet e Beogradit dhe ato të Prishtinës nuk dëshironin të konfrontoheshin hapur me studentët shqiptarë, të paktën derisa nga Prishtina të largoheshin parlamentarët nga Evropa Perëndimore. Kjo u vërtetua më së miri të nesërmen, më 31 maj 1989 -, atëherë kur parlamentarët evropianë tashmë ishin larguar nga Kosova-, kur demonstrata studentore vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe në mënyrë paqësore. Pra, ndonëse ajo ishte paqësore, policia filloi me forca të shumta policore dhe agjentë të shërbimit sekret jugosllav ta rrethonte vendin e demonstruesve në Qendrën e Studentëve. Vlen të përmendet një fakt me rëndësi, në demonstratat e ditës së dytë, për dallim nga dita e parë, kërkesat ishin më të artikuluara politikisht. Aty, veç të tjerash, domostruesit brohoriteshin parullat: “Liri shqiptarëve!”, “ Lirojeni të burgosurit politikë!”, “ Rroftë Kosova!”, “ Rroftë Adem Demaçi!”, e të tjera .

Kur demonstratës studentore filluan t´i bashkohen edhe qytetarët e Prishtinës, kur për organet represive të vendit ekzistonte frika se demonstrata mund të masivizohej edhe më tepër, e kjo do të mund të provokonte dhe inkurajonte demonstruesit edhe në qendrat tjera kosovare, policia rrufeshëm dhe pa kurrfarë paralajmërimi intervenoi me egërsi dhe me të gjitha mjetet që kishte në dispozicion, ku disa punonjës shqiptarë të Sigurimit u shquan në rrahjen dhe në përgjakjen e studentëve shqiptarë.

Arrestimet vazhduan deri në orët e hershme të mëngjesit të 1 qershorit 1989. Policia hyri nëpër dhoma, korridore dhe nëpër çdo qoshe të konvikteve dhe kë takonte e arrestonte ose e godiste egërsisht dhe me të gjitha mjetet e dhunës. Në fund të aksionit, bilanci ishte ky: mbi 100 studentë të arrestuar, qindra të tjerë të rrahur e të keqtrajtuar keq. Të gjithë të arrestuarit u dënuan me procedurë të shpejtë deri në 60 ditë dhe fill pas kësaj disa u dërguan në Burgun e Qarkut në Prishtinë dhe disa të tjerë në Burgun e Dubravës, ku kishte edhe të burgosur të tjerë politikë. Mirëpo, edhe pas shqiptimit të dënimeve, studentët shqiptarë iu nënshtroheshin përcjelljeve, hetimeve dhe përgjimeve të vazhdueshme, duke pasur si synim të identifikojnë organizatorët e demonstratës së 30 e 31 majit në Qendrën e Studentëve.

Derisa shtypi i atëhershëm i kontrolluar shqiptar dhe mediat elektronike nuk shkroi asgjë për demonstratën dhe dhunën e egër policore mbi studentët e Universitetit të Prishtinës, mediat serbe filluan të përflasin disa emra rreth organizimit të demonstratave të sipërpërmendura.

Përveç kësaj, mediat serbe, ashtu si gjyqësia “ socialiste jugosllave “ demonstratën e 30 e 31 majit të vitit 1989 i kualifikonte si “ nacionaliste “, “ kundërrevolucionare “, separatiste e të tjera. Dhe për të qenë më cinike deri në absurd, mediat serbe, si dhe studentët e Beogradit atëbotë e dënonin dhunën e autoriteteve kineze ndaj studentëve demonstrues në sheshin Tienanmen. Ky dënim i dhunës në vendin e huaj dhe heshtja e dhunës në Kosovë ishte një lojë e tejdukshme për të gjithë, sepse nuk mund të fshehësh të palarat e oborrit tënd duke kërkuar ato në oborrin e tjetrit. Lidhur me këtë problem revista e njohur kroate “ Danas “, asokohe, botoi një letër të Jeta Lumit ( emër i trilluar) nga Prishtina, pjesëmarrëse e demonstratës së 31 majit 1989, e cila, mes tjerash, shruan;” Çfarë kanë të përbashkët Kina dhe Kosova, apo anasjelltas, Kosova dhe Kina, përpos shkronjës së madhe “K””? Në rend të parë dikush do të theksonte “ natalitetin “ , sepse për të flitet dhe shkruhet tepër. Unë them: kanë të përbashkët gjendjen e jashtëzakonshme dhe viktimat.

