Samstag, 10. Oktober 2009

REAGIM NDAJ NJË SHKRIMI TENDENCIOZ

NgaAsllan Dibrani

Reagim kundër shkrimit tendencioz të Halil Matoshit

për kryeministrin e Shqipërisë zotin Sali Berishën

Asllan Dibrani

Asllan Dibrani

Koment:

Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës reagim kundër

Analistit Halil Matoshit

Zotëri analist Halil Matoshi, Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha gëzon një simpati të kosovarët duke u mbështetur në gjuhën e argumenteve që ndriquan në të gjithë sferat e hapsirës shqiptare, argumentoj vetën si një politikan i pa krahasueshëm në reformat dhe ndryshimet që i bëri Shqipërisë, një politikan siq është Berisha në sinjalet e një lideri të vetëm të kombit është shumë e natyrëshme që shqiptarët e Kosovës kanë shprehur emocionet e veta edhe rrugëve të kosovës siq thuani ju si një tribun duke e pritur me dhurata dhe dekorime etj. Jehoi me një reflektim të fuqishëm prezenca e viztës së Sali Berishës në Kosovë duke i përmbushur vyrtytet e një patrioti ,burrshteti,intelektuali,shkenctari dhe një arkitekti ma të spikatur dhe ma të merituar i kauzës shqiptare siç ceku edhe kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaqi në deklaratën e tij pranë mediëave.Zoti analist Halil Matoshi në çdo vend të botës universiteti është çerdhja e vetëdijës ku pregaditën kuadro të shkencës, kulturës, artit politikë etj ,me një fjalë është koka e trupit të çdo populli prandaj edhe Universitetin e Prishtinës e rangojë si të këtillë,ku baza thmelore e prishëjes së themeleve të ish Jugosllavisë ,pikërisht këtu u fillua në Universitetin tonë të Prishtinë,prandaj zoti Berisha pikrisht nga ky Universitet u dekorua për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në Arsim dhe Shkencë edhe për çështjen shqiptare, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë titullin më të lartë që ndan Universiteti i Prishtinës - “Doctor Honoris Causa”.Zoti analist sipas jush Universiteti i Prishtinës duhet të gjykohet për këtë gjest qe ju bë Dr. Sali Berishës një nderë, me një pritëje madhështore duke e vlerësuar me figurat ma të ndritëshme,duke e krahasuar edhe me figura ndërkombëtare qe vetëm njerëzve të kalibrit të tij janë dekoruar ma parë nga Universiteti i Prishtinës.

Për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për çështjen shqiptare e në veçanti për Kosovën e pavarur e demokratike, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroj kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën me“Medaljen e Artë të Lirisë”.Kryeministri i Shqipërisë u nderua edhe me një mirënjohje" Qytetar nderi i qytetit të Prizrenit" në qytetin historik të Prizrenit një qytet që la gjurmët e veta në interesin kombëtar.Dr. Berisha pos suazave të kornizës shqiptare me dhjetra mirënjohje ,dekorime dhe falmnderime mori edhe nga popujt tjerë të arenës ndëkombëtare.

Presidenti Sejdiu dekoron kryeministrin

e Shqiperisë Dr.Sali Berishe nme“Medaljen e Artë të Lirisë”

Kryeministri Berisha e pranoi këtë medalje pas një fjalimi që mbajti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne. Ai tha se “Medalja e lirisë” përbënë një akt krenarie, për të gjithë kontributin që qytetarët e Kosovës kanë dhënë për lirinë e kombit, për lirinë e rajonit dhe më gjerë.Pastaj zoti analist edhe këtë gjest sipas teje duhet të gjykohet sepse zoti Berisha pos elektoratit në zgjedhëjet në Shqipëri që i fitoj ky po del vetvetiu nje tribunë kombëtar dhe një lider i moderuar e jo siq e quani ju në formë cinike një politikan tip veriu, ku ju bëni një ndasi krahinore, sepse ai dha maksimumin e një intelektuali në proprcion me rrethanat e sistemit shoqëror që trashigoj Shqipëria pas sistemit komunist,