Disa ishin kundër gjendjes së jashtëzakonshme dhe dhunës në Kosovë, disa i përkrahën këto masa, ndërsa të tjerët heshtën. Të tjerët mund të mos i vërejnë, apo t´i harrojnë viktimat dhe dhunën, por populli që i ka përjetuar, kurrë! Në demonstratën e fundit( 30-31 maj 1989) të studentëve të Prishtinës, në Qendrën e Studentëve intervenoi policia me lotsjellës dhe shkopinj, i shpërndau demonstruesit. Ata shkopinj të rëndë i kam provuar edhe unë, prandaj e di se si duket... Për fat, vetëm shkopin, ndërsa shoqet dhe shokët e mi binin të përgjakur...”.

Megjithëse, demonstrata studentore e 30 e 31 majit 1989 u shtyp me forcë, ajo ka mbetur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar si një ngjarje e shënueshme kombëtare, përparimtare dhe demokratike. Kjo demonstratë studentore liridashëse përbën një hallkë të fuqishme në zinxhirin e pashkëputur të lëvizjes studentore dhe lëvizjes kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë.

(Autori i punimit ishte pjesëmmarrës dhe njëri nga drejtuesit e kësaj demonstrate studentore)

Freitag, 10. Juli 2009

AUTO-EPITAFI I QAMILIT TE VOGEL

AUTO – EPITAFI I QAMILIT TË VOGËL

Se në këtë botë , çdo gjë është gënjeshtare , mashtruese dhe se gjithçka që ka lindur do të përfundojë me vdekje , këtë më së miri na e dokumenton këngëtari popullor legjendar Qamili i Vogël , i cili i vetëdijshëm se “ vdekja është më afër se këmisha e veshur “, plot pesë vjet para se të vdiste ( në moshën 62 vjeçare , gjatë një sëmundje të rënd , nga e cila mendonte se do të vdes ) e thuri auto-epitafin e vet me titull: “VJERRSHA IME”, të cilën e kishte lënë amanet që të ia shkruajnë mbi rrasë të varrit të tij !

Këtë auto- epitaf , Qamili i ndjerë e kishte fshehur thellë në dokumentacionin e tij krijues , me qëllim që të mos ia shohin familja e tij, para se të vdiste !

Auto-epitafin në dorëshkrim e kishte gjetur vajza e tij, Shqipja , gjatë hulumtimeve të dokumentacionit dhe arkivit krijues të babait të saj .

VJERRSHA IME

O, ju shokë, miq dhe dashamirë ,

Kur t’ kaloni ndo ‘i herë k’tu pari –

K’theni e m’ k’qyrni ku jam i shtrirë ,

Ndoshta pak ju hiqet malli !

Këto fjalë që janë n’ këtë guri –

Për kujtim Ju, ua lash n’ atë jetë ,

Se jam kenë gjithmonë i Juaji ,

Ju këndova pa hiq pritesë !

Një pjesë t’ botës e kërkova ,

Tuj këndu’ ndër mërgimtarë...

Me dëshirë gjithmonë iu këndova –

Veç me i kënaqë kah ka shqiptarë !

Pra , m’ kujtoni , or shokë të mi ,

E mos harroni kët’ arshik të vjetër ,

Se jam kenë nji sevdali ,

I mirë e i keq – si unë s’ keni tjetër !

62 vjetët , unë që jetova –

Nuk u ngina me atë jetë !...

Boll fort para, që u mundova ,

Por s’ ish çare për pa vdekë !...

***** Këtë auto-epitaf Qamili i Vogël e kishte shkruar në Prishtinë, më datën 07.06.1986, kurse ka vdekur pesë vjet më vonë, më 04.11.1991.

Demir KRASNIQI “Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet”- Gjilan, 1995.