Dr.Sali Berisha vlersohet si politikan i suksesëshëm pas aq kunderthënjeve te mbarëvajtjes së zhvillimeve në Shqipëri.Ju zotëri Matoshi i vlerësoni emocionet e atdhedashurisë të theksuara pranë publikut kosovar nga Berisha për çështje kombtare si folklor, prap eshtë gabim i juaj se Berisha është një promotorr i zhvillimit të Shqipërisë një kohësisht edhe i zhvillimit të Kosovës vetëm më rrugën që solli deri në Kosovë nga Durrës, ai bëri një kryevepër për kombin shqiptar.

Zoti Berisha thej murin ndër shqiptarë më vëllaun e vogë Hashim Thaqin

Ndikoj në fushën ekonomike, politike dhe kulturore në të dy anët e kufirit.Për dobësitë e qeverive tona në Kosovë ,për korrupscionin dhe keqmenagjimin Berisha nuk mbanë përgjegjësi ,ai arriti ta ndali korrupcionin dhe bëri reforma të mëdha në Shqipëri.

Shprehje e Berishes zero tolerancë ndaj

krimit të organizuar

I arrestoj grupet kriminale anembanë botës që kryen vepra kriminale në Shqipëri.Zoti analist ti gjykoje mosfunksionimin e gjendëjes politike dhe juridike në Kosovë që para syve tu sillën vërdallë hajnat ,korrupcioni dhe kriminelët dhe e zvarrisin sovranitetin dhe integritetin e Kosovës drejt integrimit në arenën ndërkombëtare,dhe hecjes përpara sipas propozimeve të njerëzve me pikëpamje kombëtare siç eshtë Zoti Sali Berisha.Sa i perket deklaratave të zozit Berisha që ju kanë tremb aq shumë juve që po mbesim jashtë Evropës mos u merakos se kjo politikë evropiane na ndau në 5-6 shtete në Ballkan!

Politika ndër kombëtare që është duke e ndjekur Berisha me stafin e vet janë të arritura të pa mohushme se ne saje të politikë së Berishes sot Shqipëria u radhit në shtetet ma të fuqishme në kuadrin e Natos ,shtete me një siguri të plotë ndërkombëtare.
Mardhënjet me fqinjët siç theksoni zoti analist sipas jush duhet ti pëmirësojmë me Malin e Zi dhe me Maqedoninë po si mund të pëmirësohen mardhënjet me këto shtete pa kurfar kushtzimi paraprak që vëllezërit tanë nuk i gëzojnë të drejtat elementare në këto shtete si rast konkret Maqedonia artificiale pa as një element nacional të shtetësisë , as sllavë kompleht,as bullgarë kompleht as grekë kompleht me një "nacionalitet " asnjëjs dhe të dyshimt,me një histori 60 vjeçare e themeluar me rastin e themelimit të ish Jugosllavisë pas luftës së dytë botërore, e sot ta cenon preiardhjen tënde si komb ndër ma të lashtit e rajonit. Si more zotëri Matoshi sipas jush rrjedh mendimi që t'ju kërkojmë edhe falje fyerjet që na u bënë botërisht para pak ditësh nga Enciklopedia sllavomaqedane duke e nxitur provokimin ma të rënd të destabilizimit në rajon.Zoti Berisha poenat ma të mëdhaja që i perfiton si politikan është se nuk rrin qingj pran faktorit ndërkombëtar as kukull kur është në pyetje interesi kombëtar siç ishte rasti i shprehur gjatë kësajë vizite se“Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të ndryshme, por një komb. Nuk ka askund dy kombe shqiptare, dy kombe serbe dy kombe kroate etj. Por, ato nuk janë vende të huaja dhe ky koncept duhet të largohet, jemi vëllezër”të një gjaku ,kulture dhe gjuhe .Boll ma që ta luajm rolin vetëm duke u mbrojtur pran fqinjve sllav me agresivitetin e tyre erdhi ngushtimi i trojeve shqiptare besoj se e din edhe ti dhe çdo shqiptar!Zoti Halili këto koncepte dhe qëndrime të lidershipit shqiptar i trembin vetëm zyrtarët e Rusisë dhe të Serbisë siq quan pluhr këto ditë pë vizitën e Sali Berishës në Kosovë e jo kurrësesi miqët tanë amerikan dhe shtetet aleate që e njohën pavarësinë e Kosovës .

Ta mbrojmë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe qotfshin të

bekuar këta dy popuj me një miqësi historike.

image001.jpg image001.jpg
33 K Anzeigen Nach Viren suchen...

Freitag, 9. Oktober 2009

TAKIME LETRARE NË VUPERTAL

Pal Sokoli

HARMONIA E SHPIRTIT GJETI SHTIGJET E DRITES QE SI ZAMBAK

LIGJËRUAN PËR THEMELET E JETËS SHQIPTAR GJATË PROMOVIMIT TË KATËR LIBRAVE TË RINJ NË WUPPERTAL

Wuppertal-04.10.2009

Në sallën e klubit shqiptar në Wuppertal ishin tubuar krijues dhe artdashës nga shumë qytete të shtetit gjerman dhe nga shtete fqinje, Holanda dhe Belgjika. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të medieve të ndryshme ndër të tjerë edhe të televizionit të RTK-së.

Tubimin e shpalli të hapur autori i këtyre rreshtave (P. Sokoli)duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe sidomos përzemërsisht përshëndeti autorët e librave të rinj, pastaj posaçërisht përshëndeti miqtë artdashës të cilët kishin ardhur nga larg enkas për këtë takim.

“Jam shumë i kënaqur qe krijuesit tanë po ruajnë, po kultivojnë dhe po lejnë gjurmë të artit dhe letërsisë shqipe të brezat e rinj këtu në mërgatë”. Duke ju uruar mirëseardhje te pranishmëve dhe duke ju uruar suksese autorëve të rinj fjalën e mori udhëheqësi i këtij takimi z. Liman Zogaj. Liman Zogaj ftoi në skenë te katër autorët e librave të rinj dhe duke ju dëshiruar suksese të reja, ftoj edhe referuesit e tyre.

Për librin “Themelet e jetës” të poetit dhe kryetarit të Lidhjes së shkrimtarëve shqiptar në gjermani, njërit ndër themeluesit e “Radio Kosova e lirë” dhe ish ushtarit të bjeshkëve të Berishës z. Martin Çunit, foli z. Vehbi Musa.

“Te ky libër shoh z. Martin Çuni dhe librin e tij “Themelet e jetës”,shoh pra Martin Çunin i cili ballafaqohet me botën e tij në njërën anë dhe me botën e një regjimi aktual në anën tjetër”.tha z. Vehbi Musa. Tentativat e shkrimtarëve qe të dalin nga mediokriteti dhe të ngrit zërin kundër padrejtësive përfundojnë në katrahurë me pushtetin në fuqi. Libri i Martin Çunit “Themelet e jetës”është edhe një pjesë e jetës se përjetuar nga vet autori. Autori na i sjellë si tablo të gjitha këto përjetime të cilat janë në korrelacion me strukturat shtetërore të atëhershme dhe krajatave qoftë familjare, qoftë individuale. Vehbi Musa lexoj dhe komentoj disa fragmente nga ky libër.

Për Librin “Zambaku i Gjakovës” të znj. Sabahate Byci, referoi znj. Sevëme Fetiqi- Preteni gjithashtu poete dhe anëtare e Lidhjes se shkrimtarëve shqiptar në Gjermani. Ajo foli për aktivitetin e përbashkët me znj. Sabahate Byci qe nga vitet e tetëdhjeta në Kosovë e qe nga viti 1992 në Gjermani. Sabahate Byci qe nga vitet e tetëdhjeta ishte e pranishme nëpër revistat tona letrare e tani na vjen me librin e saj të parë,me nje Zambak poezishë tha z. Sevëme Fetiqi- Preteni dhe lexoj një pjesë te parathënies se këtij libri të shkruar nga redaktori Besim R Cengu; .” Poezia e Sabahate Bycit ka një tematikë dhe një trajtim të atij lloji që e bën vargun të veçantë, teknikisht të një natyre tjetër, krejt tjetër, krahasuar me prodhimet e sotme poetike në vendin tonë. Ajo nuk pretendon shumë të shprehet përmes vargut, se sa përmes ndjenjës, përmes fjalës së përmallshme që ngjit e lë gjurmë, të bën të mendosh. Kjo ka bërë që poezia e këtij vëllimi është lehtësisht e kuptueshme, nuk ka ndërlikime të vargut e rëndesë të fjalës”. Dhe me tutje” Krijimet poetike të këtij vëllimi janë fryt i një zemre shqiptare që pulson shqip, emocionohet shqip, dashuron e urren shqip, janë ide që dalin nga një mendje që mendon shqip, gjykon e analizon shqip, por edhe që mundohet t’u jepet të tjerëve nëpërmjet një poezie duke thirrur në ndihmë fjalën krenare, të bukur e kumbuese shqipe.” .Me në fund referuesja e përuroj autoren Sabahate Byci për librin duke i uruar suksese te tjera.

Për librin e Liman Zogajt”Shtigjet e dritës” referoi z.Qamil Faniqi i cili kishte ardhur nga Roterdami-Holandë posaçërisht për këtë takim. Q. Faniqi përkujtoi edhe rëndësinë letrare të librit te parë të z. Liman Zogaj “Kosovë nuk ta mora diellin” dhe duke u ndalur tanimë ne librin qe kemi në duar”Shtigjet e Dritës”,” Liria të bënë udhëtar kërkimi , shpesh dukesh si një barkë në oqean rrahur valësh drejtë brigjeve pas ëndrrave e apo si shtegtar nëpër hapësirë i rrethuar nga shumë ngjarje të cilat i bëhen ligjërim poetik edhe për kundër sakrificës duke mos heq dorë nga realiteti. Pra, ndonëse i dërmuar herë herë, ai jeton me shpresën së e ardhmja po vjen dhe veç ka trokitur ëndrrës së tij.

Liman Zogajn në poezinë e tij jo rrallë e gjejmë të ndeshur edhe me çaste dramatike dhe sikur bën thirrje ti bashkohemi brengave të tij që sa më shpejtë ta ndezim dritën e lirisë. Pra ai bënë rrugë shekujve, mbi monumentet e historisë së lavdishme të kombit ndaj edhe s’mund të mos bëhemi bashkudhëtar në vargun e tij poetik“tha z.Qamil Faniqi duke lexuar edhe disa strofa poezish qe i kishin lënë mbresa të veçanta. z. Faniqi foli për brendinë e librit,konstruktit te tij si dhe tematika me shumë sfidat e jetës të cilave poeti ju qëndron vertikalisht.

“Liman Zogajt mund të nxirret konkludim së në letrat shqipe po bëhen gjurma të cilat koha do ti vulos në historikun e vetë letrar, në kulturën tonë kombëtare”.(Q. Faniqi).

Pastaj për librin e autorit Avni Bellaina” Harmonia e shpirtit” referoi poeti ,Shaban Cakolli. Libri i z, Bellaina është me tematikë te re në literaturën tonë,me tematik nga mendimi pozitiv, qe trajton çështje ontologjike të njerëzimit, ku njeriu është si qenia me e vetëdijshme e universit, njeriu është kompjuteri më i mirë në botë, thotë autori . Autori përpiqet të na dëshmon se mendimi pozitiv është rruga me e mire qe njeriu ta zbuloi vetveten,e pastaj të zgjidh drejt problemet e jetës.

Z. Liman Zogaj ju dha fjalën autorëve qe të prezantohen dhe të lexojnë apo flasin diçka nga veprimtaria e tyre. Martin Çuni u ndal shkurtimisht të gjuha shqipe dhe përkushtimi i ynë për te, e sidomos kur kemi mundësi ta përdorim gjuhën tonë shqipe mos të përdorim gjuhë tjetër.

Pastaj Liman Zogaj lexoj poezi nga veprimtaria e tij, ndërsa Avni Bellaina tha se me këtë libër po dëshmoj se shqiptarët nuk janë vetëm luftëtar te mirë por edhe si njerëz qe njohin dashurinë shumë mirë. Sabahate Byci lexoj dy poezi nga libri i botuar te cilat siç tha ajo “dalin nga zemra”.Poezi nga libri “Përkushtime” e H. Haxhosaj kushtuar Din Mehmetit me rastin e 80-vjetorit te tij lexuan Dibran Demaku dhe Pal Sokoli. Ne fund të takimit Kryesia e Lidhjes se shkrimtarëve në Gjermani ju bashkua reagimit të akademive tona shqiptare rreth Enciklopedisë së Maqedonisë duke e quajtur provokim zyrtar të shtetit maqedon.

Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptar,në Gjermani gjerë me tani ka promovuar mbi pesëdhjetë libra të autorëve tanë në mërgim në ketë shtet, ka motivuar dhe po motivon autor te rinj nga mërgata të shkruajnë dhe të botojnë vepra të reja, siç ishte rasti me disa nga autoret e këtij takimi. Veprimtarin do ta vazhdoj edhe më tutje kemi në program promovimin e tre librave tjerë, dy të poetit Dibran Demaku dhe një të politikologës, mr. Kreshnike Mehmetaj „Kosovos Weg in die Unabhëngigkeit“(Rruga e Kosovës kah pavarësia), deri ka fundi i këtij viti.

“Sa lutësh për dritë, më mirë ndez një qiri” thoshte Nëna ynë e madhe;nëna Terezë, kështu qe edhe në sado pak aktivitete qe po bëjmë në mërgatë gjermane po lejmë gjurmë të artit dhe letërsisë shqipe.

Autorëve ju urojmë suksese të reja

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR AHMET KRASNIQIN

Në Wuppertal të Gjermanisë u mbajt akademi përkujtimore për Heroin e Kosovës Ahmet Krasniqin

Organizuar nga Nëndega e LDK-së në Nordrhein-Westfalen dhe Dega e LDK-së në Gjermani në klubin “7 Shtatori” në Wuppertal, u mbajt akademi përkujtimore në njëmbëdhjetëvjetorin e vrasjes enigmatike të kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i parë i mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, i shpallur Hero i Kosovës. Akademia u udhëheq nga Abedin Gashi, anëtar i Kryesisë së nëndegës së LDK-së në NRW kurse krahas bashkatdhetarëve, anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së morën pjesë edhe familjarë të kolonelit Krasniqi në krye me vëllain e tij, Behxhet Krasniqin.

Ahmet Krasniqi bëri përpjekje të mëdha për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës

Në emër të organizatorëve të Akademisë foli Muharrem Xhafolli, anëtar i Kryesisë së nëndegës së LDK-së në NRW. Ai ndër të tjera tha se për t’i pasur të qarta shkaqet e vrasjes së Ahmet Krasniqit, duhet pasur të qartë situatën politike që mbretëronte në gjithë hapësirën tonë kombëtare. Krijimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në vitin 1998, krijoi bazën e një organizimi institucional të luftës çlirimtare të popullit tonë që ishte nënë robërinë serbe. Ardhja në krye të Ministrisë së Mbrojtjes të një atdhetari, që rrjedhtë nga një familje me tradita të larta të atdhedashurisë dhe të trimërisë, të kolonel Ahmet Krasniqit, njërit ndër ushtarakët shqiptarë me përgatitje të lartë profesionale, bëri që të alarmohen armiqtë tanë shekullor nga droja se krijimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, për të cilat punonte me përkushtim Ahmet Krasniqi, do t’ua prishnin planet dhe skenarët që i kishin thurë. Ahmet Krasniqi bëri përpjekje të mëdha për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës, që ishte kushti i parë për të iu kundërvu me sukses makinerisë ushtarake të Serbisë, në realizimin e aspiratave të saja antishqiptare.

Ahmet Krasniqi edhe pse ishte i vetëdijshëm se kundër tij dhe SHP të FARK-ut po behën komplote të rrezikshme, nuk e ndali veprimtarinë e tij për bashkimin e subjekteve politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës. Ai dha shembull konkret se shqiptarët duhet harruar mosmarrëveshjet, xhelozitë dhe hasmëritë që i kishin në mes vedi për shkak se ishim në luftë me Serbinë. Në vitin 1992 familja Krasniqi në Zhilovodë ishin bër objekt kontrollimi dhe maltretimi nga policia serbe, ngase siç thoshte policia serbe "nipat e Aziz Zhilivodës, kanë formuar njësite guerile të cilat po veprojnë rrëzë Qyqavicës", dhe pas shumë peripecive dhe përpjekjeve arritën që Ahmeti e më vonë edhe Behxheti e të tjerë, të shpëtojnë kthetrave të policisë serbe dhe të largohen për në Shqipëri.

Në emër të Degës së LDK-së në Gjermani foli Myftar Halili – Dragidella, anëtar i Kryesisë dhe zëdhënës i saj. Ai pasi përshëndeti të pranishmit dhe pasi i falënderoi ata për pjesëmarrje në këtë akademi sikurse në të gjitha manifestimet që i organizon Dega e LDK-së në Gjermani foli edhe për kontributin e madh të Heroit të Popullit kolonel Ahmet Krasniqit. Ai tha se vrasja enigmatike në kryeqytetin shqiptar e ministrit të mbrojtjes dhe atë në kohë të luftës ishte sulm ndaj përpjekjeve të luftëtarëve shqiptarë për çlirimin e Kosovës. Kolonel Ahmet Krasniqi do të mbetet gjithmonë njëri prej personaliteteve më të çmuara shqiptare si në përpjekje për çlirimin e Kosovës ashtu edhe kudo ku ai jetoi e veproi. Apeli ynë, tha ai, do të ishte: Të zbulohet vrasësi i kolonelit dhe eshtrat e tij të kthehen në Kosovë, për të cilën ai e dha jetën.

Qazim Bajgoraliu, sekretar i Degës së LDK-së në Gjermani, ndër të tjera tha se kolonel A. Krasniqi ishte autor i shumë punimeve te shumta studimore dhe shkencore në lëmin e artit ushtarak. Karriera ushtarake e tij në armatën jugosllave ishte përplot barriera dhe pengesa, ishte degraduar disa herë, vetëm e vetëm se ishte shqiptar me shkathtësi të veçanta prej ushtaraku, e degraduan edhe me rastin e burgosjes së vëllait të tij Behxhetit në vitin 1982, nga se edhe ky iu kishte bashkangjitur dhjetë vite më vonë lëvizjes së cilës i takonte kolonel A. Krasniqi. Kolonel A. Krasniqi, kishte punuar me përkushtim të madh për të koordinuar aktivitetin e eprorëve shqiptarë me qeverinë e Republikës së Kosovës që nga viti 1993 dhe sidomos në vitin 1998, që me profesionalizëm të lartë për të ngritur bazat e një ushtrie e cila do t´i jepte grushtin dhe goditjen e fortë forcave serbe.

Eshtrat e Heroit Ahmet Krasniqit të kthehen në Kosovë

Kolonel A. Krasniqi, si komandant i përgjithshëm i shtabit të FARK dhe ministër i mbrojtjes punoi gjithashtu me përkushtim për institucionalizimin e ushtrisë dhe unifikimin e faktorit ushtarak dhe atij politik. Ishin rezultatet e punës së tij, që kolonel A. Krasniqi i sollën vdekjen e parakohshme nga se çdo ditë UÇK, po forcohej dhe profesionalizohej dhe për armiqtë e shqiptarëve po bëhej vonë, nëse UÇK ngrihej në dy këmbët, kështu qe pushteti i qeverisë së Nanos, në bashkëpunim me forcat tjera të errëta, mundësuan armiqtë e UÇK-së dhe popullit shqiptar të kryejnë atentatin që i mori jetën ministrit, komandantit, ushtarakut, shkencëtarit e atdhetarit, kolonel Ahmet Krasniqit dhe kjo ishte goditje e madhe për UÇK dhe popullin shqiptar në përgjithësi. Gjatë veprimtarisë së tij në Shqipëri ballafaqohej me vështirësi dhe ka qenë shumë herë i ndaluar dhe i kontrolluar nga policia e shtetit amë, si në Tiranë ashtu edhe ne Kukës e gjetiu dhe të gjitha këto i përballonte me shpresë se një ditë do të tejkalohen, por fatkeqësisht dora tradhtare ia mori jetën dhe dëshira e tij për atë që punoi nuk u realizua, pra të formonte një UÇK që në të vërtetë do të çlironte Kosovën. Një ditë eshtrat e kolonel A. Krasniqit duhet të kthehen në tokën e Kosovës, për të cilën aq shumë punoi dhe e deshi dhe së një ditë do të ndriçohen të gjitha ato pengesa dhe vështirësi. – tha Qazim Bajgoraliu.

Në këtë akademi folën edhe Refki Ahmeti, ish-ushtar i kolonelit Ahmet Krasniqi, Agush Balaj, ish-deputet i Kuvendi të Kosovës që në Kaçanik aprovuan Kushtetutën e Kosovës, krijuesi Faruk Tasholli, aktori Liman Zogaj recitoi për Heroin Ahmet Krasniqi sikurse që me një recitim u paraqit edhe e reja Bleona Muçolli.

Në emër të familjes Krasniqi, organizatorët e kësaj akademie dhe të gjithë pjesëmarrësit i falënderoi Dardan Krasniqi, nip i kolonelit Ahmet Krasniqit. Ai me duke iu drejtuar pjesëmarrësve ndër të tjera tha: Me pjesëmarjen tuaj në këtë tubim ju keni nderuar Ahmet Krasniqin, keni nderuar përpjekjet e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij për të bërë një ushtri të organizuar mirë dhe të depolizituar tërësisht, ushtri e cila do të ishte e denjë për t´u ballafaquar me armikun shekullor dhe jo vetëm për t´u ballafaquar por edhe për të triumfuar ndaj tij. Axha im Ahmeti, siç e dini edhe ju krahas detyrës sie ministrit ai ka bërë përpjekje që të bashkojë faktorin politik, sepse e dinte se vetëm të bashkuar mund ta bënin realitet ëndrrën shekullore për liri e pavarësi të trojeve shqiptare në përgjithësi, andaj unitetin e konsideronte armën kryesore. Për këtë unitet ai kishte sakrifikuar çdo gjë, pra edhe jetën. Ju duhet ta dini se ai ishte ekzekutuar nga ata që ishin kundër bashkimit tonë, e ekzekutuatn ata kriminelë që në kohërat më të vështira që kalonte populli ynë mendonin vetëm për përfitime materiale.

Myftar Halili